Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
KUR NUK TË MBRON SHQIPËRIA, GJITHMONË TË RRAHË “MAQEDONIA”, GREQIA, MALI I ZI DHE SERBIA! | My CMS

KUR NUK TË MBRON SHQIPËRIA, GJITHMONË TË RRAHË “MAQEDONIA”, GREQIA, MALI I ZI DHE SERBIA!

Ata që nuk mbështesin Ribashkimin e Kombit dhe të Shqipërisë Natyrale, janë të dyshimtë edhe para Zotit, edhe para Kombit, sepse nuk kemi komb dhe atdhe tjetër rezervë, përpos kombit shqiptar dhe Shqipërisë Natyrale. Kjo duhet të jetë e qartë si dielli për çdo shqiptar dhe shqiptare, pavarësisht nga interesat personale, klanore, grupore, partiake, ideologjike, politike, materialiste, karrieriste dhe shpirtmeskine. Pa ribashkim nuk ka Shqipëri, veç mashtrim, mjerim, varësi dhe robëri koloniale të pakufijshme.
Me gjithë injorimin dhe heshtjen absurde të Tiranës dhe të Prishtinës, shpalosja dhe miratimi i Listës së Shqipërisë Natyrale në Sallën e Operas dhe të Baletit në Tiranë, më 30-31 tetor 2010, do të jetë një nga ngjarjet e shënuara dhe të rëndësishme në historinë e mbarë kombit shqiptar, sepse pa dyshim do të ndikojë në ndryshimin e rrejdhave të ngjarjeve dhe të rrethanave politike dhe gjeopolitike në Ballkan, deshën apo nuk deshën shtetet kolonialiste fqinje në rajon.

Konferenca Mbarëkombëtare Shqiptare e Tiranës në të cilën u përqafua dhe u miratua Lista për Ribashkimin e Shqipërisë Natyrale dhe të kombit shqiptar (30-31 tetor 2010), e dallgëzoi politkën dhe propagandën zyrtare antishqiptare të boshtit-Beograd-Podgoricë-Shkup-Athinë, që në formë orkestrale me kritikat dhe me akuzat e tyre mesjetare, nacionalshoviniste dhe fashistoide, e sulmuan Platformën e Shqipërisë Natyrale, duke e quajtur si “jorealiste” dhe “fashiste” etj.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë, as e fundit që kombi shqiptar dhe Shqipëria Natyrale të sulmohen dhe të anatemohen nga politika dhe nga propaganda zyrtare e amalgamës ruso-sllave (Serbia, Mali i Zi, “Maqedonia” dhe Greqia), sepse e kanë “mizën pas veshi”, u kanë borxh të madh shqiptarëve dhe Shqipërisë Natyrale, sepse që nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913), ende “flejnë të qetë” mbi gjysmën e territorit etnik shqiptar, duke mos pranuar që, askush nga Evropa e bashkuar dhe nga Amerika, të mos ua prish gjumin e ëmbël mesjetar sllavo-bizantin në tokat e copëtuuara, të aneksuara dhe të kolonizuara të Shqipërsië Natyrale dhe të shqiptarëve, të pushtuara me forcë, me terror dhe me gjenocid, këtu e një shekull më parë. Kjo ndërgjegje e kalbur dhe, kjo vepër penale ndërkombëtare i shtyt dhe, tani i ka vënë në lëvizje njëkohshme serbët, malazezët,”maqedonët” dhe grekët që zyrtarisht të reagojnë kundër Projektit strategjik gjithëkombëtar-Shqipërisë Natyrale, që u miratua në Konferencën Mbarëkombëtare Shqiptare në Tiranë, më 30-31 tetor 2010.

Pse Shqipëria Natyrale akuzohet dhe sulmohet nga politika dhe nga propaganda shtetërore e Beogradit, e Podgoricës, e Shkupit dhe e Athinës, nuk është fare e befasueshme, sepse shqiptarët i ka “halë në sy” për shkak të plaçkitjes, të tjetërsimit dhe të shfrytëzimit shekullor të tokave dhe të pasurive të tyre.

