TE MAJTE DHE TE DJATHTE,TRADHTIA, GËNJESHTRA, SHPIFJA, PËÇARJA, OPORTUNIZMI DHE ANTIBASHKIMI E VRASIN RIBASHKIMIN!

Kryediplomati i diplomacisë së Tiranës zyrtare, Edmond Haxhinasto së bashku me ministrin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha e krtikuan, e atiketuan, e sulmuan, e shpërfytyruan dhe e mohuan të drejtën natyrore historike të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale për Ribashkim kombëtar, territorial dhe shtetëror, kurse unionistët, nacionalistët, demokratët dhe progresitët shqiptarë, deri tani, nuk e panë të arsyshme, as të udhës që me fakte dhe me argumente të parrëzueshme, ta hidhnin poshtë atë deklaratë të rreme antishqiptare, sepse i ka zënë gjumi i thellë i politikës ditore se si të “mbijetojnë” politikisht dhe diplomatikisht në “fqinjësi” paqëtuese dhe, të kenë marrëdhënie të mira me antibashkuesit e kombit dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale(!) 


Një kompromis i tillë është fatkeqësia më e madhe dhe më absurde që e pengon dhe e zvarrit procesin e ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Një politikë e tillë në stilin “tërhiqe e mos këput”, është armiku më i rrezikshëm për interesat vitale të ribashkimit të kombit shqiptar, përkatësisht të zgjidhjes përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

Politika e mjerë kolaboracioniste e unionistëve me antibashkuesit, është e dëmshme, dështuese dhe kapitulluese për procesin e ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Me qeveri, parlamente, parti politike, lëvizje, fronte, shoqata e klube me parashenjë demokratike dhe patriotike, tanimë, jemi stërngopur, sepse deri më sot nuk kanë terguar asnjë rezultat konkret politik, demokratik, diplomatik dhe juridik në zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan..

Pse unionistët e ribashkimit kombëtar shqiptar, nuk reagojnë, as nuk protestojnë botërisht kundër dekalaratës famëkeqe antibashkim kombëtar dhe antibashkim të Shqipërisë Etnike Natyrale?!

Ata, që tanimë janë dëshmuar se janë kundër bashkimit “kanë të drejtë” ta luftojnë bashkimin në çfarëdo forme qoftë, duke përfituar aleatë të brendshëm dhe të jashtëm të tyre

Mirëpo, ata që janë betuar para popullit dhe janë deklaruar para bashkësisë ndërkombëtare se, do të veprojnë dhe do të kontribuojnë në dobi të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, nuk kanë të drejtë të bëjnë gabime, të bëjnë kompromise dhe koncesione me antibashkuesit në kurriz të interesit të përgjithshëm të popullit dhe të Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga oferta e shërbimeve të “vullnetit të mirë” të tyre brenda apo jashtë atdheut.

Duhet të jemi të vetëdijshëm, të arsyeshëm dhe realistë, sepse vetëm distancimi me kohë nga fundërrinat kolaboracioniste antikombëtare, mund të na garantojë ecjen përpara drejt sensibilizimit, afirmimit dhe të zgjidhjes përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

Ajo që më së shumti dhe, me të drejtë po brengos, jo vetëm unionistët e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, por edhe mbarë kombin shqiptar, është politika e gabuar dhe e keqorientuar zyrtare shqiptare (Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Shkup, Ulqin, Preshevë, e cila publikisht është deklaruar dhe identifikuar me JO-në e saj se, hëpërhë nuk pranon kurrfarë politike që shpie drejt ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Etnike.

Kështu, si këtu e njëzet vite më parë, edhe kohëve të fundit, politika dhe diplomacia zyrtare e Tiranës, nuk ka ndërruar kursin antibashkim.

Këtë e dëshmoi, edhe “batarja më e re” e kryediplomatit të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i cili në takimin e tij zyrtar me ministrin e qeverisë së Malit të Zi, Ferhat Dinosha, bërë në Tiranë, më 13 nëntor 2010, ndër të tjera, deklaroi se “ Lista për SHQIPËRINË NATYRALE ËSHTË E PAVLERË, E DËMSHME, E PAREALIZUESHME DHE, PARA SË GJITHASH, E DREJTUAR KUNDËR SHQIPTARËVE ETNIKË NË RAJON.”!!!

