39 deputetë kosovarë do të kërkojnë bashkimin Shqipëri-Kosovë

Kaosi dhe shqetësimi për pranimin nga ana e qeverisë e kërkesës së Serbisë dhe të disa vendeve të BE-së që emri i Kosovës të shoqërohet me rezolutën 1244, duket se po i shtyn një pjese deputetësh të Vetëvendosjes, PDK-së, AAK-së dhe LDK-së te shikojnë mundësinë e radikalizmit të qëndrimeve në Parlament.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Siç raportojnë disa portale duke i mbështetur në burime të tyre, një grup prej 12 deputetësh të katër partive kryesore pritet të kërkojnë në Kuvend bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kërkesa e tyre pritet të përkrahet nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili mund ta kalojë për shqyrtim në Kuvend.

Pritet që kjo kërkesë të përkrahet nga rreth 39 deputetë shqiptare plus deputetët e pakicës turke, njofton Alsat.
Synimi i grupit iniciues për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është që në fazën e parë të tërheqë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të arrijë ndërprerjen e bisedimeve me Beogradin. Pas shtrimit në Kuvendin e Kosovës, një grup prej 6 deputetësh të Kuvendit të Kosovës do takohen me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topin, duke i kërkuar atij mbështetje dhe zbatim të Kushtetutës nga ana e Tiranës zyrtare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...
Back to top button