Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Kolonel Pasha: Pakti detar, jo në Hagë | My CMS

Kolonel Pasha: Pakti detar, jo në Hagë

Oponenti kryesor i marrëveshjes antikushtetuese të përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, Prof.Dr.Asc Myslim Pasha, në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” argumenton pse sipas tij, është i pamundur ratifikimi i paktit detar të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Për profesor Pashën, Tirana zyrtare duhet të refuzojë kërkesën e bërë së fundmi nga pala greke për gjetjen e mundësive për ratifikimin e këtij pakti. Ai sugjeron vetëm fillimin e negociatave për miratimin e një marrëveshjeje të re me palën greke, duke ofruar dhe rrugën që duhet ndjekur.


Dhe ne fakt, Tirana zyrtare nuk do ta ankimojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për shpalljen nul të marrëveshjes për Delimitimin e Hapësirës Ujore me Greqinë. Lajmi është konfirmuar dje për “Gazeta Shqiptare” nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky vendim i marrë paraprakisht është lënë qartësisht të kuptohet edhe nga zv/ministrja e Jashtme, Edit Harxhi. Në një prononcim të saj të pak ditëve më parë për një të përditshme, ajo deklaroi se “ne nuk kemi asnjë arsye ta çojmë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare”. Ndërkohë Athina zyrtare, nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Grigori Delavekura i ka apeluar Shqipërisë “të shohë se si do të përfundojnë procedurat e brendshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, në dritën e vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese”. Megjithatë e vetmja rrugë që iu mbetet palëve duket se është fillimi i negociatave për nënshkrimin e një pakti të ri për Delimitimin e Hapësirës Ujore. Burimet zyrtare nga MPJ bënë të ditur për Gazetën se ky pritet të jetë edhe qëndrimi që pala shqiptare do t’i paraqesë zyrtarisht autoriteteve greke në negociatat që pritet të fillojnë për këtë çështje javën e ardhshme.


Gjykata Kushtetuese rrëzoi në datën 26 janar 2010, me votim unanim 9-0, Marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Nëntë anëtarët e Kushtetueses pranuan kërkesën prej 13 faqesh, që Partia Socialiste depozitoi në datën 20 tetor 2009 pranë këtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë me ligjin themeltar të shtetit të paktit detar shqiptaro-grek. Një ndër arsyet më të forta që detyruan gjykatën të merrte këtë vendim, ka qenë fakti se anëtarët e grupit negociator të palës shqiptare nuk e kishin marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke. “Gazeta Shqiptare” ka qenë e para e përditshme në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në 28 prill 2009 (dita e nënshkrimit të paktit nga Basha-Bakojanis) faktin tronditës që fshihej në marrëveshjen shqiptaro-greke.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button