Përmbajtja e kësaj teze akuzuese kundër ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Natyrale, është jo vetëm e barasvlershme, por edhe ua tejkalon tezave antishqiptare të shkencës, të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës kolonialiste të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të “Maqedonisë” se, ribashkimi shqiptar më së shumti po i rrezikuaka vetë shqiptarët!?

Kjo tezë e papritur si “reja për së kthjellti” kundër ribashkimit shqiptar, para së gjithash ka karakter vetëmohues, diletant politik dhe diplomatik, si dhe ka karakter përçarës, urrjetës dhe armiqësor, sepse pa asnjë fakt dhe argument të qëndrueshëm i apostrofon shqiptarët që të ngrihen në këmbë për ta kontestuar dhe denoncuar ribashkimin e kombit dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale!?

Kjo është thirrje për vetëvrasje! Kjo është thirrje që shqiptarët të heshtin dhe të pajtohen me statusin e tyre fatkeq të deritashëm njëqindvjeçar të robërisë dhe të tiranisë së sundimit kolonial dhe gjenocidal serb, malazez, grek dhe “maqedon”!

Kjo është thirrje që para botës mbështetë dhe justifikon tezat falsifikuese dhe sofistikuese serbo-malazeze, greke dhe “maqedone” se “nuk ekziston çështja e pazgjidhur koloniale dhe kombëtare shqiptare në Ballkan”.

Se në çfarë stadi “është zgjidhur” çështja kombëtare shqiptare në Ballkan, këtë e vërteton edhe statusi politik, nacional dhe territorial i gjysmës së kombit shqiptar nën Mal të Zi, nën Greqi, nën Serbi dhe nën “Maqedoni”.

Për më tepër, moszgjidhjen e deritashme të statusit kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan, e provuan edhe tri luftrat e fundit në Kosovë (UÇK), në “Maqedoni” (UÇK) dhe në Serbi (UÇPBM).

Unë i “kuptoj” serbët, grekët, malazezët, dhe “maqedonët” pse e kritikojnë dhe e denoncojnë ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Natyrale (kjo është tejet e thjeshtë për t’u kuptuar, sepse Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe “Maqedonia”, edhe sot janë duke mbajtur peng mbi 50% të shqiptarëve dhe të territoreve etnike të Shqipërisë Natyrale), mirëpo, assesi nuk jam në gjendje që t’i kuptoj ata shqiptarë (politikanë, diplomatë dhe shtetarë etj.), të cilët brenda këtij njëzetvjeçari (1990-2010) botërisht janë prononcuar me deklaratat e tyre absurde antishqiptare, se gjoja RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE DHE I SHQIPËRISË NATYRALE, “është utopi, i dëmshëm, i paarritshëm dhe jorealist për vetë shqiptarët.”!?

Në lidhje me këtë filozofi iracionale të këtij fenomeni të shëmtuar politik dhe diplomatik shqiptar, shtrohet kjo pyetje: – Po, kur vetë shqiptarët, në forma të ndryshme naive, çoroditëse politike partiake, e mohojnë vetëvetën përpara armiqve kolonialistë pushtues dhe përpara botës, atëherë, pse amalgama serbo-malazeze-maqedone dhe greke, të “mos ketë të drejtë” ta kritikojë, ta akuzojë, ta gjykojë, ta luftojë, ta përndjekë, ta burgosë dhe ta vrasë” idenë dhe aspiratën shekullore të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale?

Thjesht, logjika racionale e thotë se, kolonialistët serbë, malazezë, grekë dhe “maqedonë” nuk është çudi pse në të gjitha format e luftojnë rbashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sepse e kanë “mizën mbas veshi” se, mos sot, nesër, patjetër, janë të detyruar që të heqin dorë nga tokat e pushtuara dhe të aneksuara të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, kursesi nuk është e pranueshme teza më e re e humorit të zi politik dhe diplomatik antibashkim e tandemit Edmond Haxhinasto dhe Ferhat Dinosha se, kinëse “Lista e Shqipërisë Natyrale, para së gjithash është e dëmshme për inetresat e shqiptarëve në rajon.”


