Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
TRADHTARI SALI BERISHA SI KOSTAS SIMITIS GREK KUNDËR BASHKIMIT TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË!? | My CMS

TRADHTARI SALI BERISHA SI KOSTAS SIMITIS GREK KUNDËR BASHKIMIT TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË!?

Siç bën të ditur Radio Kosova e Lirë, duke u bazuar në burimin e gazetës zvicerane “Tages-Anzeiger”, Sali Berisha ka pohuar se “ bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ishte një gabim, edhe pse ai edhe vetë dikur ka menduar për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm, por tani konsideron se një ide e tillë është e gabuar. Kush mendon se me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë do të zgjidhej çështja shqiptare në Ballkan, ai gabohet, ose ka qëllim të nisë konfliktin.”( www.radiokosovaelire.com/03.12.2010).

Fare nuk është e vërtetë se ngritja, riaktualizimi mbështetja dhe artikulimi i idesë për bashkimin e Kosovës me Shqipëri, përkatësisht për bashkimin e Shqipërisë Etnike, “është gabim” dhe shkakton “konflikt” siç ka deklaruar Sali Berisha, ashtu në frymën denoncuese të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës serbomadhe të Beogradit dhe të aleatëve të Serbisë. Përkundrazi, kërkesa për bashkimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, është drejtësi, është realitet, është paqe dhe, mbi të gjitha është obligim moral, profesional, kombëtar, politik, propagandistik dhe diplomatik, që urgjentisht kërkon zgjidhje, pikësëpari nga Tirana zyrtare, jo demaskim, injorim, margjinalizim dhe murkullim të saj, si këtu e 100 vjet më parë.
Nuk është kjo hera e parë që Kryeministri i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Dr. Sali Berisha është deklaruar botërisht dhe paturpësisht kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Tradhtia nuk ka brirë! Të luftosh bashkimin kombëtar për hile dhe për hatër të të gjithë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, ky është kulmi i tradhtisë dhe i shitjes së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror.

Që në fillim, duhet të them se, ishte fat i madh për shqiptarët dhe për Shqiërinë, që Sali Berisha ende nuk ishte lindur, nuk jetoi në atë kohë dhe, nuk pati rastin që të mirrte pjesë në Kongresin e Berlinit (1878), në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913) dhe në Konferencën e Paqes së Versajës (1919), sepse ndër të parët, do t’i votonte dhe do t’i nënshkruante të gjitha vendimet e gabuara historike antgishqiptare të Fuqive të Mëdha të Evropës, me qëllim që të mos i prishte lidhjet dhe marrëdhëniet eknomiko-politike, tregtare dhe diplomatike me Serbinë, me Malin e Zi dhe me Greqinë, si dhe me Evropën e atëhershme.

Me përjashtim të Esat Pashë Toptanit, të Sali Berishës, të Alfred Mojsiut, të Edmond Haxhinastos, Ferhat Dinoshës, asnjë nga shtetarët e derisotëm të Shqipërisë, nuk e kanë kundërshtuar hapur bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

<span>Pse Sali Berisha është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, bashkim ky, që është çelësi parësor për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan?</span>

Përgjigjja është tejet e thjeshtë, do ta ruajë kulltukën e vet së bashku me bashkëmendimtarët dhe me ithtarët e tij kundër bashkimit, sepse kjo politikë strategjike antikombëtare deri tani i ka sjellë përfitime të mëdha materiale, financiare dhe karrieriste edhe atij perosnalisht, edhe klanit të tij, edhe vendit të tij, duke bashkëpunuar me vendet fqinje kolonialiste, pavarësisht nga gjendja e mjerueshme dhe e shtypjes koloniale e shqiptarëve si në Kosovë, ashtu edhe në Anamoravë, në Iliridë, në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës dhe në Çamëri.

