Frashëri: Mitropoliti i Beratit duhet të largohet nga Shqipëria

” Ignati, një peshkop mercenar i droguar grek”

Cili është ai prelat kishtar, i cili nuk e ngre zërin të mbrojë ashtu siç mëson Krishti në katër Ungjijtë e vet

Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Ignati ka qenë i pranishëm në ceremoninë e fronëzimit të peshkopit Irinej si patriark i tanishëm i Kishës Ortodokse të Serbisë, që u zhvillua në datën 6 tetor në Pejë të Kosovës. Në këtë ceremoni Ignati është shprehur i shqetësuar për gjendjen në Kosovë, duke mos nguruar ta quajë shtetin e ri, Jeruzalemin e Serbisë. Të paktën kështu shkruan ” Blic”-i i Beogradit. Historiani i shquar, Kristo Frashëri, në replikë me këtë qëndrim të Mitropolitit të Beratit jep argumentat e tij pse nuk qëndrojnë deklaratat e shprehura nga Ignati. ” Harroi ky mitropolit i importuar nga Greqia se për ç’arsye NATO ndërmori fushatën e bombardimeve kundër Serbisë? Si nuk i paska ardhur keq këtij mitropoliti të Kishës shqiptare për ato barbarizmat e shëmtuara që kryen serbët mbi shqiptarët e Kosovës? Po plaçkitjet, djegiet, përdhunimet e grave dhe vajzave shqiptare nga ushtarakët ortodoksë serbë i harroi ky prelat, siç duket i çoroditur nga ndërgjegjja? Cili është ai prelat kishtar, i cili nuk e ngre zërin të mbrojë ashtu siç mëson Krishti në katër Ungjijtë e vet, jetën e njerëzve të çfarëdo race, kombi dhe gjuhe kur këta përdhunohen, torturohen dhe masakrohen nga kushdoqoftë?”, pyeti historiani Frashëri në një ese ekskluzive për ” Gazetën Shqiptare”. Ai i kërkoi shtetit shqiptar që ta cilësojë ” non grata” mitropolitin grek të Beratit. ” Fjala e mitropolitit Ignat në Pejë nuk duhet anashkaluar edhe për një arësye tjetër. Ai është me origjinë nga Çamëria”, deklaron historiani i njohur Kristo Frashëri.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button