SHQIPTARËT NË FYROM, TË ECIN DREJT BASHKIMIT PËR PAVARËSI!!!

Politika shqiptare në FYROM, sot në prag të shënimit të përvjetorit të radhës të 28 Nëntorit, ditës së flamurit po bënë përgaditjet e radhës për shënimin e këtij jubilee, nëpërmjet instrumenteve ndihmëse të tyre, siç bie fjala OJQ-ve , të cilat i kanë në prehërat e veta dhe të njejtat i financojnë nga pak, vetëm e vetëm këta të fundit të mos thonë nesër, që ja na sabotoj partia! 

Ndërsa partitë shqiptare shfrytëzojnë këtë rast, vetëm sa për të parë qytetarët shqiptarë se këta na qenkan vërtet patriotë e atdhetarë. Bile edhe tash, kur popullata shqiptare për pak do t’i besonte thirjes së një OJQ-je shqiptare, filijalë e pushtetit, për demostrata mbarëshqiptare, në moment të fundit mjaftonte një tElefonatë apo një qindarkë, më tepër se pazari, demostrata na shkoi për huq dhe brenda natës nga thirrje për demonstratë, u kthye në thirje për aheng festiv , ku mysafirë do të jenë shumë këngëtarë nga vendi e jashtë. Jo që unë jamë kundër manifestimeve të tilla, por ajo që dua sa për fillim të vë në spikamë është “bashibozuku” i vendimeve të tilla të OJQ-ve dhe partive, që direkt dhe shumë në mënyrë brutale pas një jave propagande me spotet që prezantonin hallet e disa shqiptarëve në FYROM nga veriu e deri në jug, dhe në kuriz të mirëqenies së keqësuar të çdo shqiptari, ata, gjegjësisht partia, tash këtë demostratë e kthejnë në aheng! Absurd mbi bsurdet për kodin tonë moral! Por si duket, bashkëqeverisja me serbofilë e grekofilë partive tona u ka lënë si trashigëmi edhe disa vese pansllave që nuk përkojnë fare me traditën autoktone ilire, “….Ti kremtojmë edhe humbjet…” . Kështu sëpaku bëjnë serbët dhe grekët! Përveç kësaj në sy të bie edhe një fakt tjetër i pakontestueshëm, biznes-patriotizmi i OJQ-ve shqiptare në FYROM, si dhe saga manipulative e partive tona në kuriz të të vrarëve e të burgosurve! B R A V O!? Sot është mjaftë lehtë të kuptosh këtë profil të partive dhe organizatave shqiptare në FYROM, ngase ata, veç më turpin kanë filluar hapur e pa drojë, ta gëlltisin me bukë dhe kur ia shtojnë edhe ujin kësaj ngrënke, e përtypin bile edhe më kollaj! Është mëse e qartë se këta, me kësisoj politikash të mbrapshta po mbrojnë interesat jo vetëm të grupit e klanit, por edhe të padronit, askush nuk del në mbrotje të qytetarit shqiptar të cilit ia kanë vrarë ose burgos djalin dhe të cilin këto subjekte sërish për nevojat e veta e të klanit e vënë në përdorim pa fije turpi në kampanja të ndryshme elektorale dhe jubilare si ky i fundit! Dhe më në fund bile edhe e dhunon në votime! As të mos mendojmë për interesat kolektive të popullit e atdheut, ngase këta nuk çajnë kokën me kësi punësh të rangut ” minor”, sipas tyre! Ata meren me intergrime, me EU, NATO etc!!! Pikërisht për interesa të vogla të natyrës materialste e inferioniste, në momente kyçe për kombin dhe fatin e tij, këta mbajnë qëndrime dallkauke! Përkundër kësaj politike qorre dhe materialiste, populli vazhdon të rënkojë nga plagët e marra dhe mjaftë goditëse jo vetëm në fizionominë dhe strukturën fizike të saj, por edhe në strukurën bazike të shpirtit dhe moralit më njerëzor individual e kolektiv. Kulmi i alogjikës politike dhe plagës kombëtare po mer trajta të paranojës dhe dita ditës po shëndrohet në normalitet jetësor, sikur çdo kusht duhet me e duru edhe terorizmin shtetëror edhe kamuflimin politik, edhe devijimin e kursit kolektiv të shqiptarëve për bashkim drejt intergrimit me shtetet okupuese unitare që nuk lejojnë shfrytëzimin e përparësisë së pozicioneve, për të mbetur shqiptarët nën robëritë shekullore sllave. Në këtë rast, kundër këtyre sistemeve të padronëve është vetëm platforma e bashkimit, e cila kundërshton, dhe i fton shqiptarët, të koordinojë veprimet e tyre dhe të mbajnë qëndrimin e këtij bashkimi. Në këtë dimension real dhe racional, në kohë zgjidhjesh dhe rregullimit të ri të ndërpresim manipulimet që na kushtojnë shumë, dhe të hapim portën e kësaj kauze! Qysh në hapat e para të vendosim relacionet e tolerancës ndërshqiptare. Të korrigjojmë qëndrimet