Mirëpo, është e habitshme dhe e papranueshme pse hesht politika, diplomacia dhe propaganda zyrtare e Shqipërisë?! –Pse udhëheqësit e saj siç janë Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha deri tani nuk e kanë parë të arsyeshme, që ta thonë asnjë fjalë për opinionin publik se, çfarë përmbajtjeje, çfarë karakteri dhe çfarë mesazhi kanë Platforma e Shqipërisë Natyrale dhe Konferenca Mbarëkombëtare Shqiptare e Tiranës, bërë në Tiranë, më 30-31 tetor të vitit 2010.

Kjo është, ajo që na dhemb të gjithë shqiptarëve, jo se çfarë thonë shtetarët, kryeministrat dhe ministrat e ndryshëm të Serbisë, të “Maqedonisë”, të Malit të Zi dhe të Greqisë përmes masmediave të tyre politike dhe propagandistike, duke e kontestuar dhe mohuar Platformën e Shqipërisë Natyrale si dhe promovimin e saj në Konferencën Mbarëkombëtare Shqiptare të Tiranës.

Sa herë ofendohen dhe akuzohen shqiptarët e kolonizuar, Tirana hesht dhe mirret me vetëvetën!

Në këto njëzet vitet e fundit (1990-2010), nuk është kjo hera e parë që politika zyrtare e Tiranës hesht përpara breshërive të akuzave dhe të kritikave amorfe dhe fallso të Beogradit, të Podgoricës, të Shkupit dhe të Athinës, të drejtuara në adresë të shpërfytyrimit dhe të mohimit të identitetit kombëtar dhe shtetëror, si dhe të së drejtës historike dhe ndërkombëtare të shqiptarëve mbi Shqipërinë e tyre natyrale.

Sa është e rëndësishme, e ngutshme, me peshë domethënëse dhe me vlerë historiko-politike dhe kombëtare zgjidhja e çështjes kombëtare në Ballkan, këtë e dëshmoi edhe mbajtja e Konferencës Mbarëkombëtare Shqiptare e Shqipërisë Natyrale e Tiranës (30-31 tetor 2010), e cila në qarqet politike dhe propaganidstike të Beogradit, të Podgoricës, të Shkupit dhe të Athinës, u prit në “thikë” dhe si një “bombë e kurdisur me sahat” kundër ineteresave të tyre kolonialiste.

Pra, si dikur, ashtu edhe sot në fillimshekullin XXI(2010), politika dhe propaganda e vendeve kolonialiste fqinje nuk ka pësuar asnjë metamorfozë, kur është fjala për heqjen dorë nga e drejta ilegale, e coptimit dhe e kolonizimit të territoreve të Shqipërisë Natyrale Etnike.

Ndaj, duke e ndjekur të njëjtën politikë kolonialiste dhe neokolonialiste ndaj shqiptarëve, këto ditë të nëntorit, e kritikuan ashpër dhe në mënyrën më primitive (në të njëjtin “stil” sikurse këtu e njëqind vite më parë, duke i akuzuar shqiptarët se po pretendojnë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”) shpalljen e Listës së Ribashkimit të Shqipërisë Natyrale, të aprovuar nga qindra delegatë të të gjitha trevave të Shqipëriës Etnike në Konferencën Mbarëkombëtare Shqiptare, bërë në Tiranë, më 30-31 tetor 2010.

Pse “Antanta e vjetër” serbosllave ballkanike e ka vënë në shënjestër ribërjen e Shqipërisë Natyrale, kjo nuk duhet t’i shqetësojë dhe t’i trazojë shqiptarët, sepse me kritika, me akuza, me shpifje dhe me anatema të tilla antishqiptare serbosllave, populli shqiptar dhe Shqipëria Etnike është duke u ballafaquar që nga viti 1878. Mirëpo, ne, më shumë po na preokupon dhe po na shqetëson fakti pse, dhe deri kur do të heshtin politika dhe institucionet më të larta të Republikës së Shqipërisë ndaj akuzave dhe sulmeve serbosllave, që pa “pardon” po e sulmojnë, po e kontestojnë dhe po e mohojnë të drejtën natyrore, historike, etnike, territoriale dhe shtetërore të shqiptarëve në Ballkan.

