Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Lonely Planet: Shqiperia, 1 ndër 10 vendet me te bukura per t’u vizituar. | My CMS

Lonely Planet: Shqiperia, 1 ndër 10 vendet me te bukura per t’u vizituar.

Ndonëse I kemi thënë lamtumirë stinës së verës, vazhdojmë të ëndërrojmë për pushimet e vitit të ardhshëm,destinacionet tona të preferuara për të kaluar disa ditë të këndshme. Me këtë ide funksionon edhe Lonely Planet, një prej agjensive më prestigjoze të turizmit në botë, që cdo vit frymëzon dhe këshillon tursitët për vendet ku duhet të shkojnë. Për vitin 2011, Lonely Planet rendit Shqipërinë nder 10 vendet vendet që duhet vizituar patjetër për pushime. Njohuritë për vendin tonë, pasionin për bukuritë natyrore Lonely Planet I ka hedhur në letër, në librin e saj më të ri, 10 vendet më të mira që duhen vizituar në 2011. Për agjensinë, Ballkani një herë e një kohë konsiderohej si destinacion turistik vetëm për kokëkrisurit. Por gjërat kanë ndryshuar. Që nga vitet 1990 turistët guximtarë që preferonin aventurat, kanë përshpëritur njëri tjetrit se nuk duhet ti thonë askujt tjetër për këtë vend me bukuri të mahnitshme, nga frika e mbipopullimit me turistë. Plazhet e kaltra dhe të pastëra, ushqimet e mira dhe të përballueshme, vendet kulturore, jeta e natës, aventurat dhe udhëtimet nëpër male, janë disa prej faktorëve që plotëosjnë më së miri pasionin për të udhëtuar të cdo turisti. Sepse për Lonely Planet, Shqipëria nuk është për turistët kokëkrisur, por është një vend që duhet vizituar me patjetër. I ka ardhur fundi me kohë klisheve, se Shqipëria është një vend I kriminelëve dhe bosëve të mafias. Me moton Një dashuri e re mesdhetare, Shqipëria parashikon Lonely Planet do të thyejë shumë shpejt rekordet në turizëm.

Top 10 countries to visit in 2011 :
http://www.lonelyplanet.com/albania/travel-tips-and-articles/76164

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button