e subjekteve që kanë në shkarjet programore. Të krijojmë strategjinë e marrëveshjes për pushtimin e struktures në dimensionet e hapësirës institucionale mbarëshqiptare! Kur unitaria vrastare sllave, do ta kuptojë se ne fuqizohemi drejt fitores, ata menjëherë do të shtojnë në zinxhirin robërues edhe një hallkë lirie, që të nisë të na godasë me dorën tonë. Dhe kjo me gjasë edhe do të ndodhë, për shkak se në nënqiellin tonë politik kombëtar, vegjetojnë kërkesat për plotësimin dhe realizimin e interesit vetiak, grupor e partiak. Vegjetojnë mbijetesat e krijuara nga ideologjitë dhe nga ndarjet me dhunë, e me projekte si në kohën e Shën Stefanit. Kërkesën tone të drejtë dhe natyrore, për të qenë të pavarur dhe të bashkuar e motivon qëndrimi i padronëve që paten synim strategjik të na zhbëjnë dhe përdorën sistematikisht dhunën dhe shtypjen e të gjitha mundësive rigjide, që i ushtruan kundër nesh në të gjitha kohërat. Shqiptarët gjithnjë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë më të nëpërkëmburit, si në arenën e përndjekjeve, shpërnguljeve me dhunë ashtu edhe në arenën e vrasjeve dhe mbijetesës! Në të njejtën kohë politika shqiptare pë rshkak të pamundësisë së veprimit racional, liferon idenë, se mjafton hapësira demokratike për shqiptarët kudo që ata janë!! Për cilën hapsirë demokratike po flasin ata?! Për hapsirën demokratike ku mbisundon ligji sllav mbi pronën shqiptare? Për hapsirën demokratike ku për shqiptarët ka vetëm dhunë, vrasje, shtypje, asimilime, ofendime në baza etnike, tanksa e hermelina, polici e burgosje të të pafjashmive, vetëm se janë shqiptarë!? Të nderuar, sëpaku mos bëni gjëra nga të cilat populli prej trishtimit do të detyrohet të ndërrojë lëkurën e vetë! Jeni pak më të logjikshëm, më human, më racional, para se të thoni diçka, mendojeni mirë, çka në fakt doni të thoni! Pastaj, çështja kombëtare nuk është çështje dëshirash e vullnetesh, jo të mire, e jo të këqinjë, por, ajo mbetet e ngulitur fortë në gjenetikën e të gjitha brezave, është tepër racionale e subjektive, ngase këtu nuk ka kolltuqe e materie, protagonist kryesorë këtu janë të gjithë ata që dhanë gjithë çka për lirinë e pavarsinë, për pragun e shtëpisë, nderin e krenarinë, e këta janë njerëz, krijesa të përbetuara kundër çdo lloj robërie e skllavërie, të pasionuar pas lirisë dhe mirëqenies sociale, politike dhe ekonomike. Sot për sot, nacionalizmi ndër shqiptarët është domësdoshmëri, dhe është koha e fundit që shqiptarët ta kuptojnë këtë.Bashkimi kombëtar, nuk duhet të shfrytëzohet nga partitë vetëm nëpër mitingje e parulla elektotale, por përkundrazi ajo duhet të jetë shtylla kryesore zhvillimore e programeve të tyre politike, dhe njëherit A-ja dhe Zh-ja, strategjiko- politike e tyre! Politikanët tanë edhe mëtutje vazhdojnë me avazin e tyre, tani ata mundohen që te elektorati jonë të mbjellin frikën nga njëra anë sa për ta fuqizuar “Fenomenin e Omertës” – mbylljes së gojës, ndërsa nga na tjetër, ata mundohen të mbjellin mbi shqiptarët e denigruar, kulturën evropiane dhe gandizmin e pafundshëm, që këta politikomanë përpara syve të të huajve të duket modern e paqësor, gjë që shqiptarët e dëshmuan para se këta te fundit të lindin. Kompleks tipik shqiptar! Siç duket neve më shumë na intreson se çdo na thotë i huaji për veten tonë, se sa ajo se si na dine, e çthotë shtëpia!? I tërë ky mund, e gjithë kjo sakrificë, i tërë ai gjak e lot i derdhur nëpër dekada e shekuj ka vetëm një emër: BASHKIM, LIRI, PAVARËSI!!! Në këtë drejtim mund të flasim vetëm për modalitet e bashkimit, por jo edhe për dëshirën e subjekteve politike për ta bërë ate ose jo. E
dhe Vietnami i veriut me atë të jugut u bashkuan bile ky i pari ia imponoi bashkimin Vietnamit të jugut. E gjithë bota u ngritë në këmbë. Por pëgjigja e tyre ishte shumë e shpejtë e saktë dhe mjaftë humane: “….JEMI NJË KOMB, NA KENI NDARË ME DHUNË …”, ja kështu vietnamezët vepruan për veten e tyre. Fundja të drejtën e popujve për bashkim e vetëvendosje e garantojnë edhe dokumentat bazë si dhe rezolutat mbi këto të drejta pranë OKB-së, siç janë:

