Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Zgjohuni ! Greket dhe Qeveria mezi po presin te copetojne Shqiperine.Dule: Nxitoni,eshte vone per regjistrimin e popullsise | My CMS

Zgjohuni ! Greket dhe Qeveria mezi po presin te copetojne Shqiperine.Dule: Nxitoni,eshte vone per regjistrimin e popullsise

Dule: Të mos rezultojë ky regjistrim i popullsisë dhe i banesave si zgjedhjet në vendin tonë, që gjithmonë janë të kontestuara  

Në ditën ndërkombëtarë të drejtave të njeriut minoritet në Shqipëri kritikojnë procesin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë që pritet të zhvillohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Me rastin e kësaj dite, në një mbledhje të organizuar nga PBDNJ, duke iu referuar respektimit të të drejtave të minoriteteve, këto komunitete kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me regjistrimin dhe kanë kërkuar përfaqësimin e tyre në të gjithë procesin.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, kryetari i Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tha dje se mentaliteti i shoqërisë sonë, por jo vetëm i saj, ky mentalitet i infiltruar edhe në strukturat drejtuese të shtetit, të qeverisë, por edhe në segmente të shoqërisë civile karakterizohet nga paragjykime, nga steriotipet, nga dallimet. Sipas tij, të flasësh për të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve të vendin tonë konsiderohet si një luks.

“Duhet konstatimi i ekzistencës, i dimensionit dhe përqendrimit gjeografik të minoriteteve. Shpeshherë filozofia e shtetit tonë, pavarësisht se i është larguar formalisht konceptit të zonave minoriteteve, arbitrarisht të përcaktuara në kohën e regjimit komunist nuk ka përqafuar filozofinë e sotme europiane. Kështu është çelësi”, – deklaroi Dule.

Ndaj, nënvizoi ai, minoritet janë këmbëngulës se duam një regjistrim të popullsisë që të zgjidhë problemin kryesor, të hedhë themelin mbi të cilën do të ngrihet një filozofi dhe do të zbatohet një politikë e re për respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit.

Lideri i PBDNJ-së thekson se një proces i tillë që të jetë funksional, që të zgjidhë probleme dhe jo të krijojë probleme të tjera duhet të jetë një proces transparent, duhet të jetë një proces i mirorganizuar, duhet të jetë një proces, i cili do të përfshijë pjesëtarët e minoriteteve përmes përfaqësuesve të tyre në këtë proces, që në hapin e parë dhe deri në kurorëzimin e tij.

Vetëm kështu, tha Dule, do të jetë një proces i pakontestueshëm. Vetëm kështu, sipas tij, do të jetë një proces, i cili do të hedhë atë themel të nevojshëm për një filozofi dhe një politikë të re në trajtimin e të drejtave të minoritetit.

Për të, ajo që po ndodh është një mjegullnajë, me përjashtim të faktit se në regjistrimin e popullsisë dhe të banesave në vitin 2011 do të kemi dhe elementët e përkatësisë etnike, të gjuhës anëtare dhe të religjionit në pyetësor, asnjë hap tjetër nuk është hedhur.

“Jemi të vonuar. Duhet të nisë dialogu. Duhet të sqarohen modalitetet. Duhet të deklarohet formulari përfundimtar i regjistrimit të popullsisë. Duhet që të përfshihen pjesëtarë të komuniteteve në grupet e punës që do të marrin përsipër procesin e regjistrimit të popullsisë”, – apeloi Vangjel Dule.

Gjithashtu, ai kërkoi që “të jenë të pranishëm në nivelet më të larta të mundshme të strukturave që merren me regjistrimin, që të mos rezultojë ky regjistrim i popullsisë dhe i banesave si zgjedhjet në vendin tonë, që gjithmonë janë të kontestuara për shkak të demokracisë dhe të barazisë në to”.

Grupet e minoriteteve për çështjen e regjistrimit

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule: Duhet konstatimi i ekzistencës, i dimensionit dhe përqendrimit gjeografik të minoriteteve. Shpeshherë filozofia e shtetit tonë, pavarësisht se i është larguar formalisht konceptit të zonave minoriteteve, arbitrarisht të përcaktuara në kohën e regjimit komunist nuk ka përqafuar filozofinë e sotme europiane. Kështu është çelësi.
Ndaj, ne jemi këmbëngulës se duam një regjistrim të popullsisë, i cili të zgjidhë problemin kryesor, të hedhë themelin mbi të cilën do të ngrihet një filozofi dhe do të zbatohet një politikë e re për respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit.

Kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano: Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve i jep të drejtën minoriteteve, kudo që ato ekzistojnë, minoritet etnike, fetare, gjuhësore, personave që u takojnë këtyre komuniteteve, nuk duhet t’u mohohet e drejta që ne bashkë me anëtarët e tjerë të grupit të gëzojnë kulturën dhe të praktikojnë fenë ose të shfrytëzojnë gjuhën e tyre. Për të gjitha këto masa që duhen marrë për regjistrimin e popullsisë, duhet që të nisë një dialog midis palëve të interesit dhe qeverisë që ky proces të përfundojë me proces.

Kryetari i Unionit Vllah, Thanas Poçi: Ne konsiderojmë si të drejtë thelbësore për vetë ekzistencën tonë, përcaktimin e dimensioneve numerike të të gjithë pakicave në vend. Por, me keqardhje kohët e fundit vërej një qëndrim krejtësisht negativ, deri paranojak nga segmente të caktuara të opinionit publik në vend për regjistrimin e popullsisë mbi bazën e vetëdeklarimit edhe të përkatësisë etnike, linguistike dhe fetare të çdo qytetari shqiptar.

