KËSHILLAT E FAN NOLIT

Fan S. Noli ky atdhetar me ndërgjegje të lartë qytetare politike dhe demokrat i shquar, reformator i kishës, gojëtar, udhëheqës politik, kompozitor i cili luftoi për Shqipërinë larg saj zotëronte rreth 12 gjuhë të huaja. Duke bërë të flasin në shqip Shekspiri, Gëte, Hygoi, Ibseni, Servantresi etj. Noli kur ishte i vogël ka patur bindjen në vetveten e tij se do të bëhej njeri i madh. Shokëve të tij ai u mburrej se do të bëhej mbret.

Fan Noli
Kur kam jetuar dhe punuar për disa vite në Selanik u njoha edhe me kushërirën e tij që quhej Maria Kutulidhi. Mëma e saj ishte kushërirë e parë e Nolit. Zonja Maria më ka treguar kujtimet e saja për fshatin Tiqero, për shqiptarët se si u shpërngulën nga Ibrik-Tepe dhe erdhën në Tiqero. Tiqero është një Bashki në Greqi, kufi me Turqinë dhe kjo Bashki banohet me shumicë nga grekë me origjinë shqiptare. Kushërira e Nolit, Maria Kutulidhi më ka folur për historitë e Fan Nolit që i kishte treguar mëma e saj. Një herë kur Fan Noli nuk dëshironte të shkonte në shkollë gjyshja e tij e futi në thes duke e mbajtur në krah dhe e dërgoi në shkollë. Më tregoi për zënkën e Nolit me të atin e tij dhe që nuk folëm më me njëri-tjetrin. Gjatë disa kërkimeve të mia për Fan Nolin në Greqi gjeta edhe këto thënie të t’ia që i ka shkruar kur ka jetuar për disa vite në Gjermani pas largimit me dhunë nga Shqipëria. I zgjodha këto fjalë për botim me rastin e 45 vjetorit të vdekjes së udhëheqësit shpirtëror të shqiptarëve Fan S.Noli i cili emrin e vërtetë e kishte Theofan Mavromati, por ai vendosi për mbiemër, emrin e gjyshit të tij Noli. Kështu u quajt gjithmonë Fan Stilian Noli.

ZGJIDH E MERR

1. A të duhen luftëtarë Dhe arratinë armiku ta marrë A do botës ti vesh zjarrë? Merr nja dhjetë Kosovarë.
2. A do të urtë njerëzit të rrinë Në komandë të kesh ushtrinë Në udut të vesh njerëzinë Merr të gjithë Labërinë.
3. A do trima e sejmenë Kapardisur kudo venë Gjumë pa i zënë mos flenë Për tre Mirditor bëj benë.
4. Do për punë një Korçar I ke bujq dhe ustallarë Me gra bashkë të hapin varre Krahë e kokë s’kanë të sharë.
5. A të duhen gënjeshtarë Matrapaz e kokë tharë Rrërën ta shesin për farë Merr Krutanë i je i larë.
6. Po qefllinj a të duhen Që me zonjat dinë të kruhen Zonja që pjellin çdo vit Elbasani veç i rrit.
7. Me dy këmbë do hajvanë Budallenj me din pa anë Ku ti futesh të venë Dil shëtit gjithë Myzeqenë.
8. A do të ruash florinë Katandinë dhe shtëpinë Me dy qofte mbushur tepsinë Na e merr Gjirokastrinë.
9. Do të kesh e të bësh qejf Sofrën shtruar si për mbret Pastërtore e për yzmet Të tillë gjen veç në Përmet.
10. A do ministra Kolonjarë Se mbahen burra me mend Duan kudo të jenë të parë Në mexhelis e në Kuvend.
11. Hall i madh me Skrapallinë Ka rrezik të hash dhe dru Dy ministra le të rrinë Se na duhen dhe pa tru.
12. O i gjorë mos harro Vlorën Se ky faj lahet me gjak Veç nishanet dhe shiritat Kësaj pune i venë kapak.

Fan Stilian NOLI Berlin 1926. 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button