Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Fronëzimi i Janullatosit, e vërteta përmes pamjeve | My CMS

Fronëzimi i Janullatosit, e vërteta përmes pamjeve

Fronëzimi i Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësisë së tij, Anastas Janullatos është bërë mes kundërshtive të një grupi ortodoksësh shqiptarë. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar dje disa pamje të rralla filmike nga kjo ceremoni, të zhvilluar të dielën e 2 gushtit 1992 në Kishën Katedrale të Tiranës. Nga filmimet e xhiruara prej një video amatore, që zgjatin rreth 5 minuta, shihet qartësisht grupi i kundërshtarëve që refuzojnë Janullatosin për shkak të kombësisë së tij greke. Ata thërrasin në kor “Fan Noli, Fan Noli”, “Papa Kristo Negovani”, “Shqipëria, Shqipëria”, këndojnë himnin e flamurit si edhe këngën “Për mëmëdhenë”. Por kundërshtitë e tyre, sikundër shihet në këtë video nuk mundën dot të pengonin zgjedhjen e Janullatosit si Kryepeshkop. “Ju bëhet e ditur të gjithëve juve, se u zgjodh me vota unanime Hirësia e tij, Mitropoliti i Andrusës, imzot Anastasi”, njoftohej me mikrofon fronëzimi i Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Por pikërisht në këtë moment situata e krijuar brenda Katedralës së Tiranës, ka dalë nga kontrolli. Siç shihet në video, fill pas këtij njoftimi, që u pasua me lajmin se Janullatosi do të mbante një fjalim përshëndetës në gjuhën greke, turma e kundërshtarëve të tij është irrituar edhe më shumë. Menjëherë kanë filluar fishkëllimat e forta në kor ndërkohë që vërehet se ka patur një tentativë për t’iu drejtuar qendrës së kishës ku qëndronte në këmbë Janullatos sëbashku me një numër të madh priftërinjsh. Pikërisht në këtë moment me anë të mikrofonit dëgjohen thirrjet në gjuhën shqipe që ftojnë turmën e irrituar për qetësi ndërsa nga ana tjetër vërehet se mbështetësit e Hirësisë së tij fillojnë gjithashtu në kor të brohorasin “Anastasi, Anastasi” . Referuar pamjeve nga videoja që ka siguruar “GSH” shihet se një turmë e madhe besimtarësh ortodoksë ndodhen edhe jashtë ambjenteve të kishës. Vërehet gjithashtu se një grup personash rrethojnë me nxitim për të ruajtur nga ndonjë agresion i mundshëm automjetin tip Benz, me të cilin udhëtonte Janullatos, ku qartësisht dallohej flamuri grek. Në ambjentet e brendshme të Katedrales së Tiranës, Janullatos kishte filluar ndërkaq të mbante fjalimin e tij në gjuhën greke, i cili iu përkthej në shqip besimtarëve ortodoksë nga një ndihmës i tij. Por kundërshtarët në përpjekje për të mos lejuar vijimin e kësaj ceremonie, siç shihet edhe në video, fillojnë të këndojnë sërish këngën “Për mëmëdhenë”, pavarësisht se nga mbështetësit e Janullatosit dëgjohet të hidhen ndaj tyre fjalë ofenduese mes të cilave “ç’a janë këta maskarenj”. Vërehet gjithashtu se për të qetësuar turmën e irrituar kanë shkuar pranë saj edhe disa priftërinj por që mesa shihet nuk kanë mundur dot t’ia arrijnë qëllimit.

Video : http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=21&id_ansalive=7015

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button