Itali, shqiptari fiton drejtësi 7 vite pas vdekjes në punë

Një gjykatë në Itali shtatë vjet pas ngjarjes, ka dënuar me burg dhe me gjobë punëdhënësin e një emigranti shqiptar që gjeti vdekjen.
Fjala është për shtetasin Arben Rexha i cili pati pësuar para shtatë viteve një aksident të rëndë në në punën e ndërtimit pasi për mungesë të sigurimit teknik, ra nga një lartësi e madhe.
Punëdhënësi i tij për shkak se e kishte punuar në të zezë në vend që ta çonte në spital e nxori në anë të rrugës dhe lajmëroi se e kishte gjetur të aksidentuar nga automjetet.
Ngulmimi i nënës së viktimës e cila bëri padi në lidhje me ngjarjen, ka vënë në lëvizje gjykatat dhe drejtësinë që më në fund duket se kanë thënë fjalën e tyre.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button