Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë së shpejti mund të mblidhet për copëtimin e trojeve shqiptare në vitin 1913 | My CMS

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë së shpejti mund të mblidhet për copëtimin e trojeve shqiptare në vitin 1913

Brenda pak kohësh Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mund të mblidhet për të shqyrtuar edhe një tjetër rast që lidhet me shqiptarët. Në janar të vitit të ardhshëm, drejtori i Qendrës së Prognozave Politike dhe Sociale në Tiranë, Koço Danaj, do ta paraqesë një ankesë në GJND kundër Konferencës së Londrës të vitit 1913, në të cilën u vendos ndarja e trojeve shqiptare.

Në një intervistë për median kosovare Danaj ka konfirmuar se ka mbledhur gjithë materialin me fakte e dëshmi se ajo konferencë, në të cilën u morën vendime në dëm të shqiptarëve 103 vjet më parë, është e paligjshme.

Për këtë arsye, Danaj do të kërkojë një mendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse Konferenca e Londrës mori vendim të paligjshëm dhe në dëm të shqiptarëve.

“Përderisa na thonë veproni në mënyrë demokratike, ne po veprojmë siç do bota – në mënyrë demokratike. Pra, përjashtojmë dhunën, përjashtojmë luftën”, ka thënë ai duke e vlerësuar Konferencën e Londrës, në të cilën përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, Francës dhe të Rusisë morën vendim ta njihnin shtetin e Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor të 1912-s në kufijtë e sotëm, ndërsa territoret e tjera shqiptare, përfshirë dhe Kosovën, të mbeteshin jashtë.

Shqiptarët prej asaj kohe mbetën të ndarë në pesë shtete. Për ta ndryshuar këtë realitet dhe për ta krijuar atë që profesor Koço Danaj e quan Shqipëria natyrale, për çka ka hartuar edhe një platformë dhe një listë në të cilën janë nënshkruar qindra intelektualë shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare, në dhjetor të këtij viti do të kërkojë mendimin e GJND-së.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button