Përkundrazi, “Lista e Ribashkimit të Shqipërisë Natyrale” (e hartuar nga autori Dr. Koço Danaj, sipas së drejtës natyrore, historike, kombëtare dhe, sipas së drejtës së vetëvendosjes, duke marrë parasysh realitetet, edhe më të reja, të krijuara në Ballkan gjatë dy dekadave të shkuara) është realitet i pashmangshëm, që kërkon zgjidhje urgjente të drejtë përfundimtare, jo vetëm për popullin shqiptar, por për mbarë popujt e Ballkanit, nëse duan të kenë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe, të jetojnë në harmoni dhe në paqe me shqiptarët. Kjo është arsyeja dhe realizmi politik, pse të gjithë shqiptarët si në atdhe, ashtu edhe në diasporë, duhet të kërkojnjë që, sa më parë të jetë e mundur, të organizohet mbajtja e Konferencës eurondërkombëtare-“Londra – 2”, ashtu siç parashikon “Platforma e Shqipërisë Natyrale”, e konceptuar nga autori i saj Koço Danaj.

Ndryshe, nëse sot, nuk zgjidhet çështja kombëtare shqiptare, drejtësia, demokracia, bashkëpunimi, paqja, siguria, mirëqenia dhe stabiliteti në Ballkan, do të jenë vetëm nocione abstrakte dhe të paarritshme për popujt e Ballkanit, sepse pa njohjen e së drejtës së vetëvendosjes dhe të ribashkimit të shqiptarëve, askush në rajon, nuk do të bëjë gjumë të rehatshëm dhe të qetë, por, edhe më tutje, do të jetojë nën trysni dhe në ethe të mosmarrëveshjeve, të konflikteve dhe të luftrave eventuale, pavarësisht nga parashikimet e sotme iluzioniste të politikës kozmopolitiste dhe jorealiste të Tiranës dhe të “ekspoziturave” të saj në Prishtinë, në Tetovë, në Shkup etj.

“Prokurorëve” shqiptarë të Ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Natyrale, duhet t’u themi stop, mos e mashtroni, mos e gënjeni, mos e frikësoni dhe mos e manipuloni popullin shqiptar, sepse Ribashkimi i Shqipërisë Natyrale nuk e kërcënon, nuk e dëmton, as nuk e rrezikon në asnjë mënyrë kombin shqiptar, por e fuqizon dhe e shpëton nga robëria kolonialiste shekullore sllave.

Kjo është e vërteta, e cila përgënjeshtron dhe e përtrollis tezën diletante politike dhe diplomatike të tandemit Edmond Haxhinasto dhe Ferhat Dinosha se “ Lista e Shqipërisë Natyrale është e pavlerë, e dëmshme, e parealizueshme dhe, para së gjithash, e orinetuar kundër interesave të shqiptarëve etnikë në rajon.”(!)

Pse teza antibashkim e Haxhinastos dhe e Dinoshës nuk u bë çështje as nga politika zyrtare, as nga politika dhe propaganda opozitare shqiptare në trevat e Shqipërisë Etnike Natyrale, as në diasporë?!

Së pari, është e çuditshme dhe e pajustifikueshme pse ideologu dhe strategjisti-autori i Platformës së Shqipërisë Natyrale, Dr. Koço Danaj, nuk e pa të udhës, që zyrtarisht në emër të “Listës së Shqipërisë Natyrale”, të promovuar dhe të aprovuar në Konferencën Mbarëkombëtare Shqiptare, bërë në Tiranë, më 30 Tetor 2010, nuk iu kundërpërgjigj fare akuzës së rëndë ofenduese, diskredituese dhe armiqësore të tandemit Edmond Haxhinasto-Ferhat Dinosha, bërë në adresën e “Listës së Shqipërisë Natyrale”, e cila më 30 tetor të këtij viti, u miratua nga qindra delegatë shqiptarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë Etnike dhe nga diaspora?!

Së dyti, pse të gjitha ato subjekte të panumërta politike shqiptare, të deklaruara me program politik dhe kombëtar për ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike, asnjëra prej tyre nuk e ngriti zërin që ta përgënjeshtronte dhe ta hudhte poshtë si të pavërtetë tezën antibashkim të Haxhinastos dhe të Dinoshës?!

