Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Zgjohu,ngrihu rini shqiptare,ti je mëndja,drita dhe fuqia e kombit dhe e Shqipërisë Etnike! | My CMS

Zgjohu,ngrihu rini shqiptare,ti je mëndja,drita dhe fuqia e kombit dhe e Shqipërisë Etnike!

Çfarë hyrje në Evropë, çfarë lideri i Evropës dhe i Ballkanit mund të jetë Serbia, kur ultranacionalizmi, racizmi dhe fashizmi i saj kundër shqiptarëve, tanimë ka filluar të reprizohet edhe në terrenin e vendeve demokratike evropiane. Këtë e provoi edhe djegja e Falmurit kombëtar shqiptar dhe parullat e shkruara:“ Ubij shiptara, ubij shiptara!”- Vrisni shqiptarët, vrisni shqiptarët!, të brohoritura nga tifozët ultranacionalistë dhe racistë serbë në tribunat e stadiumit futbollistik në Gjenova të Italisë, gjatë lojës Italia-Serbia, më 12 tetor 2010. Ja, ky është barometri më i saktë që tregon se në çfarë stadi Serbia “është reformuar” dhe distancuar nga recidivat e koncepteve të politikës dhe të propagandës nacionalshoviniste dhe raciste të regjimit kriminel të Slobodan Milosheviqit.


Nuk ka asnjë dyshim se, edhe ky akt racist dhe antisemitist i serbëve kundër shqiptarëve , është dëshmia më konkrete e demantimit të konstatimit të gabuar politik të Sekretares së shtetit amerikan, Hillary Clinton e cila gjatë vizitës zyrtare të saj Beogradit, më 12 tetor, deklaroi se: “…Jemi të bindur se Serbia, jo vetëm se mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, por edhe lidere në Evropë..Asnjë vend nuk ka bërë përpjekje më shumë sesa Serbia për t’iu afruar Evropës, tha Clinton në konferencën e përbashkët me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq.”( www.Beta.com , www.b92.net , 12 tetor 2010).

Me gjithë politesën e z.Hillari Clinton, ta inkurajojë Serbinë që të ecën drejt integrimeve, bashkëpunimit dhe reformave demokratike në “familjen” e 27-shës evropiane, duhet ta rikujtojmë Sekretaren e State Deparatment-it të SHBA-ve se, në historinë e derisotme të Ballkanit dhe të Evropës, Serbia kurrënjëherë nuk ka qenë lidere e paqes dhe e demokracisë, por zjarrvënëse e Ballkanit dhe e Evropës. Këtë të vërtetë e provojnë dy luftrat ballkanike hegjemoniste dhe kolonialiste të saj, shpërthimi i Luftës së Parë Botërore më 1914 (si shkak i atentatit vrastar politik të Arkidukës Franc Ferdinand në Sarajevë), si dhe tre luftrat agresive dhe gjenocidale pushtuese të saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Vetëm në këtë pikëvështrim negativ, Serbia dikur ishte lidere në Ballkan(1912-1999), duke vrarë, duke bërë gjenocid në popullin e pafajshëm shqiptar dhe, duke aneksuar dhe kolonizuar territoret e Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, kurrë më nuk do të jetë “lidere” në shfarosjen dhe në pushtimin e territoreve të Shqipërisë Etnike, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s të jenë të pranishme në Kosovë dhe në Ballkan.

Të djegë, digje! Të vret, vrite! Të respekton, respektoje! Ky është reciprociteti-çfarë të mbillësh, atë edhe do ta korrësh!


Pas djegjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar nga tifozët ultranacionalistë serbë në tribunat e stadiumit futbollistik në Gjenova të Italisë më 12 tetor 2010, gjatë zhvillimit të lojës së dy reprezentacioneve të Italisë dhe të Serbisë, me të drejtë pasuan reagimet si kundërpërgjigje të djegjes së flamurit serb përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë nga disa dhjetra të rinj shqiptarë. – Iu lumtë! – Me këtë akt kundërpërgjigjës iu treguat serbomëdhenjve dhe Serbisë se, ende nuk kanë vdekur të gjithë shqiptarët e Skënderbeut! Ende janë gjallë Azem Bejta, Isa Boletini, Avni Rrustemi dhe Adem Jashari, që për Flamur, për komb e për atdhe të shtrenjtë shqiptar, çdo armik vrasës, e djegin për së gjallë.


