Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shqiptarëve u shfaqet Millosheviqi në ekran? (Video) | My CMS

Shqiptarëve u shfaqet Millosheviqi në ekran? (Video)

Sërish provokohen shqiptarët në Maqedoni. Kësaj radhe nga televzioni më i shikuar në këtë vend, A1, i cili ka manipuluar me një thirrje për koncert më 28 Nëntor 2010 duke e shfaqur në spotin reklamues figurën e xhelatit të shqiptarëve, Slobodan Millosheviq.

Në videon spotin që shfaqet në televizionin A1, përgjegjëse thirret një organizatë fantome, por e cila ka shfrytëzuar thirrjen e lëvizjes ZGJOHU për një koncert në sheshin Skenderbej në Ditën e Flamurit më 28 nëntor, por që imazhet brenda me figurën e Millshoeviqit dhe të disa shqiptarëve që akuzojnë politikanët shqiptare janë të montuara dhe fantazi e televizionit. Madje kjo reklamë është përsëritur çdo 15 minuta përgjatë 24 orëve të fundit duke krijuar një gjendje të tensionuar mes shqiptarëve në Maqedoni.

Organizata jo qeveritare e njohur për avokimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, lëvizja ZGJOHU, e cila është etiketuar në këtë video, ka reaguar duke e cilësuar një “lojë të rrezikshme me ndjenjat e shqiptarëve”.

 “ZGJOHU! kërkon nga televizioni A1 të ndërprejë menjëherë dhe pa asnjë vonesë emitimin e reklamës sonë për manifestimet e 28 nëntorit. ZGJOHU! gjithashtu distancohet nga çdo akt i padëshiruar që mund të ndodh me 28 nëntor si pasojë e keqinformimit të qytetarëve në televizionin A1 nga ana e një porositësi të panjohur. Përgjegjësia do t’i takojë porositësit dhe mediumit në të cilën emitohet ky spot”, thuhet në reagimin e saj.

Video përmban një pjesë të spotit që është transmetuar, dhe një pjesë nga reagimi i organizatës.
http://www.youtube.com/watch?v=iYu6Wlrfoq8&feature=player_embedded

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button