Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shqipëria natyrale, prokuroria serbe kërcënon me padi | My CMS

Shqipëria natyrale, prokuroria serbe kërcënon me padi

Pas publikimit të deklaratave dhe të fjalimeve solemne që mbajtën përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, në ceremoninë e promovimit të Listës së Shqipërisë Natyrale në Tiranë, gjatë tërë javës pati reagime të ndryshme nga përfaqësues të institucioneve qeveritare të Serbisë, partive politike serbe e shqiptare pozitë-opozitë dhe reagime nga vendi e rajoni.Lidhur me këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Republikane, për mundësinë e hetimeve nga kjo prokurori.Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, njëherësh dhe prefekt i Preshevës,  ka deklaruar të enjten se qëndron prapa asaj që ka thënë në Tiranë dhe nuk ka asgjë për t`u diskutuar. Sipas Mustafës, prokuroria le të bëjë punën e vet, ndërsa ai është i gatshëm për t`iu përgjigjur ftesës së mundshme për ndjekje penale dhe është i gatshëm të sqarojë qëndrimin e kumtuar në konferencën e Tiranës.Edhe lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njëherësh nën/kryetar i Kuvendit të Komunës së Preshevës, ka ripërsëritur qëndrimin e tij lidhur me deklaratën e dhënë pak ditë më parë në Tiranë. “Atë që e thash para mediave në Tiranë, po e përsërisprapë, ky është një moment i madh historik”, theksoi Rexhepi, duke shtuar se “Lugina e Preshevës është territori shqiptar më i okupuari, edhe atë që moti nga shumë perandori, e së fundi edhe nga Serbia”. Fundja, sipas Rexhepit, Presheva dhe Bujanoci deri në vitin 1956 kanë qenë pjesë administrative e Kosovës, ndonëse edhe atëherë nën okupimin serb. “Kushdo që thotë se kjo nuk është diçka reale, ai nuk është shqiptar”, theksoi Rexhepi, dhe shtoi se “kështu thonë po ata që dikur kanë thënë se nuk është reale Kosova të ndahet nga Serbia”.“Dy vjet më parë ndodhi kidnapimi i nëntë djemve tanë të Preshevës dhe si pasojë ndodhi largimi i më se 6 për qind të banorëve shqiptarë nga Presheva e Bujanoci”, ndaj theksoi  Rexhepi, “Prokuroria le të urdhërojë, se bash më ka marrë malli për burgjet serbe”.Ndërkaq, po të enjten, lideri i Partisë Liberal-Demokrate, Çedomir Jovanoviq, qënjihet si politikani më proevropian në Serbi, ka deklaruar se çdo kush në Serbi ka të drejtë të paraqesë qëndrimet e tij politike dhe perspektivën e tij për të ardhmen. Sipas tij, qeveria nuk mund t`i zgjidhë problemet me shqiptarët nga jugu i varfër, duke i nisur procedurat gjyqësore për shkak të “shprehjes së lirë të qëndrimeve politike”.Jovanoviq tha se në Serbi ekziston lëvizja e cila mbështet mbretërinë, e cila është në kundërshtim me kushtetutën dhe askush nuk reagon për të vepruar ashtu siç kërkohet ndaj Ragmi Mustafës.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button