Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Emigrantët në gjendje mjerimi-Shqipëria në krizë të madhe financiare | My CMS

Emigrantët në gjendje mjerimi-Shqipëria në krizë të madhe financiare

– Shqipëria është në krizë të madhe financiare
– Emigrantët shënojnë emrat në dyqanet greke
– Një pjesë e madhe e emigrantëve është pa punë
– Mijra emigrantë kanë lënë tre-katër qira pa paguar

Ditë të vështira pritet të vijnë për emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Athinë,jo vetëm për shkak të krizës që ka “pushtuar “Greqinë,por edhe për shkak se pritet të shkurtohen nga puna shumë punonjës të bashkisë që punonin në shërbim të emigrantëve.

Sipas “Kalikratit”,nga 18 drejtori të bashkisë,do të mbeten vetëm dy ose tre.Drejtoria e  Rinisë dhe Sporteve të Athinës do të humbasi 43,3% të punonjësve ,qendrat e mikpritjes të të pastrehëve do të humbasin 67,4%,ndërsa qendra e  regjistrimit dhe shërbimit të të huajve do të humbasi 91,4% të punonjësve ,që do të thotë se emigrantët do të dergjen sërish në radhë njëlloj si para disa viteve.

Një emigrantë që do të duhet të rinovojë dokumentat dhe që punon sezonalisht (një pjesë e madhe punojnë sezonalisht) do të duhet të kalojë gjithë muajin pa punë që të aplikojë për lejën e qëndrimit.

Dikush këtu mund të thotë se ,meqënëse emigranti punon sezonalisht,ditët që nuk punon le të shkojë dhe të aplikojë për rinovimin e dokumetave,mirëpo për fat të keq kjo nuk ndihmon.

Një emigrant psh,mund të ketë pushim,ditën e  javës kur nuk punon bashkia,që do të thotë se duhet të lerë ditën e  punës për të dorëzuar dokumentat,ose të paguajë avokat,i cili në rastin më të mirë kërkon 150 euro për të dorëzuar dokumentat.

150 euro,në gjendjen e  sotme të Greqisë,janë më shumë se katër ditë punë,që do të thotë se një javë emigranti ka punuar për të dorëzuar dokumentat.

Dy javë duhet të punojë për të paguar qiranë,një javë për ujin dhe dritat,ndërsa për tu ushqyer duhet të kërkojë borxh ,sepse muaji vetëm katër javë ka.

Këtu lidhet ngsuhtë edhe deklarata e kryeministrit të Shqipërisë,i cili thotë se vendi ynë nuk u prek nga kriza.
Mesa duket, kryeministri,ose ka harruar se  shumë shqiptarë janë emigrantë,ose luan me qytetarët shqiptarë,pasi kryeministri nuk e di se në çfarë gjendje të dobët ekonomike gjenden emigrantë shqiptarë,kryesisht ata që jetojnë në Greqi.

Nëse kryeministri i kishte të gjithë këta emigrantë në Shqipëri,do të deklaronte se vendi nuk ka krizë ?
Pra,Shqipëria është në krizë,por për fat të mirë të qeverisë shqiptare,krizën që ka prekur emigrantët,po e vuan Greqia,e cila paguan miliona euro për kompesimet sociale të emigrantëve.

Atëherë,automatikisht ,nuk mund të thotë qeveria shqiptare se vendi nuk është në krizë,kur mijra emigrantë po mbijetojnë duke shënuar emrin në listat  e dyqaneve greke.

Në Parlamentin shqiptar, nuk diskutohet se çfarë duhet të bëhet që emigrantët të kthehen në Shqipëri dhe të punosohen,por diskutojnë për këmishat  e tyre të shtrenjta,për librat e  tyre dhe për personazhet që kanë në këta libra,që nuk i lexon askush sepse njerëzit janë në varfëri dhe nuk kanë psikologji për të lexuar.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button