Gati te publikohen sekretet amerikane ku zbulohen marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë!

Dhimbje koke ka kapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas lajmit se Wikileaks do të publikojë dokumentat sekrete të Amerikës,që kanë të bëjnë me pothuajse të gjithë botën.

Portali Wikileaks po përgatitet të publikojë të gjitha dokumentat që kanë lidhje me marrëdhëniet e  SHBA-së me shtetet e  tjera.Sipas të dhënave të deritanishme,bëhet fjalë se dokumentat që do të poblikohen kanë lidhje me ndihmën e  Uashingtonit dhënë PKK –së (e cila është quajtur organizatë terroriste),por edhe Turqinë në lidhje me Al Kaidën.

Midis publikimeve do të shikojmë edhe emrin e Shqipërisë,Greqisë,Qipros dhe Maqedonisë.Si pikë e  parë do të jetë Greqia dhe më pas aty do të fillojnë duke u analizuar marrëdhëniet e  saj me temat e  Qipros,Maqedonisë dhe lidhjet me Shqipërinë.

Dokumentet pritet te nxjerrin ne pah fakte tronditese ne lidhje me marredheniet mes Tiranes dhe Athines per rolin e Greqise ne jug te Shqiperise dhe per paktin ujor mes dy vendeve qe u rrezua pak muaj me pare nga Gjykata Kushtetuese ne Tirane.

Dokumentat janë të periudhës 2006-2009 dhe do të publikohen në dy grupe,ndërsa akoma nuk dihet nëse Ballkani do të jetë në grupin e parë apo të dytë.

Qeveria amerikane është alarmuar.Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit  Steit Dipartment tha se janë urdhëruar të gjithë ambasadorët e SHBA-së për të informuar qeveritë ku ata bëjnë pjesë si diplomatë.

Një zyrtar i Ambasadës Amerikane në Greqi ka shkuar ditën e sotme në Ministrinë e Jashtme dhe ka takuar z.Panagopulo,bashkëpunëtorin më të afërt të Ministrit të Jashtëm Dhimitri Dhruca.

Dokumentat do të publikohen në Wikileaks,New York Time,The Guardian dhe Der Spiegel.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button