Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
KRIMET E BARBARISË SERBE, DICK MARTY UA QEPË SHQIPTARËVE!!! | My CMS

KRIMET E BARBARISË SERBE, DICK MARTY UA QEPË SHQIPTARËVE!!!

Të ngrejmë zërin e ndërgjegjës dhe të vërtetës në përtrollisjen e gënjeshtrave dhe të shpifjeve raciste antishqiptare të “avokatit” të Serbisë, Dick Marty, dhe “pleshtave” të tij, që drejtazi janë vërsulur kundër Hashim Thaçit, kundër UÇK-së, kundër pavarësisë së Kosovës, si dhe kundër Amerikës dhe NATO-s, për shkak se së bashku me UÇK-në kanë meritat kryesore për shkëputjen e Kosovës nga vargonjtë e përgjakshëm të sundimit tiranik kolonial njëqindvejçar të Serbisë gjenocidale (1912-1999).
Të flaket njëherë e përgjithmonë logjika e kalbur armiqësore: “Për inati të resë, më dekt djali”!

Për hesape të karrigeve dhe të pushtetit të “matematikës politike” dhe të interesit personal, grupor dhe partiak etj., asnjë shqiptar nuk ka arsye pse të jetë indiferent, t’i gëzohet dhe, për më tepër, pse ta përqafojë raportin akuzues dhe shpifës me përmbajtje mafioze dhe raciste të Dik Martit, drejtuar kundër kryeminsitrit Hashim Thaçi, kundër UÇK-së – pavarësisë së Kosovës, kundër Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kundër NATO-s, gjoja se as Amerika e as NATO, nuk është dashur ta mbështesin Hashim Thaçin as UÇK-në për çlirimin, për shpëtimin dhe për pavarësimin e Kosovës, për shkak se Hashim Thaçi dhe UÇK-ja “paskëkanë kryer krime” ndaj viktimave civile serbe në Kosovë. Kjo rrenë e “kriposur” në kuzhinën politiko-propagandistike të Beogradit, duhet të ndëshkohet moralisht dhe ligjërisht nga Tribunali i Hagës, nga Amerika, nga NATO-ja, nga BE-ja dhe nga e gjithë bota e civilizuar dhe demokratike.

Raporti antishqiptar i Dick Martit, është një e pavërtetë e madhe, sepse çetnikët fashistë serbë janë ata që kanë kryerë krime të tilla monstruoze ndaj foshnjave, fëlmijëve, vajzave, grave, djemëve dhe burrave në Kosovë gjatë luftës agresive terroriste dhe gjenocidale të Serbisë, së drejtuar nga kryekrimineli-“mesija” i gjithë serbëve, Slobodan Milosheviq.

Këtë e vërtetojnë varret dhe varrezat masive të viktimave të masakruara dhe të ekzekutuara, jo vetëm në Kosovë, por edhe në brendi të Serbisë, në Klladovë, në Peruçac, në Batajnicë, në Maçkaticë etj.

Asnjë nga masmediat shqiptare nuk duhet ta heshtin rastin skandaloz antishqiptar të Dik Martit!

Vetëm masmediat serbe të Beogradit, të dirigjuara nga UDBA kriminale dhe fashiste e Slobodan Milosheviqit, nuk i publikojnë reagimet përgënjeshtruese të shqiptarëve kundër shpifjeve dhe falsifikateve të raportit të Dick Martit, i cili së bashku me mentorët dhe me urdhërdhënësit e tij serbë të Beogradit, po orvatet që në sy të Evropës dhe të botës ta “vrasë” UÇK-në dhe ta “bombardojë” pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që, nesër, t’i nxjerrë në “bangën e zezë” të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, jo vetëm UÇK-në dhe komandantët e saj, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe NATO-n, që e kanë shpëtuar dhe pavarësuar Kosovën nga sundimi njëqindvjeçar gjenocidal dhe kolonial serb (1912-1999).

Ky është qëllimi i raportit të Dik Martit, që me çdo kusht, ta rikthejë prapa rrotën historike të Kosovës, me qëllim që ta amnistojë dhe ta rehabilitojë Serbinë për të gjitha krimet, masakrat barbarike dhe të gjenocidit të saj në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Mirëpo, pavarësisht nga përpjekjet e tilla antihumane, antiligjore, anticivilizuese dhe antidemokratike të Dik Martit dhe të Karla Del Pontes së bashku me Serbinë, që të hijesojnë dhe mohojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ato nuk mund të realizohen dot, sepse krimet, masakrat dhe gjenocidin e serbëve çetniko-fashistë, të kryer mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën, nuk mund t’ua mveshin UÇK-së, as popullit shqiptar, sepse ato ishin vepra dhe akte barbarike të vetë Serbisë kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të planifikuara, të financuara, të mbështetura dhe të zbatuara drejtëpërdrejtë nga regjimi kriminal dhe gjenocidal i Slobodan Milosheviqit.