Së treti, pse akademitë dhe institucionet e rëndësishme kombëtare dhe shtetërore, nuk e kundërshtuan tezën denoncuese, të rreme, të turpshme dhe absurde të tandemit Haxhinasto-Dinosha, kur të gjithë e dijmë se, ribashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike nuk pëbën kurrfarë rreziku për shqiptarët (por vetëm për kolonialistët dhe kolonializmin sudnues mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike), nuk është kurrfarë kërcënimi, nuk ka asnjë promil të karakterit dëmtues të qenies shqiptare dhe të interesit të saj as në planin e brendshëm, as në atë ndërkombëtar, nuk është utopi, nuk i dobëson, nuk i përçan, as nuk i armiqëson shqiptarët mes veti, por i vetëdijëson, i zgjon nga gjumi shekullor, i frymëzon, i mobilizon dhe i forcon si një trup të vetëm të pathyeshëm, që ta shkundin dhe ta varrosin përgjithmonë sundimin kolonial dhe gjenocidal sllav nga shtëpitë dhe nga trojet e tyre etnike shqiptare.

Parimisht, unë admiroj dhe mbështes çdo shqiptar, çdo institucion, çdo subjekt politik me përmbajtje kombëtare shqiptare, që synon, angazhohet dhe kontribuon me vepra konkrete për shkolonizimin, vetëvendosjen dhe ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, por kategorikisht nuk jam bashkëmendimtar, nuk mbështes dhe nuk pajtohem me heshtjen, me oportunizmin, me hipokrizinë, me arrogancën e atyre, që bëjnë politikë për “hesapet” e tyre, për klanet e tyre, për partitë e tyre, për ideologjitë e tyre, për mahallat dhe për provincat e tyre, në emër të demokracisë, të patriotizmit dhe të ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Etnike, e nuk dijnë, nuk kanë vizionin, nuk kanë dinjitetin, nuk kanë guximin, e as sedrën që të ballafaqohen me të keqen, që përditë e më shumë po i kanoset dhe po e sfidon ribashkimin edhe si ide, edhe si realitet, edhe si të vërtetë të identitetit kombëtar, shtetëror dhe territorial të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Kështu, me heshtje, me kompromise të panatyrshme, me arrogancë, me prepotencë lideriste dhe bajrakteriste, nuk mund të ëndërrohet, e jo të artikulohet dhe të kurorëzohet e drejta natyrore dhe historike e shqiptarëve mbi Shqipërinë Etnike Natyrale.

Nuk duhet të vetëmashtrohemi se vetëm me krijimin e sa më shumë subjekteve të ndryshme statike politike, do jemi më afër sendëretimit të objektivit tonë shekullor-ribashkimit kombëtar shtetëror dhe territorial etj.

Përkundrazi, edhe ky njëzetvjeçar i fundit dëshmoi se, numri enorm i partive politike shqiptare, jo që nuk e zgjidhi çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan, por edhe më shumë e heshti, e ngulfati, e margjinalizoi, e anshakaloi dhe e “konservoi” për një shekull tjetër, duke konsideruar se shkolonizimi, vetëvendosja dhe ribashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike Natyrale, “është temë e tejkaluar dhe regresive”, ashtu siç kanë deklaruar së fundi, edhe kryediplomati i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe ministri në qeverinë e Malit të Zi, Ferhat Dinosha se: “ Lista e Shqipërisë Natyrale është e pavlefshme, e dëmshme, e parealizueshme dhe, para së gjithash e drejtuar kundër interesave të shqiptarëve etnikë në rajon.”!?

Të gjithë ata intelektualë akademikë shqiptarë, subjekte politike shqiptare (pozitë dhe opozitë), që deri tani nuk e kanë kritikuar këtë tezë skandaloze antibashkim, do të thotë se pajtohen me mesazhin e saj antishqiptar, antidemokratik, antipaqësor dhe anticivilizues!

Së fundi, duhet të themi se, fati dhe e nesërmja e ribashkimit të shqiptarëve dhe e Shqipërisë nuk varet nga numri i madh i partive, por nga ndërgjegjja e pastër dhe vendosmëria konsekuente e elementit patriotik kombëtar dhe atdhetar shqiptar, jo nga politika e harangave të subjekteve të ndryshme politike zyrtare dhe opozitare, të cilat qe njëzet vjet (ashtu sikurse politika dhe diplomacia zyrtare e Tiranës, e Prishtinës dhe e Tetovës) nuk kanë bërë asgjë për rindërkombëtarizimin dhe për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button