a) Rezoluta e OKB – se, nr 637 data 16.12.1952, e cila sanksionon të drejtën e vetëvendosjes së popujve si parakusht për respektim të plotë të të drejateve të njeriut-kombit. b) Rezoluta nr.1514 data 14.12.1960, ku thekson “ Integrami i një teritori etnik duhet të jetë rezulltat i shprehjes së vullnetit të lirë të popujve të atij teritori” c) Rezoluta nr.1815 data 14.12.1963 , ku thekson “ E drejta e vetëvendosjes ështe një ndër parimet baze të së drejtës ndërkombëtare mbi të cilën duhet mbështetet patjetër edhe politika e ekzistencës paqësore”. d) Rezoluta nr.2625 data 24.12.1970, mbi parimin e barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve ku në piken e parë të saj thuhet “ Krijimi i shteteve të pavarura dhe sovrane, bashkimi i lirë me ndonjë shtet tjetër të pavarur varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli që mbështetjen e ka në realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, prandaj cfarëdo forme tjetër shtetërore që imponohet me forcë ndaj një populli të një teritori të caktuar, duke e sjellë atë në pozitë të pabarabartë dhe të mvarur, përbën shkelje flagrante të vetëvendosjes dhe të drejtave të barabarta të atij populli . 

Prandaj edhe duhet të ecim drejt bashkimit për pavarësi!

Në këtë drejtim, shqiptarët e FYROM-it, për hir të asaj që kanë subjekte poltike që tradhëtojnë, duhet sa e më shpejtë të shpalosin kërkesën e tyre humane për bashkim me Shqipërinë, dhe si kompromis mund të pranojnë vetëm jetësimin e Republikës së Iliridës në suaza të një sistemi federativ, me të drejtën e popullit të saj për vetëvendosje. Nëqoftëse politika shqiptare në këtë vend, bënë veprime që nuk janë në shërbim të bashkimit kombëtar, atëherë kjo do të quhet si veprim negativ, dhe këta do të llogariten si tradhëtar të çështjes sonë të pazgjidhur. Përveç këtyre argumenteve normative dhe realo-jetësore, me premisa kombëtare e ndërkombëtare, që e arsyetojnë bshkimin e qetë dhe të sigurtë të shqiptarëve janë edhe argumentet e shumta historike, ku një ndër ta është edhe ai se në kuvendin e Vlorës, përveç delegatëve nga trojet tjera të Shqipërisë , thuhet midis 63 delegatëve, 16 ishim nga Kosova, nga kryeqendra e saj Shkupi ndërsa 7 nga Çamëria. Poashtu vlenë të potencohet edhe ajo se pikërisht minister i parë i mbrojtjes në qeverinë e Ismail bej Qemalit ishte Mehmet pashë Dëralla nga Gradeci i Gostivarit. Kjo tregon shumë, jo vetëm për faktin se në këtë ngjarje kishte patriotë nga e gjithë hapsira shqiptare, por edhe nga fakti se në këtë datë edhe sot neve na kujtohen ditët kur atdheu na kërkonte të bashkuar, e ne, edhe tash të ndarë e të sharë në mes veti! Pra le të jetë kjo ditë dita e vetëndërgjegjësimit tonë, dita e rimëkëmbjes dita e përkujtimit të sakrificave të të gjitha atyre gjeneratave që lufuan e luftojnë për lirinë dhe bashkimin tonë!?

Rroftë dita e 28 Nëntorit! 
Rroftë dita e Flamurit, dita e shqiponjës krahëgjëre që mbi male fluturon e lirë! Lavdi, lavdi, dëshmorëve të kombit!!!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button