Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Liberalizimi i vizave për shqiptarët, JO trofe politike | My CMS

Liberalizimi i vizave për shqiptarët, JO trofe politike

Gjatë festimeve të hënën në një nga qytetet e Shqipërisë, Ballsh.

Nëntori i festave do të ketë edhe një datë tjetër historike,  pasi shënon arritjen e radhës e të rëndësishme për shqiptarët.

Të gjithë do të dalim si europianë, veçanërisht për ata që kanë familjarët dhe paraardhësit prej vitesh në emigracion, studime, apo për vizita dhe kurime  në spitale.

Gjithsesi, liberalizimi i vizave nuk duhet parë si trofe politike, as nga Europa, e as nga maxhoranca, është një e drejtë e mohuar dhe e paguar me jetë njerëzish të pa fajshëm, si edhe me vlera monetare marramendese.

Emigrantët, 1 milionë sipas Euro-Stat, e kanë merituar mbijetesën falë punës vetëmohuese, dhe jo marrëveshjeve qeveritare. Politikanë shqiptarë dhe personeli i Trupit Diplomatik janë akuzuar shpesh ne masmedia për trafik vizash ndaj popullit më të dënuar nga regjimi më i egër në Evropë, i larguar në eksode biblike, e sot, ky dëmshpërblim nuk duhet parë si  trofe dhe sukses politik. Politika duhet të tregojë maturi dhe të bashkëpunojë për reformat e munguara nga kapriçiot minore të shfaqura në mënyrë të shëmtuar edhe ndaj delegacionit të fundit të Parlamentit Europian në Tiranë, të kryesuar nga Kukan e Doris Pack. Politika duhet të mendojë dhe punojë në favor të së ardhmes, pasi rruga drejt BE është shumë e gjatë.

Duke e cilësuar më tej keto ditët, si ditë shpërblimi për durimin dhe sakrificat që kanë treguar qytetarët shqiptarë ndaj dhunimit të tyre në pritjet maratonë në dyert e Ambasadave.

Kto ditë të gëzuara duhet të kujtohen edhe më një minutë heshtje ndaj viktimave dhe torturave çnjerëzore ndaj të rinjve të ekzekutuar apo burgosur sepse donin një jetë ndryshme, atë që po jetojmë të gjithë neve sot.

Vendimin për liberalizimin e vizave, duhet e vlerësuar dhe cilësuar si një arritje të rëndësishme për rritjen e standardeve të jetesës e qytetarëve shqiptarë. Deklarojmë  se lëvizja e lirë është një moment që duhet vlerësuar me seriozitet nga shtetasit, për të mos abuzuar me standardet qe kjo lëvizje ofron brenda afateve të përcaktuara në marrëveshje.

Të parët e Europës, e të fundit për lëvizjen e lirë është paradoks dhe jo eufori ndaj këtij procesi  ndërkohë që viktimat akoma pa adresë së banesës së fundit nuk janë për t’u harruar, as nga Europa, as nga populli dhe politika e jonë.

Të gjithë politikanët mburrën dhe zihen se kush e realizoj këtë ëndërr për shqiptarët duke e tejkaluar madje dhe festën  e shndërruar në një fushatë elektorale e duke gëzuar me flamujt e Partisë Demokrati sic shihet qarte në foto.
Po pse valle nuk gjejnë fajin se kush po e bënë të mundur që shqipëria nuk do të jetë vend kandidat për në BE,pasi vet Komisioni Europian tregoj që Shqipëria nuk përmbush asnjë nga 3 kriteret e Kopenhagenit.Procesi i anëtarësimit nis sapo vendi të jetë i aftë të përballojë detyrimet e anëtaresimit duke përmbushur kriteret ekonomike dhe politike që kërkohen.Sipas tyre 3 kriteret që nuk u përmbushën janë :

Zgjedhjet me parregullsi, administrata e politizuar.
Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, reformë e paplotësuar.
Pronat, financat dhe mediat në rrezik.

Nga Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button