Këtë politikë të gabuar antikombëtare, Sali Berisha e ka vërtetuar me shembuj konkret: (1) Edhe pse gjaku vërshonte si lumë nga terrori dhe gjenocidi serb mbi shqiptarët në Kosovë (1989-1999), Sali Berisha, Fatos Nano e të tjerë, nuk e panë të arsyeshme, që t’i prenin marrëdhëniet diplomatike, ekonomike dhe tregtare me Serbinë, derisa vetë shtetet e Bashkimit Evropian i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Serbinë e Slobodan Milosheviqit, për shkak të agresionit, të spastrimit etnik dhe të terrorit gjenocid të Serbisë në Kosovë; (2) qeveria e Sali Berishës njohu Republikën e “Maqedonisë” (pa e zgjidhur asnjë problem të mbi 1 milion shqiptarëve në “Maqedoni”); (3) qeveria e Sali Berishës njohu Greqinë dhe normalizoi marrëdhëniet diplomatike, ekonomike e tregtare me të (pa zgjidhur problemin e Çamërisë shqiptare); (4) njohu Malin e Zi, pa njohjen e statusit kombëtar dhe politik të shqiptarëve.

Këto janë disa nga arsyet kryesore pse kryeministri Sali Berisha ka dalë hapur kundër idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke konsideruar se ngritja e kërkesës së ligjshme për bashkim, “është e gabuar” dhe do të shkaktonte “konflikt” në rajon, edhe pse, siç është shprehur në deklaratën e tij të fundit, ai dikur paskësha qenë ithtar dhe mbrojtës i idesë së bashkimit kombëtar shqiptar! Mirëpo, tash e sa vjet e ka ndërruar “bigën”, duke e humbur besimin në vetëvete se, kinëse kërkesa e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë qenka “ e gabueshme” dhe po shkaktojka “konflikt” në Ballkan!?

Sa më sipër, ky pendim dhe “pishman” i Berishës nuk qëndron në faktin se kërkesa shekullore e popullit shqiptar për bashkim kombëtar “është e gabueshme” dhe “krijon konflikt” në rajon, por është e kundërta, vendimet e gabuara politike dhe diplomatike të qeverisë së Shqipërisë, “i japin të drejtë” Sali Berishës që ta ndërrojë mendimin e tij lidhur me bashkimin kombëtar, sepse, ai, tani, nuk ka të drejtë morale, as ligjore, që të kërkojë shkolonizimin, vetëvendosjen dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare ngase me dekretligjet dhe me vendimet e gabuara të qeverisë së tij i ka njohur Malin e Zi, Serbinë, Greqinë dhe “Maqedoninë” si shtete të pavarura dhe sovrane mbi territoret e kolonizuara, të aneksuara dhe të copëtuara të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve.

Në këtë pikëvështrim, gabimi politik, kombëtar, shtetëror dhe ndërkombëtar, është bërë nga ana e Sali Berishës (e askujt tjetër), i cili, pa zgjidhjen paraprake të problemit kolonial shqiptar me vendet kolonialiste fqinje sllave, ia ka mbyllur gojën vetës (por jo edhe popullit, sepse askush nuk e ka atë drejtë diskrecioni që të nënshkruajë akte tradhtie dhe kapitullimi në emër të popullit dhe të shtetit shqiptar) dhe, ia ka lidhur duart vetës, duke ua njohur pavarësinë e shteteve të theksuara sllave mbi tokat indigjene të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve në Ballkan.

Ky është shkaku kryesor pse Sali Berisha është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sepse ai, pa zor dhe pa vetëdije ia ka shkurtuar të drejtën vetes, e ka diskriminuar dhe mohuar vetëvetën në favor të politikës kolonialiste të shteteve fqinje. Kështu që, tani, Sali Berisha deshi nuk deshi, me vetëdëshirën e tij, është bërë avokat vullnetar i të gjithë atyre që e kundërshtojnë idenë dhe kërkesën legjitime të bashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Ky është gabimi antibashkim i Sali Berishës, që mund të shkaktojë konflikt si brenda botës shqiptare, ashtu edhe në relacione rajonale dhe ndërkombëtare.

Pra, duke qenë se Sali Berisha me “fermanin” e tij, ua ka vulosur fatin shqiptarëve dhe të trojeve etnike nën sundimin e egër kolonial të Serbisë, të Mait të Zi, të “Maqedonisë” dhe të Greqisë, ai nuk ka se si të tërhiqet nga “llogoret” e tyre kundër bashkimit të shqiptarëve, sepse duke ua njohur sovranitetin kolonial vendeve të theksuara mbi territoret shqiptare, ai ka marrë përsipër mosndryshimin e kufijve gjeopolitikë në Ballkan, ashtu si u konvenon interesave shekullore të armiqve të shqiptarëve.

