Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Tetovë: Shkolla shqiptarësh me emra maqedonase! | My CMS

Tetovë: Shkolla shqiptarësh me emra maqedonase!

Në Tetovë jetojnë afër 200.000 banorë, nga të cilët rreth 80, 3% shqiptarë, 14, 7% sllavo-maqedonë dhe 5% të tjerë, sot kemi ende 6 shkolla të mesme me emra në gjuhën maqedone!

Në prononcimet e drejtorëve të shkollave sot kuptuam se përqindja e nxënësve që mësojnë në gjuhën shqipe është 90% kurse në gjuhën maqedone është 10%.Pëkundër këtyre fakteve sot kemi shkolla të mesme me emra në gjuhën maqedone “Kiril Pejçinoviq”, “Nikolla Shtejn”, “Mosha Pijade”, “Gjoce Stojçevski” dhe “8 Shtatori”.

Në pyetjen tonë drejtuar drejtorit të shkollës së mesme tekstile “Gjoce Stojçevski”, se a ka pasur iniciativë nga kolektivi i shkollës apo nxënësit për ndërrimin e emrit,drejtori z.Abaz Abazi deklaroi “Ne si këshillë i arsimtarëve kemi ngritur iniciativën për ndërrimin e emrit të shkollës dhe tani përgjegjësia bie mbi këshillin komunal, që është e drejtë ligjore e tyre pë riemërimin e këtyre institucioneve arsimore”.

Më tej zotëri Abazi shtoi:”Ka pas disa propozime nga këshilli i arsimtarëve për emrin e shkollës si:’’7 marsi-dita e arsimit shqip’’, ‘’13 gushti’’ dhe propozimi tjetër është ‘’Murat Isaku’’ si shkrimtar i shquar nga Tetova’’Edhe shkolla e mesme, gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” emërohet me emër jo adekuat pasi edhe këtu përqindja e nxënësve shqiptarë është 90% shqiptar me 10% maqedon.Edhe pse shkolla e mesme e gjimnazit mban këtë emër që nga viti 1945 asnjë udhëheqësi deri tani nuk i ka marë seriozisht iniciativate nxënësve të cilët kanë pas edhe propozime për emra të rri!Drejtori i kësaj shkolle z.Gazmend Arifi, në pyetjen tonë se a ka pasur iniciativa për ndërimin e emrit të gjimnazit, u përgjigj: “Ka pasur iniciativa të tilla por e dini se iniciativat tona kanë pasur pengesa nga ligjet shtetërore më sakt nga ligji i badenterit por për këtë problem strukturat politike shqiptare duhet të bashkohen që sa më parë të zgjidhet”.

Pas kësaj drejtori i gjimnazit z.Gazmend Arifi tregoi edhe për propozimet: Hoxha Hasan Tasini që ka qene edhe emri zyrtar i gjimazit para vitit 1945, Rexhep Voka dhe Gjon Buzuku!Ndryshe nga z.Arifi dhe z.Abazi, drejtori i shkollës së mesme medicinale “Nikolla Shtejn” z.Halit Dehari shkurt u përgjigj “Emërimi i shkollës duhet të kalojë nëpër këshillin e arsimtarëve, këshillin e prindërve dhe këshillin komunal dhe kjo pritet të ndodhë në të ardhmen”

Kërkuam informata edhe nga këshilli komunal respektivisht nga sektori për arsim dhe sektori për informim pranë Komunës së Tetovës por atje duke e arsyetuar mungesën e udhëheqësve të këtyre sektorëve, duke na thënë se përgjegjësit të sektorit për informim janë në Turqi.

Për fund konstatojmë se me mijëra nxënës deri sa të arijnë nëpër këto institucione arsimore duhet të kalojnë nëpër rrugë me emrat Lenin, Boris Kidriç dhe Ilinden, për të vërtetuar lajmin se shqiptarët ende nuk kane filluar zyrtarisht te shënojnë emrat dhe gjuhën e tyre, madje edhe në qytetet ku janë shumicë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button