POLITIKANËT KOSOVARË, HOQËN FLAMURIN KUQ E ZI!

Ndodhi ajo që kurrë s’e kishim pritë! Djali po më thërret, Babë e paskan heq Flamurin kuq e zi në Prishtinë! Thashë, si ,kush! Unë mendova se e paskan heq sërbët, kur ndëgjova lajmet e morra veshë se paska dhënë urdhër dikush nga sërbët shqiptarë, dikush nga lartë! Nga ata që quhen Kosovarë!

Menjëherë bëra pyetje, mos vallë qenkemi në kohën Millosheviqit e Rrahman Morinës?! Por isha gabim, se ishim në kohën e Thaçit, Sejdiut, Jakupit etj! U tha se kinse paska dhënë urdhër ,,Ambasada Amerikane” që të hiqet Flamuri Kombëtar! Sepse nuk duhet të valojë një Flamur i një ,,Shteti Tjetër” Po nuk ma kapi mendja se nje Ambasador amerikan të ketë dhënë urdhër për një gjë të tillë, sepse atëherë po del se ,,amerikanët qenkan kundër popullit Shqiptar” e amerikanët na përkrahin më së shumti! Sepse ne nuk jemi popull i ardhur nga hëna apo ndonjë planet tjeter! Ne jemi Shqiptarë të Kosovës dhe kemi vetëm një shtet, i përkasim Shqipërisë Etnike, po disa servilë shqiptarë që po mundohen të naj nderrojnë Kombin, Identitetin tonë dhe na shpallën Kombë Kosovarë e popull multietnik, ata nuk janë ,,Shqiptarë, ata janë gjakpërzier! Këta janë në gjendje të bëjnë çmos, një ditë edhe gjuhën do të naj ndërrojnë do të na quajnë Gjuhë Kosovare! Këtyre iu ka humb mendja iu ka bërë kos! Sepse janë të kushtëzuar nga të huajtë, sepse janë futur deri në fytë në korrupsion, kriminalitet e gjëra tjera! Dhe këta kërcejnë ashtu si ti bie tupanit Evropa! Kështu që të mbesin në pushtet këta janë në gjendje që gjithçka të skrifikojnë për hirë të karrigës! Nuk është qudi për disa Komunistë të Titos e bashkpunëtorë të ngushtë të Millosheviqit, sepse ata ende e kanë mendjen të Serbia! Është qudi se si disa Politikanë të dalur nga UÇK-Ja nuk po regaojnë kundër këtyre gjerave negative dhe antishqiptare! Po, s’ju vjen turp kur deklarojnë se UÇK-ja paska luftuar për këtë status apo Kosovën multietnike e Kombin Kosovar! Këta të mjerë, me deklaratat e tyre përdhosin luftën e UÇK-së, përdhosin gjakun e dëshmorëve dhe amanetin e tyre! Sepse UÇK dhe të gjithë ata që përkrahën Luftën e UÇK-së, kontribuan që populli shqiptar të jetë i lirë dhe të ketë Flamurin e vet Kombëtar, Flamurin Kuq e zi! Askushë nuk luftoi për Flamurin Multietnik as për Kosovën Multietnike! Ndoshta kanë luftuar këta që janë në pushtet të Kosovës koloni dhe këta janë në gjendje që për fotele, pushtet të shkatërrojnë gjithçka që është shqiptare. Sepse këta janë njerëz gjakpërzier dhe nuk e kanë dert pse e nderrojne identitetin e tyre! Regjimi barbar sërb me shekuj u mundua që të na heqin Flamurin Kombëtar Kuq e Zi! Po nuk ia arriti kurrë! Tashe po ia arrijnë përmes servilëve ,,Shqiptarë”! Ky Flamur kuq e zi u mbrojtë me gjakun e bijave dhe bijëve më të mirë të Kombit tonë! Shumë atdhetarë dhe patriotë shqiptarë e mbrojtën Flamurin Kuq e Zi me gjoksin e tyre duke dhënë jetën për te! U bënë shumë luftëra për të mbrojtur këtë Flamur! U derdh shumë gjak Shqiptari! Ky flamur gjithnjë i pengoi Regjimit barbar serb dhe disa shqipfolësve bashkpunëtorë të tyre! Ai që ka dhënë urdhër që të hiqet Flamuri Kombëtarë Kuq e zi ai është njeri i çmendur, kriminel që nuk ka të bëjë fare me shqiptarizmin. Flamuri kombëtar është identiet i popullit shqiptar! Pse këta ,,trima” nuk heqin Flamurin serb në Graqanicë në Shtërpc e në shumë komuna apo Enklava sërbe në Kosovë?! Nuk kanë guxim të heqin Mbishkrimet ku shkruan (Kosovo i Metohija). Nuk kanë guxim të shkelin në ato Enklava! Nuk kanë guxim të shkelin me kembën e tyre në Veri të Mitrovicës e lëre më që t’ua heqin Flamurin serb! Në çdo shtet ne botë Flamuri Kombëtar është edhe flamur shtetëror! Ku ka në botë Flamur multietnik,vetëm te ne! Ku ka Komb multietnik!? Kujt po i pengon Flamuri Kuq e zi! I pengon vetëm tradhtarëve dhe armiqëve të shqiptarëve! Ky Flamur na priu ne Fitore! Ky Flamur na priu në Protesta! Ky Flamur na priu në luftë! Ky Flamur na priu në gëzime! Ky Flamur na priu në hidhërime! Ky Flamur na priu në dasma! Shumë njerëz dhanë jetën për këtë Flamur!

Flamuri kuq e zi është identitet i Kombit Shqiptar! Këtë identitet s’ka fuqi që do të na e hjek! Ata që na hoqën Kombin ata po naj heqin edhe Flamurin, ata na hoqen identitetin shqiptar! Ata na bënë multietnik! Ata na bënë kosovarë! Ata na hoqën Emblemën e Lidhjes së Prizrenit! Ata na hoqën Historinë tonë të lavdishme! Ata na barazuan me kushtetutë me minoritetet, me serbë, romë, ashkali, malazezë etj! Ata na ndërruan Flamurin Kombëtar me atë (mutietnik)!

Politika është herë të hypa e herë të zbrita! Pushteti shkon e vjen! Po ku do të shkojnë këta servilë, nuk llogaritin fare ! Ku është sot Rrahman Morina, Ali Shukria, Sinan Hasani, Fadil Hoxha, Remzi Kolgeci e shumë e shumë tjerë që i bënë dëmë kombit tonë! Ata që mundohen të na heqin Flamurin kuq e zi ata heqin vtevetën dhe në fund do të hudhen në shportat e bërllogut! Për Shqiptarët do të ket vetëm një Flamur, ai Kuq e Zi, i cili do të valojë pergjithmonë! Huliganët serbë dogjën Flamurin Kuq e Zi! Politikanët, ,shqiptarë” hoqën Flamurin Kuq e zi në Prishtinë! Të dyja palët kan të njejtën gjuhë, atë antishqiptare!

I Dashur Atdhe

Me vite jam larguar, i dashur Atdhe, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri.

Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhe, gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke.

Një flamur do të valojë, ai kuq e zi! Flamurit multietnik zani s’ka me ju ni!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button