Kryetari i OMONIA-s, dega Korçë, Ligoraq Karamelo: Regjistrimi i popullsisë është një sfidë e rëndësishme, vendimtare dhe ndoshta historike, pasi në varësi të saj do të varet historia e mëtejshme, zhvillimi i një shoqërie demokratike i të gjitha lirive dhe të drejtave që ne gëzojmë dhe duhet të gëzojmë konform rregullave dhe standardeve ndërkombëtare.

Përfaqësues i minoritetit rom, Pëllumb Furtuna: Unë mendoj që si minoritet, së bashku me minoritet e tjera, duhet të dimë se sa jemi, duhet të dimë se ku ndodhemi për të parë realisht, jo të ndodhë si gjithmonë në fushata dhe zgjedhjet që janë bërë. Pra, ne duhet të jemi pjesë ne romët me minoritetet e tjera, të jemi pjesë e fushatës së regjistrimit, që nga formulimi i pyetësorëve deri në terren, duke filluar tek monitorimi, trajnimi i elementëve që të jenë të aftë për ta përballuar këtë proces.

Përfaqësues i komunitetit egjiptian, Arjan Lile: Ky proces duhet bërë kujdes, pasi të gjitha minoritet do të rrezikojnë në këtë regjistrim, nëse nuk do të ketë përfaqësues nga të gjitha komunitetet. Jemi mjaft të rrezikuar, shumë të përjashtuar, tepër të diskriminuar, së bashku duhet të vëmë pikat mbi “i” dhe duhet të dalim me një rezolutë përpara OSBE-ODHIR-it, në mënyrë që ky komunitet të marrë atë që i takon. Ne kërkojmë që të njihemi nga shteti shqiptar si komunitet etnokulturor. 

Info nga administratori i kësaj faqeje.

Unë Ardit Saliaj, parashikoj që në rast se një regjistrim i tillë do të ndiqte rrugën e tij të përcaktuar nga qeveria dhe dikush do ta ankimonte në Gjykatën Kushtetuese, atëherë edhe kjo nismë do të përfundonte si ato nismat e fundit të qeverisë… Sepse ky regjistrim bie në kundërshtim me ligjin e brendshëm dhe në radhë të parë me Kushtetutën e vendit, ka përplasje me nene të veçanta, por edhe me vetë frymën e saj. Kushtetuta e vendit tonë është shumë e përparuar. Ajo i jep një rëndësi të veçantë qytetarit, e cilëson atë si me të drejta të plota dhe nuk e diskriminon për arsye të besimit apo përkatësisë etnike.  

Ky eshte Neni 20 dhe 24 i Kushtetutes te RSH.

  • Neni 20
  1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre.
  2. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore.
  3. Ata kanë të drejtë t’i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre.
  • Neni 24 
  1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë eshtë e garantuar.
  2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.
  3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.

 Ky regjistrim bën të kundërtën, angazhon shtetin shqiptar të ndërmarrë ca standarde bizantin-otomane dhe jo europiane, duke i ndarë qytetarët. Ky regjistrim bie në kundërshtim edhe me ligjin ndërkombëtar, sepse ka një vendim të Strasburgut të vitit 1930, i cili thotë se ekzistenca e një minoriteti nuk është një çështje e së drejtës për të qenë i tillë, por është një çështje e faktit të të qenit i tillë. Pra je minoritar kur je i tillë, dhe jo kur zgjedh të jesh i tillë. Pra vetëdeklarimi në këtë pikëpamje është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Kjo bëhet me presion, është hera e tretë në historinë e shtetit shqiptar që Shqipërisë i kërkohet që të bëhet një regjistrim i popullsisë për të përcaktuar etnicitetin e saj në bazë të një vetëdeklarimi të thjeshtë. Dhe në të gjitha rastet kjo është kërkuar nga qeveria greke, sepse vetëm atyre ju intereson një statistikë e tillë në vendin tonë. Ne nuk na ka ndodhur ndonjë luftë, si Bosnja apo Kroacia. Në regjistrin tonë themeltar ekziston kombësia jonë, nëse ne na i kërkojnë organizatat e tjera ndërkombëtare, mund të bëhet një azhornim i atyre regjistrave. Një ndërmarrje e tillë, e bërë në mënyrë të papërgjegjshme nga qeveria shqiptare, e cila e bën këtë si premtim për palën greke, sigurisht është e destinuar të komprometojë marrëdhëniet tona me Greqinë, ashtu siç ndodhi me marrëveshjen e detit.

Për këtë proces që po ndërrmer qeveria Berisha ka disa ceshtje që mbeten pikëpyetje.

C’farë do te beje shteti Shqiptar per te evituar fenomenin e vetedeklarimeve te rreme ???

Njerezit psh mund te deklarohen Greke, nqs perfitojne para, pensione mujore, viza pashaporta, karta identiteti etj, dhe nqs z. Pollo nuk eshte i afte te bej asgje kunder ketij fenomeni atehere lindin disa pyetje te tjera:

  1. C’farë vlere ka ky lloj rregjistrimi ku secili vetëregjistrohet si të dojë ose ashtu sic mund të perfitojë me shumë të mira materiale ???
  2. A mund të jetë i drejtë dhe i sakte një rregjistrim i tille kur vetëdeklarimi i shumicës se popullsisë më të varfer kushtezohet ?
  3. Kujt i intereson ky rregjistrim i kushtezuar që siç duken punët s’ka për të qënë as regjistrim i sakte por s’ka për të pasqyruar as realitetin ???
  4. Pse është vendosur në krye të kesaj punë një individ me precedente familjare e theksuar proGrek ?

Atëhere ju bëj thirrje të gjithëve që ta shpërndani kete artikull për tu informuar dhe të ftoni të gjithë miqtë tuaj të bëhen anëtare ku të informohen për gjithë këtë padrejtësi që po bëhet dhe për gjithcka.

Me respekt
Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button