Godo: Kisha, dyshoj se është shqiptare

Sabri Godo vuri në dy shim dje që Kisha Ortodokse në vendin tonë të jetë shqiptare, ndërsa Miranda Vikers e konsideroi si një shqetësim të aktualitetit shqiptar pavarësinë e kësaj kishe.E perditshmja “Gazeta Shqiptare” ben te ditur se historiani dhe politikani i njohur, në tryezën “Pas njëzet vitesh” organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, bëri një ndërhyrje pas fjalimit të mbajtur nga studiuesja e çështjes shqiptare, Miranda Vikers. “Ju përmendët çështjen e Kishës Ortodokse. Unë nuk jam aq i sigurt se sa shqiptare është kjo kishë, kur ne kemi aktualisht kryepeshkopin me origjinë greke si dhe dy peshkopë të tjerë të jugut, po me origjinë greke”, – deklaroi Godo. Sipas tij, kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë ortodoksia shqiptare, pra duke nënkuptuar që shteti apo ndokush tjetër të ndërhyjë në këtë punë. Por pavarësisht se u kërkon ortodoksëve ta zgjidhin, Godo vë në mëdyshje mënyrën e zgjidhjes së këtij problemi. “Nuk e di ende se si do ta zgjidhë ortodoksia shqiptare këtë çështje që më duket e ndërlikuar, por që gjithsesi ka nevojë për një zgjidhje”, – tha ai në këtë takim, i cili u mbajt në një nga ambientet e “Hotel Tirana”. Nga ana e saj, studiuesja e njohur, Vikers, në fjalimin e mbajtur dje u shpreh se Shqipëria ka dështuar në zgjidhjen e disa problemeve që ka me Greqinë fqinje. Ndër të tjera ajo përmendi dhe “shqetësimin gjithnjë e në rritje sa i takon pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare”.
Në “Gazeta Shqiptare” është hapur prej kohësh debati se sa e pavarur apo sa autoqefale është Kisha Ortodokse, debat i zhvilluar mes studiuesit të njohur, Kristo Frashëri dhe hirësisë së tij, Mitropolitit Anastas Janullatos. Frashëri në këtë debat publik pretendon se me ardhjen e Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, ajo e ka humbur autoqefalinë e vet, për të cilën luftoi dhe u përpoq deri në fund edhe Fan Noli.

Nga ana e tij, Janullatosi është shprehur në opinionin e tij po për “Gazeta Shqiptare”, se ai është zgjedhur sipas të gjitha rregullave, duke përmendur këtu statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare miratuar më 1950-ën, ku nuk ekziston fare neni që kryepeshkopi duhet të jetë me origjinë shqiptare. Sa për ceremoninë e fronëzimit të 2 gushtit, ai akuzon myslimanët e pranishëm në kishë, të cilët shkaktuan rrëmuja. Shteti shqiptar ende nuk i ka dhënë kombësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos, kërkesë që ai e bëri menjëherë sapo u zgjodh kryepeshkopi i Kishës Ortodokse shqiptare.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button