Udhëtimi pa viza, policia: Greqia ashpërsoi kërkesat qëllimisht

Policia shqiptare deklaroi sot se ditët e fundit pala greke ka ashpërsuar qëllimisht kërkesat për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë pa vizë me pasaportë biometrike në vendin fqinj.
Lajmi konfirmohet nga drejtori i policisë kufitare Pëllumb Nako, i cili tha se dje ka pasur disa takime me zyrtarët grekë, pas problemeve të dala në pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë në dy ditët e para të kalimit të shtetasve shqiptarë pa viza, një pjesë e të cilëve janë kthyer mbrapsht.
“Mesa duket ka pasur një ide se në ditët e para të liberalizimit të vizave do të kishte një fluks qyetarësh shqiptarë që do të udhëtonin drejt Greqisë dhe për këtë shkak ditët e fundit ka pasur një ashpërsim të kërkesave që u kërkohen qytetarëve në pikat kufitare”, tha kreu i policisë kufitare shqiptare.
Sipas tij, pas liberalizimit të vizave fluksi ka qenë normal pasi në dy ditët e para numërohen rreth 2 mijë shtetas shqiptarë që kanë udhëtuar pa viza në drejtim të vendeve të zonës shengen.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button