Heshtja përpara së keqes serbosllave, nuk nënkupton se, politika dhe diplomacia zyrtare e Republikës së Shqipërisë ka zgjidhur problemin kolonial dhe konfliktin ndërkofitar me Beogradin, me Podgoricën, me Shkupin dhe me Athinën. Përkundrazi, kjo do të thotë vetëm kapitullim dhe dështim përpara tyre, si këtu e njëqind vjet më parë. Një politikë e tillë bie ndesh me interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërusë Natyrale Etnike. Prandaj, edhe është e papranueshme, sepse drejtazi dhe zhdrfejtazi përfill dhe mbështetë interesat e politikës dhe të praktikës kolonialiste dhe pushtuese të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të “Maqedonisë” ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Natyrale Etnike.

Presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, ashtu edhe kryebashkiaku, Rama, të paktën, do të duhej ta përshëndesnin Konferencën Mbarëkombëtare Shqiptare të Tiranës për Shqipërinë Natyrale!

Po të kishin pasur një vizion dhe një strategji afatgjatë politike dhe mbarëkombëtare për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare, sigurisht se, të të gjithë “pistonët” e theksuar të motorit të makinës drejtuese të shtetit të Republikës së Shqipërisë, do të duhej jo vetëm ta përshendesnin dhe ta uronin, por edhe të merrnin pjesë në zhvillimin e punimeve të Konferencës Mbarëkombëtare Shqiptare për Ribashkimin e Shqipërisë Natyrale (30-31 tetor 2010). Kjo do të ishte përgjigjja më e drejtpërdrejtë, më e saktë, më racionale, më e qëndrueshme dhe më e justifikueshme të të gjitha kritikave, akuzave dhe sulmeve etiketuese të papërmbajtura, diskredituese dhe diabolike të politikës dhe të propagandës zyrtare dhe jozyrtare të Beogradit, të Podgoricës, të Shkupit dhe të Athinës kundër riaktualizimit të Shqipërisë Natyrale.

Mirëpo, pikërisht pse ndodhi e kundërta-heshtja, injorimi, mosdeklarimi dhe mosprania e krerëve shtetëtorë në këtë Konferencë, iu dha shkas dhe “argumente të forta” edhe kryetarëve të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe të “Maqedonisë”, Gjorgji Ivanov, që ta krtikojnë ashpër dhe pa argumente të qëndrueshme miratimin e Listës së Ribashkimit të Shqipërisë Natyrale, duke e qujatur si “ide joereale” dhe të papranueshme për Ballkanin. Sipas tyre, shpalosja dhe promovimi i “Shqipëriaë Natyrale është retorikë e fushatës parazgjedhore për mobilizim politik.”(http://www.kurir-info.rs/vesti/prirodna-albanija-nerealna/3.11.2010).

Konferenca Mbarëkombëtare Shqiptare e Tiranës për Ribashkimin e Shqipërisë Natyrale ia arriti objektivit të saj, pavarësisht nga fushata e akuzave dhe e kritikave të politikës dhe të propagandës armiqësore serbosllave!

