Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Njoftim ! Mbështetje për protestën e nesërme në Maqedoni për rregjistrimin e popullsisë | My CMS

Njoftim ! Mbështetje për protestën e nesërme në Maqedoni për rregjistrimin e popullsisë

Protesta e paralajmëruar për të dielën nga partia Demokracia e Re kundër propozim ligjit të Qeverisë për regjistrimin e popullsisë ka gjetur mbështetje të gjerë tek shqiptarët si brenda ashtu edhe jashtë Maqedonisë.

Demokracia e Re me protesta para Parlamanentit tenton ta pengojë miratimin e propozim Ligjit qeveritarë, pasi vlerëson se i njejti përjashton 1/3 e shqiptarëve nga regjistrimi.

“Bëjmë thirrje publike deri te të gjithë vëllezërit dhe motrat tona shqiptare që të na bashkangjiten që qetë, me dinjitet dhe krenari të protestojmë kundër miratimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë që përjashton 30-40% të shqiptarëve në regjistrimin e vitit të ardhshëm”, u shpreh zëdhënsi i PDR-së, Arjanit Hoxha.

Dilema ndaj propozim ligjit të Qeverisë kanë shfaqur edhe shoqatat joqeveritare. Lëvizja qytetare ‘Zgjohu’ ka paralajmëruar regjistrim paralel për të pamundësuar manipulimin e mundëshëm të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve.

“Në cdo vend ku jetojnë shqiptarët do të ketë një qendër të lëvizjes ‘Zgjohu’, ku qytetarët shqiptarë që kanë problem me regjistrimin, të cilët nuk janë regjistruar nga ana e regjistruesve të entit shtetëror për statitikë, do të mund të trokasin tek ‘Zgjohu’ e cila do të mban evidencën e të gjithë qytetarëve dhe problematikave dhe në këtë mënyrë do të mundësojmë transparencën. Regjistrimi është shumë i rëndësishëm për shqiptarët pasi të drejtat e komuniteteve varen nga statistikat, neës je 20% mund ta përdorësh gjuhën”, u shpreh lideri i lëvizjes “Zgjohu”, Artan Grupi.

Edhe PDSH-ja ka vëretje të shumta dhe ka paralajmëruar bojkotimin e procesit të regjistrimit. Nga ana tjetër partia shqiptare në pushtet BDI mbështet propozim ligjin dhe garanton se nuk mund të ketë manipulim të rezultateve.

Tashmë edhe qeveria Berisha ka njoftuar që edhe në Shqipëri do të bëhet rregjistrimi popullsisë në vitin 2011 madje dhe në bazë etnike dhe fetare cka bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë sipas nenit 20 dhe 21.
Në të njëjtën menyrë do të veprohet dhe ketu në Shqipëri në Janar te 2011 duke e kundërshtuar këtë rregjistrim me protesta të organizuara nga organizata jonë dhe me ndihmen e shumë organizatave të tjera.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button