Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
ZGJOHUNI!!! Regjistrimi i popullsisë Dule apel qeverisë: Bashkëpunim me minoritetet | My CMS

ZGJOHUNI!!! Regjistrimi i popullsisë Dule apel qeverisë: Bashkëpunim me minoritetet

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka kërkuar përfshirjen e minoriteteve në regjistrin kombëtar të popullsisë. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e 9-të të PBDNJ-së për Tiranën, Dule tha se regjistrimi duhet të jetë i plotë dhe të shënohen të gjitha elementet si gjuha, përkatësia fetare etj.

“Prandaj shfrytëzojmë edhe këtë rast që kemi sot, për t’ju drejtuar autoriteteve shtetërore sot, se nesër është vonë, nisni bashkëpunimin funksional me përfaqësuesit e minoriteteve të ndryshme, hapini rrugë dialogut, transparencës. Vendi ynë o do të bëjë një regjistrim të popullsisë me të dhënat e përkatësisë etnike, gjuhës amtare dhe besimit fetar sic e ka bërë cdo vend i Europës, ose prej pjestarëve të minoriteteve nuk do të tolerohet asnjë skonto”,- tha Dule.

Sipas kreut të PBDNJ qeveria aktuale ka dështuar në garantimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pjestarëve të minoriteteve, ndërsa akuzojnë kryeministrin Berisha, si përgjegjës për dështimin.
“Vendi kërkon punë, kërkon politika të qarta, kërkon vizion, nuk kërkon demagogji, kërkon demokraci. Ne duam që në Shqipëri të funksionojë shteti i së drejtës, ne duam sundimin e ligjit, ne duam respektimin e të drejtave dhe këto nuk mund të realizohen. Sepse në demokraci ka një radhë të gjërave dhe e para vjen vota dhe kur kjo votë nuk respektohet, kur abuzohet me të, në të gjitha derivatet e tjera, me ekzekutivin, me legjislativin me gjyqësorin do të luhet edhe më keq, ashtu sic po ndodh”,- vijoi Dule.

Duke ndalur tek raporti i KE, Dule theksoi se parlamenti nuk është një organ legjislativ i pavarur por është kthyer në një mjet të qeverisë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button