Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Në Çikago u kremtua Festa e Flamurit | My CMS

Në Çikago u kremtua Festa e Flamurit

Në Çikago me një varg manifestimesh kulturo-kombëtare u kremtua Festa e Flamurit dhe 102-vjetori i Kongresit të Manastirit.

Festat e nëntorit për Diasporën Shqiptare në Amerikë janë ditët e përkujtimit për historinë e lavdishme kombëtare shqiptare, që nder shekuj luftoi për liri dhe pavarësi të Shqipërisë. Manifestimeve të nëntorit i‘u bashkua përkujtimi i 102-vjetorit të Kongresit të Manastirit (1908), ngjarja e madhe kombëtare për gjuhën dhe kulturën shqiptare dhe konsolidimi modern evropian i alfabetit tonë.

Në Qendrën Kulturore Shqiptare dhe në prani të shumë veprimtarëve dhe të intelektualëve për rëndësinë e Kongresit të Manastirit në 102-vjetorin e krijimit të alfabetit të gjuhës shqipe, foli Prof. Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv i SHSHA-së. Duke hedhur dritë me faktet shkencore e arkivore, Prof. Karaçica theksoi se problemi i shkronjave të gjuhës shqipe në Manastirin shqiptar morën udhën evropiane aty ku e kishte vendin populli dhe gjuha e lashtë shqipe indoevrpiane).

Orët e historisë së kohës trokisnin në shpirtin patriotik të burrave dhe dijetarëve të kombit shqiptar. Përfaqësuesit e Klubit Shqiptar “Bashkimi” në Manastir i drejtuar nga Fehim Zavalani u vendos të thirret Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908) . Kjo është ngjarja e madhe kombëtare që pas Lidhjes së Prizrenit konsiderohet vazhdimi i programit për krijimin e konsoliduar të alfabetit të gjuhës shqipe me alfabet latin dhe të shtetit shqiptar, theksoi zëshëm Prof. Karaçica. Kongresin e alfabetit e ndërtuan njerëzit e dijes së kohës shqiptare si Mit’ hat Frashëri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi, Hile Mosi, Ndre Mjedja dhe personalitete tjera të dijes.

Për një shekull udhe të alfabetit të gjuhës shqipe folën Qazim Ismaili, Nuri Ibrahimi, Mahmut Skënderi, Tefik Abdullahu, Xhevat Sherifi dhe Konzuli i Përgjithshëm i Maqedonisë në Çikago Muhamet Rakipi. Me rastin e përkujtimit të Kongresit të alfabetit të gjuhës u propozua që Shkolla Shqipe në Çikago të pagëzohet “Kongresi i Manastirit”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button