“PAQE SHPIRTȄRORE APO LUFTȄ E TȄ GJITHȄVE KUNDRA TȄ GJITHȄVE…”!!!(KUNDËR DEKLARIMIT TË PËRKATËSISË FETARE)

“Në ka një gjë që realisht bota na i ka zili është pikërisht toleranca fetare”! Dëgjohet shpesh të thuhet nga shumë njerëz. Vallë, është tolerancë fetare apo idiferentizëm kundrejtë besimit…? Është bukur të mendosh se në vendin tonë përkatësia e dy feve të ndryshme tek dy njerëz që duhen as nuk ka qënë dhe as nuk është faktor pengues në bashkëjetesën mes tyre. Të gjithë ne e dimë dhe jemi krenar për faktin se në historinë e vendit tonë ka ekzistuar kurdoherë një marëdhënie bashkëjetese, mirkuptimi dhe tolerance mes njerëzve që u përkasin besimeve fetare të ndryshme. Kjo është ajo çka i përket të kaluarës dhe të tashmes, por nuk dimë nëse do të vazhdojë të jetë kështu edhe në të ardhmen, nëse ajo çka është propozuar do të përkrahet për të qënë pjesë e legjislacionit, sipas të cilit “çdo qytetar duhet të deklarojë paralelisht me të dhënat mbi moshën, shtetësinë, …etj, edhe përkatësinë fetare si pjesë apo element i identitetit të tij vetjak” . Kjo do të ishte krejtësisht korrekte po t’i përmbahemi pikpamjes së njërit prej përfaqësuesve të difuzionizmit Frobjer Rus, sipas të cilit “elementët e identitetit janë gjuha, krahina dhe besimi” . Pavarësisht kësaj, mendoj se nëse ky ndryshim do të bëhet, atëhëre do të ketë mjaft pasoja negative për shoqërinë tonë. Le të shpresojmë që kjo të mbetet thjesht në nivelin e një propozimi dhe jo të një miratimi, pasi në të kundërt ky ndryshim në legjislacion do të sjellë me vehte edhe përkeqësime në situatën paqësore që ekziston në shoqërinë tonë mes njerëzve me përkatësi fetare të ndryshme.
Është lehtësisht e parashikueshme se nëse ky propozim do të miratohet, njëkohësisht do të bëhet edhe faktor kryesor në prishjen e kësaj harmonie që ekziston mes njerëzve me besime të ndryshme. Të mos harrojmë se në mjaft vende të ndryshme të botës, vende më tepër të zhvilluara dhe më të civilizuara se vendi ynë vuajnë pikërisht nga ky fakt, nga prishja e kësaj harmonie mes njerëzve me përkatësi fetare të ndryshme. Me këto ndryshime që ne duam të bëjmë në legjislacion, dashur apo padashur, direkt apo indirekt, ne humbasim një ndër vlerat tona kombëtare me të cilën i krenohemi botës. Nuk është e hijshme që dëshira për qartësim të identitetit vetjak të shkaktojë përmbysjen e vlerave kombetare. Po ti referohemi një ndër mendimtarëve të antikitetit Helanikos Mitlen, sipas të cilit “tre janë elementët e identitetit: gjuha, kultura dhe zakonet” mund të themi se toleranca fetare në shoqërinë tonë është pjesë e kulturës dhe pasurisë tonë kombëtare. Ndaj, nuk duhet të lejojmë që të cënohet kjo pasuri që kemi, për të cilën mjaft vende perëndimore do të donin t’a kishin, por janë të pafuqishëm t’a fitojnë, pavarësisht gjithë përpjekjeve të tyre përmes veprimit të politikave sociale, organizatave joqeveritare apo forumeve të ndryshme mbi sensibilizimin e shoqërisë për këtë fenomen negativ nga i cili është infektuar shoqëria e tyre. Një tjetër arsye pse ky propozim do të ishte mirë që të mos miratohej është se besimi është diçka vetjake, personale, e pavarur. Kështu, nëse bëhen këto ndryshime në legjislacionin shqiptar ky raport i individit me vetveten prishet, sepse në këtë mënyrë do të vendosi prindi apo bashkëshorti për përkatësinë fetare dhe jo vetë individi për vehten. Përkatësi, e cila është në fakt një zgjedhje shpirtërore personale. Kjo nuk është e drejtë, sepse bie ndesh me të drejtat e njeriut për të zgjedhur vet për vetveten. Gjithsecilii prej nesh duhet të jetë i lirë të bëj zgjedhjet e tij në jetë, aq më tepër që në këtë lloj zgjedhjeje ku është vetë vetja që e bën individin të zgjedhi, pasi besimi nuk është një çështje formale, teknike, politike apo ekonomike, por shpirtërore.
Gjithashtu, një tjetër arsye shumë e fortë është fakti që tek njeriu me kalimin e kohës besimi mund të ndryshojë për arsye nga më të ndryshmet. Ndaj, nuk do të ishte e drejtë që individit t’i beheshin kufizime të tilla me anë të këtij ligji, sepse jemi qënie humane ku pozicionimi ynë në raport me fenë është i ndryshueshëm ashtu sikurse edhe kombësia.
Idealja do të ishte që përpara se të vendosej mbi këtë cështje të merrej mendimi i çdo qytetari, por duke qënë se kjo është e pamundur, do të ishte mirë që të bëheshin disa anketime apo sondazhe të ndryshme, të cilat të shërbenin si një mënyrë për të kuptuar sadopak qëndrimin e qytetarëve dhe opinionin e tyre lidhur me këtë çështje, nëse vërtet duam të veprojmë si një vend demokratik. Përfundimisht, mund të themi se ky propozim nuk duhet mbështetur për miratim për mjaft arsye që i përmenda më lart. Po e mbyll duke kujtuar një fjalë të urtë shqiptare që thotë se “feja e shqiptarit është shqiptaria” . Ndaj duhet ta mbrojmë atë element që na mban të bashkuar të gjithë ne shqiptarëve. 

Shkruar enkas per faqen kunder regjistrimit te popullsise, nga anetarja Ana Shahini.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button