Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Hoqën flamurin kosovar për atë shqiptar, arrestohen | My CMS

Hoqën flamurin kosovar për atë shqiptar, arrestohen

Teksa ishin duke i ndërruar flamujt e shtetit të Kosovës me flamujt kuq e zi të Shqipërisë, tre aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” në Lipjan janë arrestuar nga forcat e Policisë së Kosovës.

Lajmi është bërë me dije nga mediat kosovare, sipas të cilave, të ndaluarit janë konkretisht aktivistët me emrat Nderim Matoshi, Astrit Fazliu dhe Qendrim Kastrati.

“Të lartpërmendurit u arrestuan nga dy policë civilë serbë, shumë afër stacionit policor dhe për momentin akoma janë nën arrest”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga “Vetëvendosje” lidhur me një fakt të tillë.

“Kjo lëvizje e konsideron flamurin e Kosovës “flamur të kontrabanduar dhe të imponuar, për të cilin nuk është pyetur populli asnjëherë, andaj edhe nuk është i tij, prandaj ky aksion i Lëvizjes “Vetëvendosje” i nisur do të vazhdojë, në mënyrë që gjatë festës kombëtare, Ditës së Flamurit Kosova të jetë e dekoruar vetëm me flamuj kombëtarë”, citonte më tej deklarata e kësaj lëvizje lidhur me incidentin në fjalë.

Ndërkaq, sipas dëshimtarëve, në momentin e kryerjes së arrestimit, tre policët ishin pa uniformë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button