Politika e degjeneruar shqiptare sot e vertetoj qe nuk duan ta cojne vendin te ece perpara po te ngelemi ne komunizem…

Politika shqiptare ka dhene sot një shfaqje të shëmtuar para delegacionit te Parlamentit Europian. PD votoi kunder ne amendamenti te  Pack për hetimin e zgjedhjeve e më pas PS votoi kundër rezolutes që nuk përfshinte hetimin.

Delegacioni largohet pa nje deklarate te perbashket dhe me te vetmin opinion: tërësisht te zhgënjyer.

Pas takimit kreu i delegacionit Eduart Kukan kërkoi vazhdimin e dialogut politik, me shpresën për progres.

Javen tjeter publikohet raporti i Komisionit Europian per Shqiperine. Une nuk e di cfare permban, megjithese disa media e kane prezantuar ate, por nuk eshte zyrtare. Por rezultati i ketij takimi, perfundimisht nuk eshte nje lajm pozitiv apo konstruktiv per Shqiperine perpara kesaj ngjarjeje.  

Zoti Kukan ju po thoni se gjithcka po ndodh ne jeten politike shqiptare eshte nje mesazh i keq qe ne po japim per Europen? 

 Une thashe se mesazhi i keq per Europen eshte se pas dy dite diskutimesh aktive me delegacionin e Parlamentit Europian dhe delegacionin e Parlamentit Shqiptar ne nuk mundem dot te arrinim ne nje dokument te perbashket, sepse nuk kishte marreveshje nga pala shqiptare. Sipas rregullores, nese ka mosmarreveshje, eshte e nevojshme vota dhe deklarata e perbashket miratohet kur te dyja palet e delegacionit bien dakort me te. Nga pala shqiptare u refuzua i gjithe kompromisi i arritur, prandaj ne nuk kemi nje dokument. Ky eshte mesazhi i keq. Kjo do te thote qe dialogu politik mes partive politike vazhdon te krijoje ngerce per te ardhmen dhe rrugen europiane te Shqiperise.  

  Zoti Kukan ju jeni i zhgenjyer nga te dyja palet?

 Jam i zhgenyer.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button