Kur Janullatos merr nën kontroll nyjen kryesore të tuneleve nëntokësore të Tiranës… ZGJOHUNI !!!

Nyja kryesore e rrjetit të tuneleve nëntokësore, të ndërtuar në kohën e komunizmit dhe që përshkon kryq e tërthor Tiranën, gjendet pikërisht në kryqëzimin ku është hyrja kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes.Kjo nyje është një kryqëzim i shumëfishtë i tuneleve nëntokësore që vijnë nga drejtime të ndryshme, dhe nëpërmjet saj mund të kalosh lehtë në të gjitha linjat e rrjetit të tuneleve. Një tjetër qytet nëntokësor është poshtë qytetit të dukshëm të Tiranës. Këtë gjë banorët e Tiranës e kanë ditur që në kohën e komunizmit, kur ky qytet nëntokësor po ndërtohej nga regjimi i asaj kohe, si një minimetro e vërtetë, që i binte kryq e tërthor Tiranës, me një dendësi të veçantë në qendër dhe përreth saj, ku ishin përqëndruar rezidencat e niveleve të larta të nomenklaturës, si zyrat, ashtu dhe banesat. Pavarësisht se këto tunele nuk përdoren më sot dhe mirëmbajtja e tyre është lënë pas dore, nyja kryesore e rrjetit të tuneleve mbetet një objekt i rëndësisë së veçantë, se nëpërmjet saj mund të qarkullohet lehtësisht nëpërmjet rrjetit të tuneleve drejt ndërtesave ku janë vendosur të gjitha institucionet kryesore të shtetit shqiptar, përfaqësitë diplomatike të huaja, kompani të rëndësishme ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri etj. Sot nyja kryesore e rrjetit të tuneleve nëntokësore të Tiranës, praktikisht është nën kontrollin e kryepeshkopit grek të Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastasios Janullatos. Kjo për faktin se që nga tunelet që gjenden poshtë truallit ku po ndërtohet katedralja ortodokse, në sheshin mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë së PS, duhen vetëm pak metra për të dalë tek nyja kryesore e rrjetit të tuneleve. Nuk është e rastit që Janullatos e kërkoi ndërtimin e katedrales pikërisht në këtë vend. Ai nuk donte të ndërtonte vetëm një kishë të madhe, në qendër të Tiranës, por edhe të shtinte në dorë nyjen kryesore të rrjetit të tuneleve. Në fillim Janullatos u shti sikur donte ta ndërtonte kishën në lulishten përballë selisë së Bankës së Shqipërisë, praktikisht me dalje në Sheshin “Skënderbej”, dhe pastaj kur nuk mundi ta ndërtojë atje, se u bë zhurmë e madhe, u shti sikur u tregua i moderuar dhe hoqi dorë nga ky projekt duke kërkuar që ta ndërtojë atje ku po e ndërton sot, gjë që iu pranua nga Edi Rama. Në fakt Janullatos e dinte që nuk mund ta ndërtonte kishën drejtpërdrejt në Sheshin “Skënderbej” dhe as që donte ta ndërtonte. Ai donte ta ndërtonte pikërisht atje ku iu dha e drejta ta ndërtojë, për të shtënë në dorë nyjen qendrore të rrjetit të tuneleve. Se ç’ kuptim tjetër ka që Janullatos po e ndërton katedralen gjigande në atë ku nuk ka një hapësirë të gjerë ku mund të mblidhen besimtarët në hyrje të kishës. Janullatosi, të cilit nuk i mungojnë paratë që ia jep Greqia, gjë që duket nga kishat e mëdha prej betoni, që mbjell gjithandej në Shqipëri, mund ta kishte ndërtuar kishën edhe në një vend jetër më të përshtatshëm, p.sh. duke blerë truallin e gropës së Ajdin Sejdisë, ku ka më shumë hapësirë për t’ u grumbulluar besimtarët. Por Janullatosit i duhej pikërisht ai vend për shkak të pozicionit strategjik, në lidhje me nyjen kryesore të rrjetit të tuneleve.Si ka mundesi që në tunelet poshte katedrales punojnë vetëm njerëz të ardhur nga Greqia, dhe nuk lejohet të hyjë asnjë punëtor shqiptar… Duke konsideruar që Janullatosi është shtetas i një vendi si Greqia, ku kisha dhe shteti nuk janë të ndarë, dhe për më tepër i një shteti si Greqia që vazhdon të ruajë juridikisht gjendjen e luftës me Shqiperinë, atëherë është me të vërtetë skandaloze që një objekt kaq delikat dhe me një rëndësi kaq strategjike, në çdo rrethanë, të bjerë në dorë të Janullatosit. Duke kërkuar që ta ndërtojë katedralen e tij gjigande praktikisht mbi nyjen kryesore të rrjetit të tuneleve nëntokësore të Tiranës, Janullatos e konfirmoi se ai nuk është thjesht prift, as thjesht kryepeshkop, por edhe shefi i spiunazhit grek në Shqipëri. Se përse i duhet kjo gjë Janullatosit dhe Greqisë do ta tregojë koha. Por një gjë është e sigurt, që ata nuk e duan kot dhe llogarisin që ta përdorin në një mënyrë ose në një tjetër në situatat e ndërlikuara që parashikojnë të krijohen në Shqipëri, sigurisht edhe me kontributin e Greqisë. Në çdo vend serioz kjo që ka ndodhur do të shihej si një çështje që prek sigurinë nacionale, por në Shqipëri nuk ndodh kështu.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button