Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Wikileaks: “Shqipëria e madhe, do të destabilizojë Ballkanin” | My CMS

Wikileaks: “Shqipëria e madhe, do të destabilizojë Ballkanin”

Lufta a Kosovës në 1999 dhe mundësia e krijimit të një Shqipërie të Madhe duke se e ka nervozuar tej mase Athinën zyrtare. Kjo bëhet e ditur sipas një raporti të Kongresit amerikan, të publikuar së fundmi edhe në Wikileaks. Raporti i hartuar në 27 maj të vitit 1999 nga specialistja e çështjeve të jashtme në Departamentin e Shtetit, Carol Migdalovitz, përshkruan situatën në Ballkan gjatë luftës së Kosovës dhe frikën e Greqisë se kjo mund të shkatërrojë ekonominë e vendeve të rajonit dhe nëse një rezolutë për Kosovën mund të mbështetet, nxit edhe mundësinë për krijimin e një Shqipërie të Madhe. “Greqia i frikësohet një rezolutë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit që do të krijonte një shtet të pavarur, por në vetvete do të nxiste krijimin e Shqipërisë së Madhe, që do të destabilizonte rajonin dhe do të provokonte një luftë më të gjerë”, shkruhet në këtë dokument.

Destabilizimi
  “Kryeministri grek, Kostas Simitis bën të ditur se refugjatët nuk janë vetëm çështje humanitare, por edhe politike dhe mund të çojnë në destabilizimin e rajonit, thuhet në raport. “Ai shpreh shqetësimin se ekonomitë e Greqisë dhe FYROM (Maqedonisë) nuk do të mund t’i mbijetojnë pasojave të fluksit të refugjatëve. Por, ajo të cilës Simitis dhe Athina zyrtare u frikësohen më shumë është fakti se nëse refugjatët kosovarë shkojnë në zonat jugore të Shqipërisë, ku banon minoriteti grek, atëherë mund të ketë konflikte mes tyre. Sipas Athinës, “Greqia do të mbrojë të vetët dhe Turqia do të shfaqet menjëherë në ndihmë të qeverisë shqiptare, duke përfituar nga rasti”.

Mosmarrëveshjet
Raporti thekson gjithashtu se Athina i ka zgjidhur në mënyrë diplomatike konfliktet me Tiranën lidhur me të drejtat e minoritarëve dhe vendi do të vazhdojë të ndjekë të njëjtin kurs. Por, sipas këtij raporti, në një tjetër skenar që përshkruhet nga Athina, refugjatët mund të tentojnë të hyjnë në territorin grek dhe në këtë rast do të zmbrapseshin me forca nga forcat ushtarake, gjë që do të nxiste Turqinë të ndihmonte Shqipërinë në këtë konflikt. Greqia strehon rreth 400,000 emigrantë shqiptarë dhe do të ishte tepër i ndjeshëm reagimi i tyre ndaj keqtrajtimit të emigrantëve. Nga ana tjetër, thekson raporti, Greqia i frikësohet pavarësisë së Kosovës, që në vetvete do të nxiste krijimin e Shqipërisë së Madhe, që do të destabilizonte rajonin dhe do të provokonte një luftë më të gjerë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button