I vinte turp të tregonte se ishte shqiptare,deklaronte latine

Filloi të bëjë karrierë duke fshehur faktin që është shqiptare dhe la të kuptohej se ishte nga Amerika Latine!
Fillimisht u mësua se ishte minoritare,mirëpo të dhënat e fundit bëjnë fjalë për një vajzë me nënë nga Vlora ,e cila është nga fshati Mekat dhe është vllehe,ndërsa babai i këngëtares “latine” është nga qyteti i bukur i Fierit.
Bëhet fjalë për këngëtaren Eleni Furira,e cila është bërë e njohur në Greqi,për pamjen e saj dhe veçanarisht flokët,të cilat i ka si një latine.

Në shumë emisione që kishte marrë pjesë,askund nuk thoshte që ishte shqiptare.Në një emision të gazetares së njohur Tatiana Stefanidhu kishte thënë se nëna e saj është greke dhe babai i saj i huaj,por nuk thoshte se ishte shqiptar.
“Nëna ime është greke dhe babai im është i huaj.Kam erdhur që 13 vjeç në Greqi dhe më është dashur të punoj shumë”ka thënë këngëtarja “latine”.

Sipas agjencisë greke Madata.gr e gjithë Greqia dinin se rrënjët e “këngëtares” Eleni Furiera ishin nga Amerika Latine,madje edhe pamja e saj ndikonte që të besohej ky fakt.
Në emisionin “Super Star” ,një gazetar tha se dokumentat origjinale të Furirës tregojnë se është Shqiptare.
“Ndërroi emrin e saj që të ishte më tërheqëse dhe filloi karrierën e saj në këngë,duke fshehur nga të gjithë shtetësinë e saj të vërtetë”,thuhet në mediat vendase.
Akoma nuk është mësuar nëse ishte ideja ishte e saj apo e ndonjë manaxheri.Siç bëjnë fjalë edhe mediat greke,fakti që Furiera ka fshehur identitetin e saj ,nuk e nderon aspak.

Mediat greke thonë atë që mund të thoshte çdo njeri,nuk mund të mohojë dikush paraardhësit dhe historinë e familjes së tij,vetëm e vetëm për të bërë sukses në Showbiz,kjo është temë krenarie dhe çdo kush duhet të jetë krenar për vendin ku është rritur.
Video: http://www.youtube.com/watch?v=I8bLeUz-7L4&feature=player_embedded