Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Autobusi bie nga 100 metra lartësi, 9 të vdekur, 41 të plagosur | My CMS

Autobusi bie nga 100 metra lartësi, 9 të vdekur, 41 të plagosur

BALLSHNjë festë dhe një tragjedi për shqiptarët. Ndërsa në gjithë vendin njerëzit gëzonin heqjen e vizave dhe kalimin e lirë për në Europë, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë 100 metra në humnerë. Për pasojë kanë humbur jetën 9 persona, nga të cilët 8 janë identifikuar, bënë të ditur burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, ndërsa janë plagosur rëndë 41 të tjerë.

Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, në afërsi të fshatit Ziaj të komunës së Fratarit, në rrethin e Mallakastrës. Mësohet se autobusi i kompanisë ALBTRANS me targa INB 9900, drejtohej nga shtetasi grek Tomas Tsogas, i cili ka humbur kontrollin e mjetit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, efektivë të FNSH-së së Fierit dhe të Gjirokastrës, si dhe forcat e RENEA-s. Në vendngjarje janë dërguar dhe dy vinça për nxjerrjen nga gremina të autobusit, ndërsa ka nisur nxjerrja dhe transportimi i trupave të pajetë, si dhe i pasagjerëve që i mbijetuan vdekjes.  

Nga hetimet paraprake, dyshohet se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të lagështirës së madhe në rrugë dhe motit të keq. Ndërsa pasagjerët e mbijetuar mbrëmë deklaruan se shkak i tragjedisë ishte shoferi grek, i cili gjatë gjithë rrugës i jepte shumë keq makinës.  
I mbijetuari nga Kavaja, 37-vjeçari Ervin Mema, i kontaktuar nga “NEWS24” në spitalin e Tepelenës, pohoi se shoferi Tomas Tsogas ka qenë nën efektet e pijes alkoolike.

Ndërkohë, përfaqësues të Policisë së Shtetit u shprehën se po bëhen hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Viktima e parë e raportuar që ka mbërritur në morgun e Tepelenës ishte Fredi Guma, 45 vjeç. Nje viktime dhe te plagosur ende te paidentifikuar.Për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore janë dërguar në drejtim të Spitalit të Janinës në Greqi dy shtetas, gjendja e të cilëve paraqitej më rëndë, Eduard Prenci, 29 vjeç nga Lushnja dhe Petro Vangjeli, 61 vjeç nga Saranda. Janë transportuar në Spitalin Ushatarak në Tiranë dhe gjenden nën kujdesin e mjekëve shtetasit Sebie Boksiu, 30 vjeç dhe Luan Çela, 22 vjeç.

Në spitalet e Gjirokastrës dhe Fierit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur nga ky aksident, gjendja e të cilëve nuk paraqet probleme për jetën. Ndërkohë në vendin e ngjarjes grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i rrethit Gjyqësor Fier, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Qarkullimit Rrugor dhe Ekspertë Kriminalistë, vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.

Te plagosur
Brixhilda Hoxhaj, 30 vjeç
• Lorenc Hoxhaj, 6 vjeç
• Lorenc Hoxhaj, 10 vjeç
• Edlira Haldedaj, 27 vjeç
• Elisavda Haldedaj, 6 vjeç
• Armela Berisha, 24 vjeç
• Shqiponja Hoxhaj, 22 vjeç
• Elisabeta Hoxhaj, 34 vjeç
• Brunilda Halilaj, 16 vjeç
• Valbona Guma, 17 vjeç
• Boci Rina
• Daniela Papallaçi, 21 vjeç
• Eduart Premçi, 21 vjeç
• Ervin Mema, 34-vjeç

Te vdekur
Fredi Guma, 45 vjeç nga Frakull i Vogël, Lushnjë;
Manushaqe Bali, 33 vjeç nga Lushnja;
Refotaq Bashllari nga Tirana;
Dhurata Halilaj 45 vjeç nga Laçi;
Marjola Guma, 13 vjeç nga Fieri;
Nikollë Nina, 75 vjeç nga Durrësi;
Dallëndyshe Shuli nga Lushnja;
Aferdita Basha 40 vjeç nga Laçi
Nje i paidentifikuar

Balkanweb

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button