Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Genocidi çam, Idrizi: Grekët i shmangen ballafaqimit me fakte,shteti hesht para greqise | My CMS

Genocidi çam, Idrizi: Grekët i shmangen ballafaqimit me fakte,shteti hesht para greqise

Filloi sot Konferenca e katërt ndërkombëtare, “Çështja e Çamërisë dhe sfidat e së ardhmes”, organizuar nga Instituti i Studimeve per Çamërinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin e Studimeve Abanologjike në Prishtinë.

Tematika e konferences trajton historinë e Çamërisë, çështje të diplomacisë dhe të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave te njeriut, si dhe të kulturës së popullsisë shqiptare çame.Në fjalën e tij, kreu i PDU-së Shpëtim Idrizi, kërkoi sot ballafaqim me studiues grekë për genocidin çam. Ai deklaroi se deri në vitet 1990, Greqia ka manipuluar opinionin në lidhje me genocidin çam“Shteti grek ka arritur të manipulopjë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm për cështjen came. Sepse të ashtuquajturat studime greke janë botuar më shumë se ato tonat dhe më shumë në gjuhën angleze. Historografia jonë qe më shumë e heshtur e imponuar nga politika. Vetëm pas viteve 1990 ndeshemi me një lloj kërkimi shkencor, por dhe këtij kërkimi i ka munguar dimensioni ndërkombëtar”. Sipas Idrizit, studiuesit grekë i shmangen ballafaqimit me faktet dhe bëri thirrje për të punuar për ridimensionimin e cështjes came.“Sot historianët mund të afrojnë qasje që janë me shumë vlera” – ka vazhduar Idrizi. Kreu i PDU-së shtoi se “duhet të vendosen piketa të reja për ta ndëkombtarizuar çështjen çame” dhe se bashkëpunimi me maxhorancën, që ka qeverinë do të ishte mënyra më e mirë për të arritur objektivin e kësaj partie për zgjidhjen e çështjes çame. “Zgjidhjen diplomatike e konsiderojmë fillim për zgjidhjen e çështjes çame“

Në këtë konferencë, autorët e kumtesave do të trajtojnë probleme të një kendveshtrimi ligor per zgjidhjen e çeshtjes çame, si dhe do paraqesin shembuj të zgjidhjeve alternative në vendet e Bashkimit Evropian.

Ata do të sjellin të dhëna dhe fakte nga arkivat e ndryshme të Turqisë, SHBA-së etj, për genocidin e ushtruar nga shteti grek ndaj njerëzve të pafajshëm të minoritetit shqiptar autokton të Çamërisë në Greqi.

Përveç shkencëtareve dhe studjuesve nga Shqipëria, në këtë konferencë marrin pjesë 14 profesorë dhe studjues nga SHBA, Turqia, Britania e Madhe, Kosova dhe nga Greqia. 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button