Raporti i Dik Martit është i dështuar ngase “lënda e parë” e tij bazohet në aktpaditë, në aktgjykimet, në dosjet shpifëse dhe akuzuese të dëshmitarëve të rremë dhe të kurdisur të gjykatave politike dhe policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe të pasardhësve të tij “demokratë”, siç janë Vojislav Koshtunica, Boris Tadiq, Vuk Jeremiq etj., të cilët, ashtu sikurse politika, propaganda, diplomacia, ligjet dhe kushtetuta e regjimit të Slobodan Milosheviqit e denoncojnë luftën drejtë mbrotjëse çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-s, duke e kualifikuar si “terroriste dhe kontrabandiste”, si dhe nuk njohin kurrfarë pavarësie të Kosovës, por ashtu sikurse Slobodan Milosheviqi me ulranacionalistët dhe me fashistët e tij, Kosovën e quajnë Serbi ”Kosovo je Srbija”!?

Autorë dhe aktorë terroristë të drejtpërdrejtë të krimit të gjenocidit në Kosovë, janë serbët, jo UÇK-ja e as shqiptarët!

Tanimë, nuk mund të konsiderohet i vështirës dhe i ndërlikuar zhvillimi i luftës së drejtë për të hudhur poshtë si të pavlerë raportin e rremë dhe të falsifikuar të Dick Martit kundër UÇK-së dhe Kosovës, sepse, tanimë, tërë Evropa dhe bota janë bindur se krimet, masakrat barbarike dhe gjenocidin në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë e kanë kryer serbët dhe Serbia, jo Hashim Thaçi, as UÇK-ja, as populli shqiptar ngase ishin vetëm viktima të tyre, as më pak, as më shumë. Këtë të vërtetë, tanimë e di Amerika, NATO-ja, BE-ja dhe mbarë bota, përveç Dik Martit mafioz dhe Serbisë gjenocidale, ende të pandëshkuar sipas ligjeve dhe të së drejtës ndërkombëtare. Kjo, është arsyeja, pse Serbia, tani, përmes Karla Del Pontes dhe Dick Martit po bën përpjekje që gjenocidin e saj, t’ua mvesh Hashim Thaçit, UÇK-së dhe popullit shqptar për t’i denigruar para botës si popull primitiv dhe antihuman. Mirëpo, e vërteta flet ndryshe, Serbia dhe serbët janë ata që kanë kryer akte ataviste dhe barbarike, duke i masakruar, ekzekutuar dhe, duke i djegur me qindra e mijëra shqiptarë në Kosovë (1998-1999).

Këtë e dëshmon edhe zhdukja e mbi 1700 personave shqiptarë gjatë luftës në Kosovë (19989-1999), për të cilët Serbia, as që pranon, të bisedohet në këtë temë. Por bën të kundërtën, fajin dhe përgjegjësinë e vet, do t’ua atribuojë UÇK-së dhe komandantëve të saj ( Hashim Thaçit, Azem Sylës, Xhavit Halitit etj.), të cilët kanë luftuar kundër forcave paramilitare, policore dhe ushtarake çetniko-fashiste të Slobodan Milosheviqit, të Vojisllav Sheshelit dhe të Zhelko Razhnjatoviqit-Arkanit etj., e jo kundër popullatës civile serbe, ashtu siç kanë vepruar eskuadronët vrastarë dhe kriminelë të regjimt të Slobodan Milosheviqit kundër shqiptarëve civilë në Kosovë (1989-1999).

Edhe “pleshtat” heshtakë antishqiptarë dhe antiamerikanë, do ta pësojnë të njëjtin dështim, sikurse Dik Marti me raportin e tij, ashtu edhe Karla Del Ponte me librin e saj dezinformues antishqiptar.

Se sa e vështirë është lufta e vlerave kundër antivlerave njerëzore dhe kombëtare, këtë më së miri e ka portretizuar shkrimtari dhe filozofi i njohur gjerman, Bertold Breht, kur shkruan se: “ Peshkaqenëve iu shpëtova, ujqit i vrava, tani po më grijnë pleshtat!” Vërtet, “pleshtat” të grijnë, por në Kosovë, nuk kanë jetë të gjatë, sepse Amerika ka një ilaç shumë efikas për deratizimin e tyre.

