Pakti detar, palët shqiptare dhe greke, takohen në Athinë.Gati një marrëveshje e re sekrete

Negociatat shqiptaro-greke për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re të përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve janë diskutuar dje në Athinë. Bisedimet në nivel të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve, janë realizuar me dyer të mbyllura, në një nga ambjentet e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Bisedimet janë zhvilluar respektivisht ndërmjet Gazmend Turdiut për palën shqiptare dhe Yannis-Alexis Zepos, për atë greke.

“Gazeta Shqiptare”, e cila vazhdon të ndjekë hap pas hapi këtë cështje, citon sot një njoftim për shtyp të MPJ-ja greke ,ku  njoftohet se mbledhja zgjati për disa orë dhe ishin prekur një numër i madh çështjet bilaterale.

Ndryshe nga sa bëri të ditur shefi i diplomacisë shqiptare, Haxhinasto, pala greke i ka shmangur nga komunikata e saj për shtyp bisedimet për çështjen e përcaktimit të kufirit detar.

“Fakti që Athina zyrtare nga ana e saj preferoi të mos e përmendëte këtë çështje në njoftimin e dhënë për përmbajtjen e bisedimeve Turdiu-Zepos, le të kuptohet se ashtu si në rastin e paktit detar të rrëzuar tashmë nga Gjykata Kushtetuese, edhe kësaj here palët kanë rënë dakord për të zhvilluar në mënyrë sekrete negociatat për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re.”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button