<span>Populli, PO bashkimit, kurse politika dhe diplomacia e Sali Berishës, Jo!? – Ky është gabimi, ky është konflikti i heshtur!</span>

Kjo është fatkeqësia që mund të ndjellë kob, fërkime dhe polarizime brenda skenës politike shqiptare. Mirëpo, ne nuk duhet t’iu besojmë gënjeshtrave, mashtrimeve, improvizimeve dhe manipulimeve të politikës antikombëtare dhe antidemokratike “made in” berisha-haxhinasto-dinosha, që botërisht janë deklaruar kundër bashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, përkatësisht kundër zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

Edhe deklarata e fundit kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë Nënë (ku me gjasë nuk do të jetë e fundit, as e para) e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, sheshit na rikujton se Kosova nuk ishte lënë rastësisht nën thikën e terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Ndërhyrja ushtarake e Shqipërisë në marrjen në mbrojtje të mbi 2 milionë shqiptarëve të saj nga gjenocidi dhe nga agresioni i Serbisë terroriste dhe kolonialiste, sipas politikës dhe të diplomacisë zyrtare të qeverisë së Sali Berishës dhe të Fatos Nanos, do të kishte qenë “e gabueshme” dhe “sfiduese” ndaj interesave strategjike dhe gjeopoliotike të shteteve fqinje dhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë ngase sipas filozofisë së tyre perceptuese “largpamëse”, do të zhbalanconte ekuilibrin e interesave dhe të marrëdhënieve të Shqipërisë me Ballkanin, me Evropën dhe me Amerikën.

Gabimi tjetër kardinal i pajustifikueshëm i politikës dhe i diplomacisë së saliberishëve dhe i fatosnanove të Shqipërisë, është se, gjatë dy dekadave të fundit (1990-2010), asnjëherë nuk ka pasur guximin që Serbisë, t’i përgjigjet konkretisht dhe në mënyrë realiste se, Kosova nuk është Serbi, por pjesë legjitime historike dhe integrale e Shqipërisë Etnike.

Në këtë kontekst, gjithashtu, duhet të vihet në dukje fakti se drejtuesit e shtetit të Republikës së Shqipërisë, asnjëherë nuk kanë kërkuar nga BE-ja dhe nga bashkësia ndërkombëtare që Kosovës, t’i njihet pavarësia, sovraniteti dhe vetëvendosja e plotë sipas së drejtës historike dhe të së drejtës ndërkombëtare, por kanë pranuar dhe mbështetur Planin e Marti Ahtisarit, sipas së cilit Kosovës i është njohur pavarësia e kushtëzuar dhe e supervizuar nga BE-ja dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

<span>Sali Berisha kundër së drejtës historike, kundër Kushtetutës dhe kundër së drejtës ndërkombëtare!?</span>

Për popullin nuk është e rëndësishme pse Berisha po “lufton” kundër vetëvetës, paradite e mbështetë, kurse pasdite e kundërshton idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por pse ai me deklaratat e tij të njëpasnjëshme kundër bashkimit kombëtar shqiptar, po mundohet ta frikësojë popullin, edhe nga shtetet fqinje kolonialiste, edhe nga faktori ndërkombëtar, duke e konsideruar të “gabueshme” dhe të “rrezikshme” idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Një politikë e këtillë antibashkim e Sali Berishës, është sa e dëmshme dhe e papranueshme aq edhe komike dhe iracionale, sepse, tanimë, në veçanti, gjatë 10 viteve të fundit, çështja e bashkimit nuk është tabu temë ngase për këtë qëllim janë formuar dhe veprojnë dhjetra subjekte politike shqiptare (parti, lëvizje, fronte dhe shoqata), gjë që e tërë kjo demanton konstatimin e Sali Berishës se, “ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është e gabueshme, krejtësisht jorealiste dhe shpie në konflikt, dhe se kjo nuk ndihmon zgjidhjen e çështjes kombëtare.”(www.radiokosovaelirë.com/03/12/2010).

