Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Disa shqiptarë, marrin stafetën e armiqve të Shqipërisë. | My CMS

Disa shqiptarë, marrin stafetën e armiqve të Shqipërisë.

  • Përpjekjet për goditjen e figurës së Skëndërbeut nuk janë të rastësishme (1)

Që kur Shqipëria u çlirua prej komunizmit (u bënë plot 18 vjet!) e që kur Kosova u bë e pavarur (megjithë refuzimin e Serbisë, Rusisë dhe mosnjohjes të ndonjë shteti tjetër i pashtruar) nepsi (tërpia) për tokat shqiptare po shton oreksin e Greqisë për jugun e Shqipërisë dhe të Serbisë për një ndarje etnike të Kosovës. Për serbët, si dhe për grekët, të gjitha mjetet janë të pranueshme për të manipuluar mendjet, me qellim që e tërë bota të besojë në vërtetësinë e pretendimeve të tyre. Nëpërmjet besimit fetar, grekët duan të përforcojnë praninë e Kishës ortodokse në Shqipëri (veçanërisht në jug) dhe me kalimin e kohës, të depërtojnë pabesisht, për të arritur si përfundim pushtimin paqësor të jugut shqiptar (çfarë utopie!). Serbët (të mbështetur në zellin e fesë ortodokse) dëshirojnë të bindin botën mbarë, dhe veçanërisht Bashkimin Evropian, se Kosova qenka djepi i Serbisë.

  • Manipulime e vullgaritete të historike

Kjo goditje kundër Skënderbeut, figurës madhore kombëtare shqiptare, nuk është e paqëllimte, ajo dëshmon se demonët e vjetër trazojnë edhe në ditët e sotme, disa shpirtra hakmarrës dhe një dogmatizëm fetar që është ende gjallë. Për të sqaruar më mirë këtë çështje, po bëj një shqyrtim shumë të përmbledhur (ndonëse do të duhej të shkruhej një libër i tërë) të këtij debati steril dhe shumë të rrezikshëm, të krijuar nga dy vende fqinjë të Shqipërisë, mëmëdheut të të gjithë shqiptarëve kudo në botë. Fatkeqësisht, këto lloj pohimesh, të dëmshme dhe të pavërteta, ideologjish dhe analizash boshe si dhe veprime keqdashëse, që kryhen nga armiqtë e huaj, janë përqafuar dhe po përsëriten përsosmërish, pa asnjë pjekuri e ndershmëri nga disa shqiptarë : gazetarë të medieve të ndryshme, shkrimtarë të doktrinuar, analistë e komentues të tjerë. Është vërtet për të ardhur keq, që e të shqiptarizmës. Përveç tentativave të tyre manipuluese e të gënjeshtërta, grekët ashtu si dhe serbët (një aleancë fetare, një bashkim i shenjtëruar apo luftë e shenjtë?) kanë hapur këto kohët e fundit një shteg të ri për pretendimet e tyre: të sulmojnë historinë e Shqipërisë dhe tërësinë e saj tokësore, po kështu dhe figurat e mëdha të shqiptarizmës e në mënyrë të veçantë atë të Skënderbeut. Të gjitha këto sulme, këto manipulime e vullgaritete historike janë jo vetëm të palogjikshme dhe të pabazuara, por njëkohësisht të ulta e shpifëse. Ato nuk mbështeten mbi asnjë themel, asnjë argument vërtetues dhe provë historike. Qëllimi i tyre është i qartë. Serbët gjithmonë kanë pretenduar se kosovarët (territori i të cilëve s’është gjë tjetër veçse ai i Dardanisë së lashtë, emër që shpjegohet bukur nga shqipja si “vendi i dardhave”) nuk qenkan “autoktonë” por një popullsi e ardhur nga Shqipëria, Turqia apo gjetiu! Ndërkohë që historia e shkruar dhe e mirënjohur pohon se sllavët e jugut janë shfaqur në Ballkan veçse andej nga fundi i shk. VI-të apo të VII-të erës sonë dhe ata pushtuan hapësirën tokësore (nga dy anët e Danubit deri në Greqi, e nga Adriatiku deri në Detin e Zi) që u përkisnin Ilirëve (Panonëve, Istrianëve, Venetëve, Liburnëve, Dalmatëve, Dardanëve, Tribalëve etj) dhe Trakëve (Dakëve, Gjetëve, Brigëve, Mesianëve, etj) që, në pjesën më të madhe i asimiluan duke marrë një pjesë të kulturës e traditave të tyre (fjalë, kostume popullore, rapsodi, etj). Të gjitha tribut e para sllave (serbe, sllovene, kroate) dhe bullgare u krishtëruan vetëm në shek. IX të erës sonë pas Krishtit, nga dy prifterinj sllavofonë: Çirili dhe Metodi.

  • Sulltani otoman Murati I u vra pikërisht nga një shqiptar!

Që nga kjo kohë ata filluan të ndërtojnë disa kisha nëpër Ballkan dhe veçanërisht në zonën shumë të bukur të liqeneve të Ohrit e të Prespës. Deri në ditët e sotme, fanatizmi dhe nacionalizmi i kishës ortodokse nuk kanë rreshtur. Madje, në mënyrë të çuditshme, serbët transformuan një dështim (Fusha e Mëllënjave – Kosovës – 1389) në një fitore, në një simbol kombëtar, dhe bëjnë të besohet se kjo qe një luftë vetëm midis serbëve dhe otomanëve, ndërkohë që ishte një luftë shumë-etnike kundër trupave turke e zhvilluar nga hungarezët, shqiptarët, serbët, bullgarët, etj.! Pa harruar se në këtë beteje u vra sulltani otoman Murati i I-rë, pikërisht nga një shqiptar! Ja pra si qëndron Historia, ajo e vërteta!Për sa u përket grekëve, këta pretendojnë, pa të drejtë, jugun e Shqipërisë d.m.th. Veriun e Epirit të lashtë. Për ç’arsye? 1) Pikësëpari, ata pretendojnë se Epiri ishte një provincë greke. Dhe shkojnë deri aty sa pohojnë se etnia greke vjen nga veriu i Greqisë, d.m.th. Epiri, ndërkohë që kjo zonë s’ka qenë kurrë pjese e Greqisë. Qenë romakët, që pas pushtimit të mirëfilltë të Greqisë, sajuan një “Greqi të re” duke përfshirë aty Maqedoninë, Thrakinë dhe Epirin.

Straboni, (fillimi i erës së krishterë: vitit 58 para Krishtit – 21 apo 25 pas Krishtit), pohonte se në kohën e tij Epiri ndodhej jashtë Greqisë. Të gjithë autorët e lashtë (shek. VI dhe V para Krishtit), pa përjashtim, e trajtonin Thesprotine (emri i lashtë i Epirit) si një vend të populluar nga “barbarët” që do të thotë “ata që s’flasin greqisht”. Zanafilla e kësaj legjende, qe një gabim i Aristotelit (cituar në librin tim të fundit “Mikenët = Pellazgët” – përkthyer në shqip në vitin 2008 nga shtëpia botuese Plejad). Duhet të shtoj se tekstet e para të shkruara në greqisht (të Homerit dhe Hesiodit) nuk kanë përmendur as helenët, as dorët dhe as jonët. Në raste të rralla kur këta emra janë përmendur, bëhet fjalë për ndërfutje (shtojsa) të mëvonshme të bëra nga disa logografe (shkrues) helenofilë: kjo vërtetohet prej “kritikëve të Aleksandrisë”.

Nga Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button