Përvoja e derisotme e marrëdhënieve dhe e pikëpjekjeve të shqiptarëve me serbosllavët ballkanikë ka provura se, sa herë që ndonjë shqiptar e ka qëlluar shënjestrën (me pushkë a me penë), duke vepruar drejt në favor të mbrojtjes së interesave jetike të kombit dhe të Shqipërisë Natyrale Etnike, serbomëdhenjtë kolonialistë dhe aleatët e tyre, së pari, në forma të ndryshme politiko-propagandistike i kanë shpifur dhe kritikuar para botës, e pastaj, ua kanë kthyer pushkën dhe topat shqiptarëve dhe Shqipërisë Natyrale. Në këtë kontekst, duhet të shikohet edhe histeria e kritikave the e sulmeve të fundme të Beogradit, të Podgoricës, të Shkupit dhe të Athinës, të drejtuara kundër Konferencës Mbarëkombëtare Shqiptare për ribashkimin e Shqipërisë Natyrale, bërë në Tiranë, më 30-31 tetor 2010.

Të lumtë Koço Danaj, që i ngrite në këmbë të gjithë sllavët dhe bizantinët pushtues të Ballkanit pellazgo-ilirik-shqiptar!

Si me hartimin e Platformës së Shqipërisë Natyrale, ashtu edhe me promovimin e Listës së saj për ribashkimin gjithëkombëtar shqiptar, plotësisht e ke “vrarë shenjën” në kuptimin pozitiv të ringjalljes së ndërgjegjës dhe të mobilizimit shpirtëror, kombëtar dhe atdhetar për ribërjen e saj, duke u bazuar mbi të drjetën natyrore, historike, kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse Shqipëria Natyrale është tapi e shqiptarëve, jo e serbëve, jo e malazezëve, jo e grekëve dhe, jo e “maqedonëve” kolonialistë dhe imperialistë.

-Platformën e Shqipërisë Natyrale e shkrove aq saktë dhe objektivisht saqë ua kalale datën, i xhindose të gjithë kolonialistët sllavë ballkanik. Kjo është fitorja jonë më e madhe, dhe pse të mose them historike, sido që të zhvillohen ngjarjet e mëtejme politike dhe diplomatike në rajonin e Ballkanit. Platforma yte e Shqipërisë Natyrale, së bashku me Listën e aprovuar në Konferencën Mbarëkombëtare Shqiptare e Tiranës, që tani kanë hyrë në historinë kombëtare, politike dhe ndërkombëtare të Ballkanit. Dhe, si të tilla, së shpejti do të fitojnë përgjigjjen e politikës zyrtare të Tiranës dhe të Prishtinës, si dhe të partnerëve të tyre evropiano-ndërkombëtarë ngase pa zgjidhjen e shpejtë dhe të drejtë përfundimtare të çështjes shqiptare, siguria, stabiliteti dhe paqja në Ballkan, do të jenë një pikëpyetje e madhe, pa zgjidhjen e së cilës, edhe Evropa e sotme demokratike, nuk mund të flijë e qetë.

Prandaj, as Ti Koço Danaj e as të të gjithë mëkëmbësit e Shqipërisë Natyrale nuk keni nevojë që të shqetësoheni nga anatemat, shpifjet dhe nga akuzat e ndryshme të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm kundër Ribashkimit të Kombit Shqiptar dhe Shqipërisë Natyrale, sepse dihet, armiqtë duhet të reagojnë ngase e kanë “mizën pas veshit”. U kanë shumë borxh shqiptarëve dhe Shqipërisë Natyrale. Prandaj, edhe janë të vetëdijshëm se çfarë po i pret në një të ardhme shumë të afërt. Do të jenë të detyruar që, përfundimisht, të heqin dorë nga plaçka koloniale shekullore e tyre.

Nolens volens, Shqipëria Natyrale kërkon dhe imponon zgjidhje urgjente, në mënyrë që Ballkani të qetësohet nga “tërmetet” politike dhe nga lufrat e përgjakshme kolonialiste serbosllave.

Së fundi, heshti apo nuk heshti Tirana, kritikoi apo nuk kritikoi Beogradi, Podgorica, Shkupi dhe Athina, Projekti i Shqipërisë Natyrale, së shpejti, do të gjendet për shqyrtim në tryezën gjelbër diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare qoftë në Evropë apo qoftë në Amerikë nën drejtimin e SHBA-ve dhe të aleatve të saj evroperëndimorë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button