Gjilani,ju falenderojme per kte marsh protestues në mbrojtje të Flamurit Kombëtar

Qindra gjilanas kanë marrë pjesë në marshin protestues me moton “Në mbështetje të Flamurit Kuq e Zi”, të hënën, në orën 12:00. Marshimi i protestuesve kuq e zi ka nisur nga kompleksi i shkollave të mesme, për të vazhduar deri te Teatri i Qytetit, për t’u kthyer sërish prapa në pikën e nisjes.Marshuesit gjatë gjithë kohës kanë kënduar himnin kombëtar, dhe kanë brohoritur “Shqipëri Etnike”, “Oh sa mirë me qenë shqiptar”… por nuk ka munguar edhe ndezja e flakadanëve.Ky marshim protestues është organizuar nga Tifozët Kuq e Zi , Lëvizja Vetëvendosje, Skifterët, Intelektualet dhe Këshilli i nxënësve në Gjilan, si një përgjigje ndaj akteve të tifozëve serbë dhe më pas edhe atyre rusë, që ditë më parë në ndeshje futbolli kishin djegur flamurin kombëtar shqiptar.Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë se policia ka vëzhguar protestën dhe ka siguruar rrugët kyqe më qytet, ndërsa protestuesit kanë marshuar deri te qendra e qytetit pa shkaktuar asnjë problem, është shprehur Hashani. Sipas tij, në protestë kanë marrë pjesë rreth 3000 vetë. Protesta marshuese e gjilanasve ka kaluar pa probleme.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button