Jo vetëm Sali Berisha, por të gjithë provokatorët, “ushtarët”, “prokurorët” dhe “oficerët” e togjeve të ndryshme shqipfolëse antibashkim, duhet të jenë të vetëdijshëm, që të mos shpifin, të mos gënjejnë, të mos etiketojnë dhe, të mos i ndërrojnë tezat sikurse serbomëdhenjtë kolonialistë dhe fashistë se, kinëse kërkesa e shqiptarëve për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, paralajmëron “destabilizimin” dhe “përflakjen” e gjithë Ballkanit, për shkak se shqiptarët po kërkojnë krijimin e një “Shqipërie të Madhe”!?

-Kjo është tezë falsifikuese dhe akuzë e paragjykuar, sepse askush nga shqiptarët nuk po kërkon krijimin e kurrfarë “Shqipërie të Madhe”, por ndryshe nga Sali Berisha dhe nga bashkëmendimtarët dhe bashkëmbështetësit e tij të brendshëm dhe të jashtëm, POPULLI SHQIPTAR me të drejtë po kërkon shkolonizimin-daljen imediate nga sundimi i egër dhe ilegal kolonialist shekullor i sllavëve të Ballkanit (1912-2010).

Kjo kërkesë e drejtë e POPULLIT SHQIPTAR është në përputhje si me të drejtën historike të tij mbi Shqipërinë Etnike, ashtu edhe me rregullat, me normat dhe me standardet e së sdrejtës së sotme ndërkombëtare, sipas së cilave kolonializmi është vepër penale ndërkombëtare dhe anticivilizuese, prandaj, edhe është e dënueshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe, sipas rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar.

Prandaj, pavarësisht se çafrë mendon, shpif, intrigon dhe gënjen kryeministri Sali Berisha kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e vërteta historike, e drejta kushtetuese dhe juridike ndërkombëtare flet ndryshe, në favor të përligjjes dhe të mbështetjes së kërkesës së POPULLIT SHQIPTAR për bashkimin e tij dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike.

