Rikthehet Pakti Detar, gjenerali shqiptar në Athinë

Rikthehet në vemendje sërish Pakti Detar me Dreqine. Një vit pas anulimit të kesaj marrëveshje nga ana e Gjykates Kushtetuese Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major, Maksim Malaj viziton Athinen. Zyrtarisht eshte njoftuar zhvillimi i një vizite zyrtare dyditore në Athinë me ftesë të homologut të tij grek, Ioannis Giagkos. Ministria greke e Mbrojtjes, raporton se qëllimi i kësaj vizite janë bisedimet “për çështje të interesit të përbashkët ushtarak dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve”. Por agjencitë e lajmeve greke, “I.News” dhe “ANA”, referuar burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se kryefjalë e takimit Malaj-Giagkos ka qenë gjetja e mundësive për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re të përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve. I kontaktuar në telefon nga “Gazeta Shqiptare”, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Malaj deklaroi nga Athina se “qëllimi i vizitës sime zyrtare dyditore në Greqi, pra në qendër të bisedimeve që unë kam pasur me homologun tim grek, ka qenë vetëm forcimi i marrëdhënieve mes ushtrive të dy vendeve”. Nderkaq gjithcka tjeter ne lidhje me paktin detar gjenerali Malaj i ka deklaruar trillime mediatike. Duke iu referuar nje deklarate te zv.ministres se jashtme Edit Harxhi, rreth dy jave me pare vizita e gjeneralit Malaj, perkon pikerisht me deklaraten per rifillimin bisedimesh me palen greke per marreveshjen detare. “Ajo çfarë na ngelet për të diskutuar është që të ulemi me palën greke dhe të shohim modalitetet, se si do të vazhdojmë më tej me këtë marrëveshje. Pikerisht sot mbushen dy jave nga deklarata e zv/ministres së Jashtme. Nderkaq gjenerali Malaj do të kthehet sot në atdhe dhe qëndrimin e tij lidhur me paktin detar e ka bërë të ditur qysh dje. Ai mohoi në mënyrë kategorike të ketë biseduar për këtë çështje me homologun e tij grek. Por tanimë ekziston një precedent. Marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë, e rrëzuar tanimë nga Gjykata Kushtetuese, u nënshkrua pas negociatave sekrete të zhvilluara asokohe në Korfuz ndërmjet komandantit të Flotës Detare shqiptare, Kristaq Gërveni dhe homologut të tij grek, Jorgos Karamanliki. “Gazeta Shqiptare” faktoi me dokumente dhe foto ekskluzive zhvillimin e këtyre negociatave sekrete, që me këmbëngulje zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes pretendonin në fillim se nuk ishin zhvilluar kurrë.

Shpresojme qe gjenerali Malaj mos te jete korruptuar dhe mos te kete shkuar me mision per te bere dhe ai ndonje pazar me ta por qe tu kujtoj qe trojet tona tradhtaret nuk mund tja dhurojne dot armikut.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button