Kakavija bëhet ambasadë greke

Dy ditë nga hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave vazhdon të ketë mungese informacioni për qytetarët shqiptarë, të cilet kanë tentuar të dalin jashte vendit por qe jane kthyer për mungese të plotesimit të kushteve të kërkuara apo edhe ashpërsimit të kushteve nga policia greke.

Ne piken kufitare te Kakavijes, gjate dy diteve te para, me shume jane kthyer sesa kane kaluar. Vetem gjate paradites se sotme jane refuzuar mbi 110 shtetas shqiptare.

Ne mungese te nje liste zyrtare te kerkesave, policia greke ne kakavije ka kerkuar madje edhe nje deshmi penaliteti te personit prites ne Greqi, edhe ky i legalizuar ne zyrat konsullore.

Kjo gje nuk rezulton te kerkohet ne pikat e tjera kufitare, si per shembull ne Kapshtice, ku lëvizjet kane qene normale. Ndersa Kakavija eshte shnderruar ne nje ambasade te re greke, autoritetet shqiptare po kerkojne shpjegime si dhe percaktimin e nje liste dokumentesh zyrtare dhe unike per te gjitha pikat e kalimit kufitar.

Nderkohe mungesa e informimit nga ana e qytetareve shqiptare vazhdon te perligje shume kthime. Vetem ne daten 16:00, pra nje dite pas hyrjes ne fuqi te vendimit, autoritetet nisen permes medias se shkruar nje fushate informimi. Zyrtaret e policise kufitare tregojne se cfare dokumentesh duhen.

“Kushti numër një është pasaporta biometrike. Nëse udhëtimi do të jetë  ajror duhet që bileta të jetë vajtje-ardhje, në rrugë tokësore qytetari duhet të ketë kushtet finanicare për qëndrimin dhe siguracionin shëndetësor”, thotë shefi i sektorit të policisë kufitare, Genc Merepeza.

Nuk lejohen te kalojne edhe ata shtetas, te cilet ka marre nje mase ndalim hyrjeje ne prej vendeve te zones Shengenit, e disa prej te refuzuarve keto dy dite pervec mungeses se mjeteve te nevojshme financiare kane rezultuar se ishin persona te padeshiruar per pese vjet ne nje nga vendet e BE-së.

Por fakti qe numri me i madh i te kthyerve eshte ne Kakavije, ka bere qe te vihet ne levizje Ministria e Brendshme. 
TCH

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button