Shembulli juaj protestues në Prishtinë dhe në Tiranë në mbrojtje të Flamurit kombëtar shqiptar, është LEKSION PATRIOTIK kombëtar dhe atdhetar, që i apelon të gjitha partitë dhe subjektet politike shqiptare, si dhe të të gjithë shqiptarët liridashës në mbarë botën, se kur nga armiku (qoftë i brendshëm, qoftë i jashtëm) digjet Flamuri shqiptar, atëherë duhet ngritur të gjithë në këmbë në protesta dhe në demonstrata gjithëkombëtare (si në hapësirat e Shqipërisë Etnike, ashtu edhe në Evropë dhe në mbarë botën) në mbrojtjen e tij, jo të bëhet sehir duke u mbyllur nëpër parlamente luksoze, nëpër kabinete dhe minsitri qevertitare (duke e futur kokën në zallë, duke “mos parë, se ç’po ndodh rreth e qark tyre), dhe nëpër birtiat dhe tavernat e errëta, duke llogaritur paratë e fituara të pazarit ditor etj.

Kur sulmohet, nëpërkombet, ofendohet dhe luftohet identiteti i kombit dhe i atdheut shqiptar, çdo heshtje, çdo oportunizëm dhe çdo mashtrim, manipulim dhe maskim politik, duhet të zhvishet dhe të demaskohet para gjithë botës

Ashtu, “Rini, thuaja këngës më të bukur që di…”(Migjeni), kurrë të mos pajtohesh me asnjë të keqe dhe me asnjë tragjedi, që e njollos, që e poshtëron, që e mbështejllë në zi dhe, që e rrezikon për vdekje kombin dhe atdhuen tënd të shtrenjtë-Shqipërinë Etnike.

Prandaj, shqiptarë, kudo që jini, mos flini në dafina, (mos poshtëroni, mos tradhtoni dhe mos vrisni njëri-tjetrin, për interesa injorantësh dhe shërbëtorësh së pushteve të huaja vasale sllave), por ngrihuni e mblidhuni të gjithë tok rreth mbrojtjes së Flamurit tonë të shenjtë-Flamurit të Skënderbeut-Flamurit të Shqipërisë Etnike, rreth këtij Flamuri:

“O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr’ o nën’ e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S’të trëmp Romani, as Venecjani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli.

Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn’ e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove Dhe në furtun’ i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive, Po çdo mizor me shpat’ e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë, Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr’ e qjell i ri.”

(Fan S. Noli, Hymni i Flamurit)

Fitorja jonë përfundimtare, do të arrihet vetëm atëherë, kur do të jemi në gjendje ta kuptojnë drejt se ultranacionalizmi, fashizmi, gjenocidi dhe kolonializmi serbosllav ballkanik mbi shqiptarët dhe mbi trojet e Shqipërisë Etnike, kurrë nuk mund të mposhtën me vardisje, me lavdata, me puthje, me përqafime, me kozmopolitizëm, me falje, me amnisitime dhe me falënderime, duke u hequr se kurrnjëherë nuk ka pasur asnjë të keqe midis shqiptarëve internacionalistë paqësorë dhe serbosllavëve agresorë pushtues. Pra, pa e kuptuar thellësisht këtë relacion asimetrik të marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe serbosllavëve të Ballkanit, nuk është e mundur që të arrihet kurrfarë pajtimi realist midis tyre, e as kurrfarë paqeje e qëndrueshme dhe afatgjatë në Gadishullin Ballkanik.

Rinia studentore në protesta kundër djegjes së Flamurit shqiptar (demokratët dhe socialistët duke ia grabitur njëri-tjetrit votat për të sunduar gjithmonë në pushtet), kurse nacionalistët shqiptarë bëjnë sehir duke luajtur “poker politik” dhe, duke pritur (se mos do t’u pikë diç prej qiellit), sikur këtu e 20 vjet më parë, nuk duan pushtet ngaqë si duket, janë të mjaftuar vetëm me emrin e bukur të nacionalizmit pozitiv shqiptar. Ky pasivitet politik është i dëmshëm edhe për vetënacionalizmin, edhe për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar, sepse vetëm me fjalë dhe me parulla boshe politike nuk vihet në pushtet, por me programe të noveluara demokratike kombëtare shqiptare dhe me përpjekje të përditshme politike në frymën demokratike dhe transicionale evropiane, ndryshe, do të mungojnë rezultatet politike, ashtu sikurse në dekadat e shkuara, ku partitë nacionaliste, asnjëherë nuk erdhën në pushtet. Nuk vihet në pushtet duke fjetur dhe duke shikuar oponentët e tjerë politikë se çfarë po bëjnë me votën e popullit për të ardhur në pushtet, për ta sunduar, mashtruar dhe shfrytëzuar popullin në emër të reformave demokratike dhe të integrimeve evropiane dhe rajonale etj.

Një filozofi e tillë e politikës pasive të partive dhe të subjekteve nacionaliste demokratike shqiptare, duhet të ndërpritet sa më parë, sepse favorizon oponencën e politikës së deritashme në pushtet (1990-2010).

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button