Dëshmitari: Më ofruan 100 mijë euro që të pohoja “shtëpinë e verdhë”

Radio Televizioni i Kosovës sjell rrëfimin ekskluziv të dëshmitarit të cilit i ishin ofruar shuma të mëdha parash në këmbim të deklaratës për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë”. E dëgjuar vetëm në prokurori, dëshmia e tij sjell detaje të takimeve me Igor Jucinacin, i dyshuar dhe i arrestuar në qershor të 2009-tës, dhe i liruar në shkurt të këtij viti nga një gjyqtar ndërkombëtar.
Një dëshmitar ka thënë për RTK se Igor Juçinac, i ka ofruar shuma të mëdha të parave që të deklarojë rrejshëm ndaj rastit “shtëpia e verdhë”, të cilën ofertë nuk e ka pranuar dhe se e ka paraqitur në polici. Dëshmitari ka thënë se dëshmia e tij kurrë nuk është marrë parasysh nga prokuroria.
Policia e Kosovës kishte arrestuar vitin e kaluar Igor Juçinac dhe dy serbë tjerë, nën dyshimin se kanë kryer vepra kriminale, duke ofruar shuma të mëdha parash, më shumë se 100 mijë euro për të gjithë ata që bëhen dëshmitarë të aferës rreth marrjes dhe trafikimit të organeve njerëzore nga ushtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Por të arrestuarit, janë liruar gjatë vitit 2010 nga një gjykatës ndërkombëtar, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme në akuzën ndaj të dyshuarve.
Dëshmitari i RTK-së deklaroi se në takim Igori i ka thënë se ”kanë të bëjnë me një biznes që do të përfitojnë shumë, dhe e ka pyetur se për çfarë biznesi bëhet fjalë, Igori i është përgjigjur se vinë disa persona nga Beogradi, që të kërkojnë një deklaratë nga ai, dhe duhet të thotë atë që të thonë ata, pamarre parasysh nëse di diçka apo nuk di, dhe i ka përmendur “shtëpinë e verdhë”, të cilën fjalë thotë se e ka dëgjuar për herë të parë nga ai”.
Dëshmitari pohoi se së pari i ka ofruar 30 mijë euro për deklaratën e rrejshme, herën e dytë 70 mijë dhe herën e tretë 100 mijë euro, të cilat para nuk i ka pranuar.
Dëshmitari i RTK-së dhe disa dëshmitarë të tjerë, nga të cilët u munduan të blejnë deklarata të rrejshme, nuk u morën kurrë parasysh nga prokurorët dhe gjykatësit që u morën më lëndën e serbëve të akuzuar për këtë krim.
Burimi:http://www.lajmifundit.com/lajmet/faqja-kryesore/lajmi-i-fundit/15721-deshmitari-me-ofruan-100-mije-euro-qe-te-pohoja-shtepine-e-verdhe

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button