Shqipëria…

Na ishte e s’na ishte njehërë

Nëse dijmë të mendojmë sado pak me kokën tonë, ne e ndiejmë se flamuri shtetëror i Kosovës është flamur i dhunshëm, i cili erdhi sipas një procesi të njëllojtë politik, prandaj mund ta konsiderojmë si flamur të pakos së Ahtisaarit sepse ai doli nga ajo dhe jo sipas vullnetit politik të qytetarëve shqiptarë të Kosovës! Flamuri i yjeve patetik s’erdhi as me referendum e as me vullnet politik të heshtur. Në zemrat tona ajo përherë do të ketë protestë.

Rrugëtimi jonë kaloi nëpër plumba, nëpër luftëra dhe ideali i shenjtë i dëshmorëve tanë, dhe jo vetëm i luftës së fundit nuk ishte ky flamur i dhunshëm por ai që e kemi pasur përherë. Flamuri ynë është dhe do të jetë shqiponja e zezë me sfondin e kuq. Dëshmorët nuk ranë vetëm për Kosovën por për një Shqipëri të vetme. 28 nëntori si festë kombëtare u shlye, nuk u njoh nga Ahtisaari sepse nuk na përkiste neve si shqiptarë të Kosovës. Atë nuk e njohën edhe politikanët e parlamentit të Kosovës. Ndaj edhe në këtë nëntor të shenjtë, rrugëve të Kosovës nuk u vendos flamuri kuq e zi, atë e bën aktivistët e Vetëvendosjes dhe për ironi disa u arrestuan nga disa policë serb të Policisë së Kosovës! Deri kur do të arrestohemi për flamurin tonë. Deri kur? 044.366.267 Shqiptarët, nëpër kalendarin historik nuk u qetësuan asnjëherë edhe pse kaluan nëpër një dhunë sistematike. Ne, asnjëherë nuk u ndalëm për të kërkuar Shqipërinë tonë. Të rënët tanë dhanë jetën për Shqipërinë. Mjafton të shikojmë betimin e ushtarit të luftës së fundit në Kosovë. Pavarësisht, ndikimeve të cilat vijnë si rrjedhojë anti – kombëtare se shqiptarët e Kosovës, kosovarët dallojnë nga shqiptarët e Shqipërisë, ato nuk do të mund ta shtrijnë rrjetin e perceptimeve për të na shaluar idenë e Shqipërisë së Bashkuar. Edhe poqëse është kështu atëherë si do ta quajnë veten shqiptarët e Maqedonisë, ata të Malit të Zi, të Çamërisë. Prandaj këto ndikime të cilat vijnë si trysni ndërkombëtare, të bashkuar me atë institucionale në Kosovë, vështirë që do të mund ta shpërbënin afektin dhe idelaet tona për një ëndër shumë më të vjetër shtetërore se sa vetë ato që bëjnë trysni! Flamuri i yjeve dhe e kaltërsinave nuk simblozon dhe nuk shpreh trajtën estetike ashtu siç shihet në të vëretëtë. Europa e Bashkuar, e utopizuar dhe e shkallëzuar ektremisht në flamurin dhe në himnin shtetëror shpreh një estetikë të dhembshme, një estetikë pa kurrëfarë kuptimi. Flamuri na tregon se ne jemi njëlloj shteti i pashtet, i kërrusur për kusure të Bashkësisë Europiane. Yjet e flamurit na tregojnë shumë qartë se çfarë padrejtësie na bëhet neve si popull. Krijimi i shtetit multietnik është një angushti me shumicë shqiptare dhe me 3 apo 4 për qind me pakica kombëtare. Himni shtetëror, nuk ka tekst poetic Ajo kryesisht na jipet mbi bazat e një instrumentali të pakuptimtë. Ne, as me flamurin dhe as me himnin e Kosovës nuk unifikohemi, aty asgjë s’ka që ka të bëjë me historinë dhe kulturën tonë. Aty asgjë nuk flet dhe nuk është shqip. Prandaj himni dhe flamuri ynë do të mbetet ai shqiptarë. Ëndëra jonë e përjetshme do të jetë Shqipnia!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button