Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni | My CMS

Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni

Në një raport të “Wikileaks”, autoritetet serbe në një takim me ambasadoren amerikane në Beograd, Mary Varlik kanë shprehur shqetësime lidhur me të ardhmen e Maqedonisë, për shkak të rritjes graduale të popullsisë shqiptare.
Në korrespodencën e “Wikileaks”, Jovan Ratkoviq, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit Boris Tadiq në takimin e 5 shkurtit të vitit 2010 ka folur mbi pikëpamjet e Serbisë në planin e zhvillimeve në rajon dhe situatës në vendet fqinje.
“Serbia është shumë e shqetësuar për të ardhmen e Maqedonisë se sa të Bosnjës. Nuk është e qartë se si një vend i përbërë nga dy grupe krejtësisht të ndryshme etnike, me gjuhë dhe fe të ndryshme mund të qëndrojnë së bashku, veçanërisht me popullsinë shqiptare etnike, e cila është dhe që për 20 vjet do të jetë e barabartë me popullsinë sllave”, ka theksuar Ratkoviq.
Ai ka informuar ambasadoren amerikane për përpjekjet e presidentit Boris Tadiq për kontestin e emrit midis Athinës dhe Shkupit. “Presidenti Tadiq është duke folur me të dyja palët e Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, me shpresën e zhbllokimit të rrugës së Maqedonisë në NATO dhe BE”, ka nënvizuar këshilltari për politikë të jashtme i presidentit serb Jovan Ratkoviq.
Në këtë korrespodencë të publikuar nga “Wikileaks”, zyrtari i lartë i presidencës serbe ka informuar ambasadoren amerikane edhe mbi raportet e Serbisë me vendet tjera fqinje, duke përfshirë edhe Kosovën.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button