Shkup, protesta kundër regjistrimit të popullsisë

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve iu përgjigjën thirrjes së Demokracisë së Re për të kundërshtuar miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, i cili pritet të mbahet në muajin prill të vitit 2011. Kryetari i DR-së, Imer Selmani, u bëri thirrje pushtetarëve, në veçanti partisë shqiptare në qeveri, që të mos votojë ligjin diskriminues për regjistrimin e popullsisë, pasi që ai verdikt do të sjell dëm për popullin shqiptarë.

“Mos votoni ligjin i cili kundërshtohet edhe nga votuesit e juaj të cilët ju dhanë pushtet, mos votoni ligjin i cili përjashton familjet tona që përkohësisht punojnë dhe jetojnë në diasporë, në Amerikë dhe Europë. Mjaftë më, bëhuni njëherë burra dhe votoni kundër këtij ligji. Më lejoni që në emrin tuaj tua bëj një porosi dhe një apel deputetëve, veçanërisht atyre shqiptarë, mandati i dhënë nga populli është i përkohshëm, edhe ai i deputetit është mandat i përkohshëm, por diçka e veçantë është e përhershme, tradhtia”, tha Imer Selmani, kryetar i DR-së.

Qytetarët e tubuar para ndërtesës së Kuvendit shprehën revoltën e tyre ndaj propozim-ligjit të ri për regjistrimin e popullsisë, pasi sipas tyre me të diskriminohen familjarët e tyre që jetojnë dhe veprojnë jashtë shtetit.

“Kërkojmë regjistrim real, asgjë tjetër, tua bëjmë me dije qeveritarëve se jo punë nuk shkon kështu…”.

“Ne protestojmë këtu sepse një e treta e popullatës shqiptare gjendet në mërgim dhe nuk i jepet e drejta të regjistrohet. Ne habitemi se si mundet një qeveri, një shtet, një qeveri VMRO-BDI punon kundër interesave të mërgatës shqiptare e cila 1/3 është jashtë shtetit tonë…”

“Jo nuk është e drejt aspak, le të ndodh regjistrimi atëherë kur do të vijë e gjithë popullata këtu e jo gjysmën e popullatës përjashta dhe edhe këta që jemi këtu duanë me na zvogëlue…”

Kryetari i DR-së Selmani, edhe njëherë rikujtoi se protesta erdhi si rezultat i mospranimit të amendamenteve të partisë së tij, të cilat kanë të bëjnë me shtyrjen e mbajtjes të regjistrimit në muajin korrik.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button