Së pari (1), E drejta natyrale dhe historike e shqiptarëve mbi territoret e Shqipërisë Etnike, ku më se gjysma e tyre, qe më se një shekull, e, edhe sot, në erën e integrimeve evropiane, ende ndodhën nën sundimin kolonial të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të “Maqedonisë”. Së dyti(2), Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ku në Preambulën e saj, ndër të tjera, thuhet: “Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar.” Gjithashtu, deklaratën antibashkim të Sali Berishës, e demanton edhe Neni 8, paragrafi 1, pika 1, ku thuhet:” Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 2002, f. 5 dhe 7). Së treti (3) Karta e Atlantikut (14.08.1941), e nënshkruar nga kryeministri britanik Winston Churchill dhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Delano Roosevelt, sipas pikës 3 të së cilës, vendet anëtare të Koalicionit Antifashist, respektojnë të drejtën e vetëvendosjes së të gjithë popujve për të zgjedhur formën e qeverisjes sipas së cilës duan të jetojnë ata. Shtetet anëtare të Koalicionit Antifashist dëshirojnë që të drejtat sovrane dhe e drejta e vetëvendosjes, t’u rikthehen atyre popujve që u janë grabitur me forcë…”. Së katërti (4) Karta e Kombeve të Bashkuara (Kaptina I, Objektivat dhe Parimet). Ndër objektivat dhe parimet e përcaktuara të OKB-së, është përfshirë, edhe vetëvendosja, ku në lidhje me këtë, thuhet se, qëllimet e Kombeve të Bashkuara janë:” Të zhvillojnë marrëdhënie miqësore ndërmjet shteteve, duke u bazuar në respektimin e të drejtave të barabarta dhe të së drejtës së vetëvendosjes se popujve, si të marrë masa të tjera, të duhura për konsolidimin e paqes universlale.” (Neni 1, paragrafi 2).Gjithashtu në Kaptinën IX (Bashkëpunimi ekonomik shoqëror ndërkombëtar) të Kartës së OKB-së, thuhet :” Me konceptin për krijimin e kushteve të stabilitetit dhe të mirëqenies, që janë të domosdoshme për marrëdhëniet paqësore dhe miqësore ndërmjet vendeve, të bazuara në respektimin e parimit të drejtave të barabarta dhe të vetëvendojes së popujve…”(Neni 55, Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Nju_jork, 2006, f. 5 dhe 37). Së pseti (5) Rezoluta 1514(XV), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 15 dhjetor 1960, sipas të cilës të gjitha kombeve dhe, të gjithë popujve dhe vendeve të kolonizuara dhe të shtypurau njihet e drejta e vetëvendosjes. Së gjashti(6) Rezoluta 2105 (XX), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 20 dhjetor 1965, është rikonfirmim i Rezolutës 1514(XV) të 15 dhjetorit 1960, sipas së cilës ngarkon Komitetin Special për të drejta të njeriut të Kombeve të Bashkuara, që të ndërmarrë hapa konkret peer ‘territore të vegjël’(pjesa 8). T’i thërrasë të të gjitha shtetet që të sigurojnë ndihmë materiale dhe morale për lëvizjet çlirimtare kombëtare në territeret e kolonizuara (pjesa 10). Të kërkojë nga fuqitë kolonialiste që t’i heqin bazat e tyre ushtarake, të instaluara në territoret e kolonizaura dhe të ërmbahen nga themelimi i bazave të reja.” (pjesa 12). Së shtati (7) Rezoluta 2160 (XXI), e miratuara nga Asambleja e Përgjithshme eOKB-së, më 20 nëntotr 1966, e cila përfill mbështetjen e popujve të shtypur dhe të kolonizuar, të cilëve u është hequr e drejta e vetëvendosjes. Së teti (8) Rezoluta 2649(XXV), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 30 nëntor 1970. Sipas kësaj Rezolute theksohet rëndësia e realizimit universal të së drejtës së vetëvendosjes, si dhe e dënimit të mohimit të saj, posaçërisht popujve dhe vendeve të Afrikës së Jugut dhe të Palestinës. Së nënti (9) Rezoluta 2200(XXI), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 16 dhjetor 1966, e cila aprovoi dhe nënshkroi Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, e cila hyri në fuqi më 23 mars 1976. Në Nenin 1, paragrafi 1 të kësaj Konvente, thuhet:” Të gjithë popujt gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes dhe, në përputhje me këtë të drejtë ata lirisht përcaktojnë statusin e tyre të zhvilimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor.”Gjithashtu, në Pikën 3 të këtij Neni, thuhet:” Shtetet palë të kësaj Konvente, duke përfshirë edhe ato, të cilat mbajnë përgjergjësi për administrimin e territoreve joqeverisëse dhe të territoreve nën kujdestari, duhet të çojnë përpara realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, dhe të respektojnë këtë të drejtë, në përputhje me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.” Së dhjeti(10) Akti Final i Helsinkit i KSBE-OSBE(1975).Në “KREUN VIII. BAZAT E TË DREJTAVE TË POPUJVE PËR VETËVENDOSJE”, thuhet :”Në bazë të parimit të barazisë së popujve e të drejtës së tyre për vetëvendosje, të gjithë popujt kanë gjithnjë të drejtën të vetëvendosin në liri të plotë, kur të duan dhe si të duan, statusin e tyre politik të brendshëm e të jashtëm, pa ndërhyrë nga jashtë, dhe të vazhdojnë sipas dëshirës së vet zhvillimin e tyre politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor.”(Shih: Të Drejtat e Njeriut në të Drejtën Ndërkombëtare, “Albinform”, Tiranë, 1994, f.156).

Të gjitha këto akte dhe dokumente të së drejtës ndërkombëtare prerazi e përgënjeshtrojnë konstatimin e gabuar, amoral, antikombëtar, antihuman, antiligjor, antidemokratik, anticivilues dhe antievropian të kryeministrit Sali Berisha (se “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është ide e gabueshme dhe nxit konflikt.” www.radiokosovaelire.com/03.12.2010) dhe të bashkëmendimtarit dhe të bashkëmbështetësit të tij, kryeministrit grek, Kostas Simitis, i cili ka deklaruar se: “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të destabilizonte Ballkanin dhe do të provokonte një luftë të gjerë në rajon.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button