Dokumenti i parë i WikiLeaks: Shqipërisë iu dhurua anëtarësimi në NATO

Nis publikimi i materialeve sekret të ambasadave amerikane në botë. 452 dokumente janë të ambasadës amerikane në Tiranë. Disa prej tyre janë sekret, pjesa tjetër janë konfidencialë

Dokumenti i parë i WikiLeaks: Shqipërisë iu dhurua anëtarësimi në NATO

Në faqen WikiLeaks kanë nisur që të publikohen dokumentet sekrete të ambasadave amerikane në vende të ndryshme të botës. Shqipëria përmendet në 822 dokumente që pritet të publikohen në website-n e njohur. Ndërkohë, nga ambasada amerikane në Tiranë do të publikohen 452 dokumente. Nga këto 1 është “dokument sekret jo për të huaj, 8 janë dokumente sekretë, 147 janë dokumente konfidencialë, 169 dokumente janë të paklasifikuar/ për shërbim zyrtar dhe 125 dokumente janë të paklasifikuara. Ndërkohë, siç mësohet, për kryeministrin Sali Berisha ka plot 24 dokumente. Shumica e dokumenteve të ambasadës amerikane, që do të publikohen në këtë faqe, i përkasin tre viteve të fundit. Gjithashtu shumë dokumente janë të periudhës 2005-2006. Dokumentet për Shqipërinë nisin që nga viti 1997, por janë shumë të pakta në atë periudhë.
WikiLeaks ua ka dorëzuar materialet e plota prej më shumë se 250 mijë dokumentesh pesë medieve kryesore në botë, ndërsa ka nisur publikimin e tyre në faqen në internet. Por deri vonë ajo ka publikuar vetëm 243 dokumente. Në ditët në vijim pritet të publikohet pjesa tjetër.
Nga vezhgimi qe po bejme te dokumenteve sekrete,ky eshte dokumente i dt.2008-01-23 ora14:02 me po kte nr ID

—————————————————————————-
ReferenceID    Date                         Classification       Origin
08PARIS114    2008-01-23 14:02    CONFIDENTIAL   Embassy Paris

VZCZCXRO9064
OO RUEHBC RUEHDE RUEHDIR RUEHFL RUEHKUK RUEHKW RUEHLA RUEHROV RUEHSR
DE RUEHFR #0114/01 0231453
ZNY CCCCC ZZH
O 231453Z JAN 08
FM AMEMBASSY PARIS
TO RHEHAAA/WHITE HOUSE WASHDC IMMEDIAT
E RUEHC/SECSTATE WASHDC IMMEDIATE 1745
INFO RUEHZL/EUROPEAN POLITICAL COLLECTIVE PRIORITY
RUCNIRA/IRAN COLLECTIVE PRIORITY
RUEHKV/AMEMBASSY KYIV PRIORITY 0534
RUEHMO/AMEMBASSY MOSCOW PRIORITY 6031
RUEHSI/AMEMBASSY TBILISI PRIORITY 0484
——————————————————————————
Megjithatë, në këto pak dokumente, Shqipëria shfaqet njëherë, në një bisedë mes tre zyrtarëve, dy prej tyre francezë, njëri këshilltar i kryediplomatit, Kushner dhe tjetri i presidentit Sarkozi së bashku me një ndihmës në Departamentin për Çështje të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara. Diskutimi bëhet përpara pranimit të Shqipërisë në NATO. Këshilltari i kryediplomatit francez thotë se Franca është dakord për të pranuar Kroacinë në NATO, por shton se Shqipërisë i është dhuruar ky anëtarësim për shkak se nuk ka luftuar sa duhet korrupsionin. Ky qëndrim bie në kundërshtim me të gjithë retorikën e kryeministrit Sali Berisha se ky ishte një anëtarësim i merituar, që erdhi pas reformave të shumta të qeverisë. Dokumenti mban numrin 08PARIS114 dhe është regjistruar në datë 2008-01-23 në orën 14:02. Dokumenti është konfidencial.
Ndër dokumentet e tjera, një pjesë e mirë i përket ambasadës amerikane në Turqi. Amerikanët shprehin shqetësim për tendencën e re të Turqisë për të përhapur neo-otomanizmin në Ballkan. Fjalimet e qëndrimet e Ministrit të Jashtëm të Turqisë janë parë me shqetësim nga ambasada amerikane.

Back to top button