Endrra e shumpritur,per pak minuta,realitet…

Nderkohe qe edhe pak minuta na ndajne nga levizja e lire ne cdo zone te shengenit,që praktikisht janë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ndërsa do të mund të lëvizin edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh.Un personalisht kam pak ore qe kam kaluar ne anen tjeter te kufirit grek sigurisht me nje vize shengen dhe jo me hyrjen ne fuqi te liberalizimit te vizave,por qe me beri pershtypje se sa kemi vuajtur ne si popull per kete levizje te lire kur ne cdo cep afer kufirit tone kishte te rinj apo familjare te ardhur me ore te tera me pare dhe qe prisnin qe te kalonte ora 00:00 ku hyn ne fuqi levizja e lire per cdo shtetas Shqiptar.Edhe pse ne keto ore moti ka qene i acarte dhe mjaft agresiv madje duke na sjelle sot edhe renie te bores.Per qytetaret Shqiptare ky i ftohte i temerrshem ku temperaturat po shkojne ne minus as qe nuk u ka bere pershtypje pasi ata thjesht presin qe sekondat dhe minutat te ecin sa me shpejte mbrapa.Te gjithe syte nga akrepat e ores i kishin,ku pjeses me te madhe minuti i dukej si ore dhe kjo vetem e vetem per te levizur i lire duke perjashtuar radhet e shumta neper ambasada dhe ku kjo është një e drejtë e mohuar dhe e paguar me jetë njerëzish të pa fajshëm, si edhe me vlera monetare marramendese.Të gjithë do të dalim si europianë, veçanërisht për ata që kanë familjarët dhe paraardhësit prej vitesh në emigracion, studime, apo për vizita dhe kurime  në spitale.Që në vitet 90 qindra dhe mijëra shqiptarë kanë patur mundësinë të shkojnë në Evropë por tani do mund ta bëjnë të gjithë. Shqiptarët do të dinë të shfrytëzojnë hapësirat dhe në respekt me detyrimet. Ky është një hap i rëndësishëm për vendin tonë dhe meritojmë ta shijojmë bashkarisht.

Per te gjithe ju qe keni marre nje rruge per te shijuar kete levizje te lire sot,
U uroj nje rruge te mbara!

Me respektet
Nga Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button