Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
...PO KUJT I “ZURE” RRUGËN TI, O I BEKUARI FLAMURI YNË KOMBËTAR?! | My CMS

…PO KUJT I “ZURE” RRUGËN TI, O I BEKUARI FLAMURI YNË KOMBËTAR?!

Çfarë s’po na shohin sytë, e çfarë s’po na dëgjojnë veshët…edhe tash në “liri” e “pavarësi” …..Që të ngjitesh vetë shqiptari, në shtylla e të te shkulte me forcë, bile edhe duke të të shkyer, ditën për diell Ty, o i Bekuari Flamuri Ynë Kombëtar, s’ishte parë e dëgjuar KURRË!!!


Po vetë ne, shqiptarët, jemi dëshmitarë, se sa kemi vuajtur e sa kemi sakrifikuar për Ty o Flamur! Jemi ne, ata që përherë të mbajtëm në gji e në zemër, të shtrënguam në duar me forcën çelik, që të mos të të njolloste armiku ynë, shkja shekullori! Jemi ne vetë, që të mbrojtëm me shumë sakrifica! Për ty O Flamuri Kuq e zi, o Flamuri Ynë Kombëtar u derdh shumë gjak shqiptari në mbarë Trojet Etnike në vite e dekada! Sa e sa herë kemi thënë, kemi thurrur vargje e kemi recituar poezi për Ty… kemi kënduar këngë për Ty:…”O Flamur Kuq, o Flamur gjak…” Ngjyra E KUQE, si gjaku i shqiptarit na nxiste e na jepte forcë, na mbushte me krenari e guxim drejt rrugës së lirisë!

Nën hundën e armikut, kurrë nuk u tutëm, por të valvitën në dasma e gazmende! Të valvitën djemria e rinia shqiptare…..e sa e sa prej tyre, u burgosën, u masakruan, u maltretuan për “shkakun” Tënd! Ti e di se Ty të trembesh armiku shkja….se pesha Tënde ishte e madhe, ishte pesha e patriotizmit, e atdhedashurisë….Ti ishe krenari e një Kombi të copëtuar, të ndarë në copa pa mëshirë, me të drejta të mohuara….. nga kjo botë, që sot hiqet se po na do shumë!?.

Me Ty në ballë, O Flamuri Ynë, demostruam e marshuam nëpër rrugët e metropoleve e qyteteve evropiane, amerikane e kudo nëpër botë! Me Ty në ballë, O Flamuri Ynë sulmoi në beteja UÇK-ja e lavdishme!…..Me TY, o Flamuri Ynë u mbuluan trupat e luftëtarëve të rënë për këto troje, u mbuluan shokët tanë, dëshmorë të lirisë e pavarësisë, u varrosën ATA që u flijuan për komb e atdhe!!!. Me Ty në duar tona i treguam botës se, ne jemi popull, jemi komb… e duam lirinë… duam edhe ne të jetojmë të lirë e të bashkuar!

…. Po kujt i “zure” rrugën Ti O i BEKUARI Flamuri Ynë Kombëtar???? …..Kë “pengove” Ti O Flamuri ynë….Flamur i bukur e i dëshiruar për të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit! Sa keq u sollën me TY…. kryesorët…..ata pushtetarët tanë, servilët, kukullat e ndërkombëtarëve… që bota po i lëviz si gurët e shahut, për interesat e veta e jo për interesat e tua O Flamuri Ynë.!

Prishtina dhe mbarë Kosova di të presë e të nderojë miqtë, aq më tepër miqtë e dëshiruar….por kurrë nuk e ka pas adet, që miku “te urdhërojë” të zotin e shtëpisë, që të bëjë se ç’të thotë ai….por e ka prit sipas zakonit, ku shqiptari mot e jetë është shquar për mikpritjen! Pra edhe Ty këta servilët të trazuan….për t’i bërë qejfin mikut….e duke harruar komb e atdhe, popull e Kosovë…. Ç”farë s’po na shohin këta sy e çfarë s’po na dëgjojnë këta veshë sot në “liri” e “pavarësi”!?

E populli rri e sheh si i hutuar, se çfarë po ndodh me Ty O Flamuri Ynë…por po e sheh ditë për ditë se ç’po ndodh edhe me te….po varfërohet si kurrë ndonjëherë….e servilët e ndërkombëtarëve po majmen e po fryhen….e jetojnë në ditë të rehatit e të lezetit, si më fatlumët e kësaj bote!?

Kështu O Flamuri Ynë dalngadalë pushtetarët tanë po të heqin nga skena, si me gjoja sebepe miqsh të”mëdhenj”, pra për hatrin e tyre…..por harrojnë se kur të prishet hatri për Ty e për shumë prishje hatrash të tjerë e i vjen thika në rasht, populli yt nuk duron më…se kjo qe përdhosja O FLAMURI YNË….e mua m’u duk sikur po shembej krenaria e shqiptarit! Vaj medet për TY O KOSOVA IME!!!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button