Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Prestigjiozja britanike Daily Mail: Shqipëria, ylli i ri i Adriatikut. | My CMS

Prestigjiozja britanike Daily Mail: Shqipëria, ylli i ri i Adriatikut.

 Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion jo vetëm i rekomanduar nga të huajt por edhe premtues në fushën e turizmit dhe të pasurive të paluajtshme. Britanikët as të parët e as të fundit tashmë janë të interesuar të investojnë në Shqipëri. Prestigjiozja britanike Daily Mail e përshkruan vendin tonë si Yllin e ri të Adriatikut, një vend që tashmë larg të shkuarës së errët është plotësisht joshës jo vetëm për turistët britanikë por edhe për investitorët e shumtë në pasuritë e paluajtshme. Vendi i vogël ballkanik shkruhet në artikullin e Daily Mail, fsheh shumë sekrete. Jo vetëm që ka brigje të bukura në Adriatik dhe Jon, por ka edhe një panoramë malore mbresëlënëse. Vendi shkruhet më tej është tërësisht i hapur ndaj investimeve të huaja, ndërsa në fushën e turizmit, është regjistruar një numër gjithnjë e në rritje të vizitorëve. Shqipëria është një vend që tashmë është kthyer në një oaz investimesh për biznesmenët e huaj duke ngjallur në të njëjtën kohë interesin e shumë të tjerëve. Nëse britanikët preferojnë zonat bregdetare Daily Mail, këshillon Durrësin ku arkitektët e kompanisë Uoods Bagot, të përfshirë prej kohësh në investime të shumta në Dubai Londër, Qipro dhe Liverpool, janë të parët që kanë projektuar një kompleks gjigand, rezortin e Gjirit të Lalzit. Çmimet në këtë kompleks luksoz do të jenë nga 44 mijë në 204 mijë paund për apartamente dhe villa. Më tej këshillon Daily Mail është Saranda, një mrekulli më vete ku edhe këtu pritet ndërtimi i një kompleksi tjetër banimi me pamje nga korfuzi madhështor ku çmimet do të jenë deri në 33 mijë e 400 paund. Tashmë 60 përqind e apartamenteve janë shitur. Me këtë artikull, Shqipëria vlerësohet sërish si një vend ku ia vlen të investosh, kjo jo vetëm falë burimeve natyrore që vendi ynë ofron, potencialit turistik, por dhe shtysës që qeveria shqiptare i jep investimeve të huaja.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button