Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Kontrata politike me BE-ne dhe kushtetuta e Kosoves,nuk njohin flamurin,as kombin shqiptar ne KS,vetem shtetin e shtetasve te KS | My CMS

Kontrata politike me BE-ne dhe kushtetuta e Kosoves,nuk njohin flamurin,as kombin shqiptar ne KS,vetem shtetin e shtetasve te KS

KONTRATA POLITIKE ME BE-NË DHE KUSHTETUTA E KOSOVËS, NUK NJOHIN FLAMURIN, AS KOMBIN SHQIPTAR NË KOSOVË, VETËM SHTETIN E SHTETASVE TË KOSOVËS!


*** Për heqjen e simboleve kombëtare shqiptare si atribute shtetërore të Republikës së Kosovës, nuk mund të fajësohen as Amerika e as BE-ja, por vetëm drejtuesit e “makinës politike” të Kosovës, askush tjetër. Ata u treguan “më të mençur” dhe ” më largpamës” politikë sesa amerikanët dhe sesa evropianët.
*** Sikur Amerika të kishte qenë kundër përdorimit të Flamurit Kombëtar Shqiptar në Kosovë, ajo nuk do ta kishte ndihmuar UÇK-në e cila luftën çlirimtare kombëtare dhe antikolonialiste e bëri nën Flamurin Shqiptar, as nuk do ta kishte shpëtuar, çliruar dhe pavarësuar Kosovën nga Serbia kolonialiste. Kjo është e qartë si dielli.

Prandaj, duke u nisur nga kjo e vërtetë e pamohueshme, assesi nuk mund të pranohet shpifja e disa burimeve spekuluese të Prishtinës se, kinëse “ambasada amerikane paskësha urdhruar heqjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar më 12 tetor 2010”. Ky është një NONSENS! Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe e “pakripë”, si thotë populli ynë i urtë, trim dhe bujar. Kësaj rrene, mund t’i besojë vetëm politika dhe propaganda serbe, askush tjetër.

Më 12 tetor 2010, në prag të vizitës së Sekretares Shtetërore të SHBA-ve, Hillary Clinton Kosovës më 13 tetor, Amerika nuk ka urdhëruar heqjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Prishtinë, por dikush nga ata që në mënyrë të vullnetshme (sipas kontratës politike, të bërë me përfaqësuesit e BE-së dhe me Marti Ahtisarin) e kanë hequr dhe pezulluar atë me Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008).

Si në kuptim të përgjithshëm, ashtu edhe në atë veçantë, akti i vullnetshëm ose i imponuar i heqjes dhe i pezullimit të flamurit kombëtar të një vendi, nënkupton pajtimin me robërinë dhe me nënshtrimin vasal dhe kolonial. Mirëpo, këtë fakt të rëndësishëm, nuk e kanë pasur parasysh abuzuesit e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Kosovë. Prandaj, nuk duhet të çuditemi pse ata simbolet kombëtare shqiptare (Flamurin, Himin dhe Stemën) i kanë pezulluar me Kushtetutën e tyre “demokratike” evropiane.

Vështruar në retrospektivën historike të shqiptarëve të kolonizuar në sistemet dhe në regjimet e ndryshme serbe dhe jugosllave kolonialiste (1912- 1999), Flamuri Kombëtar Shqiptar ishte i ndaluar me ligje dhe me kushtetuta antishqiptare, me përjashtim gjatë viteve 1969-1989, përodrimi i të cilit u lejua si rrjedhim i kërkesës së ligjshme të demonstratave studentore të Universitetit të Kosovës (1968), të cilat u shuan në gjak nga ushtrimi i dhunës, i torturës, i terrorit, i vrasjes, i arrestimeve dhe i burgosjes së qindra e mijëra shqiptarëve nga ana ndërhyrja tankiste policore dhe ushtarake e ish-Jugosllavisë titiste.

Naiviteti politik dhe ndërgjergjja e kalbur kombëtare!

-Vetëm pushtuesit serbomëdhenj kanë lozur me flamurin kombëtar shqiptar në Kosovë (herë ndalo, e herë lejo, e herë digj, sipas “motit” të logjikës militariste, fashiste dhe kolonialiste)!

Mirëpo, këtë logjikë dhe praktikë primitive serbomadhe, shqiptarët nuk e kanë pranuar kurrë, por gjithmonë e kanë kundërshtuar me luftrat e tyre (1912-1999). Kjo ishte mënyra e vetme dhe e arsyshme për ta ruajtur identitetin e tyre kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe tradicional nga ujqërit gllabërues sllavë të Ballkanit.

Edhe pse ne me të drejtë nuk heqim dorë nga përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare në Kosovë (Flamuri, Himni dhe Stema), loja e rrezikshme dhe cirku politik me to do të vazhdojë derisa Kosova të bashkohet me Shqipërinë, sepse ashtu është arritur kontrata politike e titullarëve të institucioneve shtetërore të Kosovës me përfaqësuesit e BE-së dhe me Marti Ahtisarin “arkitektin” e pavarësisë së mbikëqyrur evro-ndërkombëtare të Kosovës (17.02.2008).

Edhe krerët politikë të Kosovës, ashtu sikurse ata të Shqipërisë londineze, nuk janë të preokupuar lidhur me mohimin e simboleve kombëtare në Kosovë, dhe më gjerë në hapësirat e Shqipërisë Etnike, por se si të integrohen në BE.

Nolens volens, sipas kontratës politike të titullarëve të Kosovës me BE-në, dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), simbolet kombëtare shqiptare (Flamuri, Humni, Stema) nuk do të jenë atribute të ligjshme dhe kushtetuese të Kosovës, derisa kjo të bashkohet me Nënën Shqipëri.

Kjo është e dhimbshme dhe e papranueshme, por këto janë “kompromiset e dhimbshme” dhe kushtet e kontratës politike me Bashkimin Evropian dhe me Palnin e Marti Ahtisarit për njohjen e kushtëzuar dhe të mbikëqyrur ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, të nënshkruar nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, nga qeveria dhe nga parlamenti i Republikës së Kosovës.

Për këtë miopi politike dhe kombëtare, as Amerika e as BE-ja nuk i kanë fajet, por vetë politika dhe diplomacia drejtuese shqiptare e Kosovës, e cila ka pranuar ta nënshkruajë kontratën politike me partnerët e saj evro-ndërkombëtarë në disfavor të interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, duke i eliminuar pikësëpari simbolet kombëtare shqiptare, si dhe kërkesën legjitime të popullit për bashkimin me Shqipërinë.

Këto obligime ligjore dhe kushtetuese, të marra përsipër përpara Bashkimit Evropian, dhe më gjerë, presidenti, qeveria dhe parlamenti i Kosovës janë të detyrueshëm t’i zbatojnë në praktikë, sepse ata janë vetënënshkrues të tyre, derisa Kosova të jetë bashkuar me Shqipërinë, pavarësisht nga dëshira e popullit shqiptar të Kosovës, që me plotë të drejt kërkon përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare në institucionet dhe në organet shtetërore të Republikës së Kosovës..

Mirëpo, në këtë rast, nuk mund të ndryshojë asgjë, sepse nuk lejojnë kontratat politike dhe Kushtetuta në fuqi, të nënshkruara nga përfaqësuesit e tij legjitimë, të cilët, në asnjë rast nuk e pyetën fare popullin që të deklarohej se për cilat simbole shtetërore të Kosovës, do të votonin ata qoftë me REFERENDUM, qoftë në formën e drejtpërdrejtë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button