Nuk është çudi pse politika dhe propaganda serbomadhe dhe argatët e saj të brendshëm dhe të huaj siç janë zviceranët Karla Del Ponte dhe Dick Marty, pa kurrfarë baze, po e akuzojnë kryeministrin Hashim Thaçi, bashkëluftëtarët e tij dhe UÇK-në, që janë faktorët vendimtarë të cilët e kanë çliruar dhe pavarësuar Kosovën shqiptare, por habit fakti se si disa karagjozë të masmedia shqiptare po mbështesin Dick Martyn, duke mos i publikuar reagimet e akademikëve shqiptarë kundër rrenave dhe shpifjeve ordinere të raportit të tij akuzues dhe mafioz kundër Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Azem Sylës etj., të cilin e ka miratuar Komiteti për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Paris, më 16 dhjetor 2010.

Pavarësisht se kush janë karagjozë me “myhyr të dovletit”, të gjitha ato masmedia shqiptare që nuk i publikojnë shkrimet reaguese kundër shpifjeve dhe etiketave fabrikuese antishqiptare të Dick Martyt, të drejtuara në adresë të gabuar të kryeministrit aktual Hashim Thaçi, përkatësisht të UÇK-së dhe të mbarë kombit shqiptar, me ose pa vetëdije, janë në anën e Dick Martyt, janë kundër vlerave të shenjta të UÇK-së, janë kundër pavarësisë së Kosovës, si dhe kundër Amerikës, e cila ka investuar më së shumti për çlirimin, shpëtimin dhe pavarësimin e saj.

Çfarë turpi, çfarë absurdi dhe, çfarë paradoksi, edhe iu shkruan hangari për t’ua mbushur shtyllat e gazetave dhe të masmediave të ndryshme, edhe “nazeli” karagjozët e tyre analfabetë dhe injornatë, nuk i publikojnë shkrimet që janë me interes të përgjithshëm kombëtar dhe atdhetar shqiptar, të shkruara nga specialistët e fushave të ndryshme të shkencës, të kulturës dhe të artit.

Ajo që të vret dhe të ofendon më së shumti, është kur karagjozët dhe injorantët e disa masmediave të verdha shqiptare, deklarojnë se paçavuret e tyre antietike, antiprofesionale, antikombëtare dhe antidemeokratike, kinëse “ janë të pavarura”, “janë demokratike”, “janë profesioniste” dhe “janë patriotike”! Mirëpo, qe 20 vjet, në praktikë e kanë treguar të kundërtën, fare nuk janë të pavarura, më së paku janë etike, fare profesioniste dhe kombëtare, sepse ndjekin vetëm interesin e tyre të ngushtë material personal, asgjë më shumë.

Nuk dijnë injorantët se, aty ku shfrytëzohet djersa dhe puna e të tjerëve, nuk mund të flitet për mëvetësi, për etikë, për drejtësi, për demokraci dhe për patriotizëm, por për “ligjin e xhunglës”, të cilin e bëjnë ata me padronët e tyre për të “mbijetuar” vetë në kurriz të të tjerëve, që rrogëtojnë hangari në dobi të paçavureve të tyre, e jo në dobi personale. Përkundrazi!

Mirëpo, duke qenë se, si thonë pleqtë tanë të urtë “vakti e han kashtën” ( sepse, sot, po shihet nga aeroplani, që nuk është koha e vlerave etike, profesionale, kombëtare dhe universale, por e antivlerave), për hir të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të gjithë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, qe 20 vjet autori, pa asnjë lek dhe pa asnjë cent shpërblimi, ka qenë i shtrënguar, t’u “përshpirtet” karagjozëve injornatë të disa paçavureve masmediale të “pavarura” dhe “demokratike” shqiptare, që të publikojë shkrimet e tij, jo për interesin e tij vetjak, jo për familjen e tij, por vetëm e vetëm për të mirën e përgjithshme të mbarë Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Mospublikimi i shkrimeve të akademikëve shqiptarë në mbrojtjen e Hashim Thaçit, të Ramush Haradinajt…etj. dhe të vlerave çlirimtare kombëtare të UÇK-së, si dhe të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, është diskriminim dhe sabotim, jo vetëm ndaj tyre, por para së gjithash ndaj së VËRTETËS së mbarë kombit dhe Atdheut shqiptar.

Të mjerë janë ata që i abuzojnë dhe i nëpërkëmbin vlerat e kombit dhe të atdheut shqiptar, për “hesape” të tuxharllëkut të tyre të “kohës së kashtës” për të jetuar vetë, në kurriz të tjerëve, që punojnë ditë e natë dhe nuk kursjenë asgjë për të mirën e interesit të përgjithshëm të popullit dhe të Shqipërisë Etnike.

Sidoqoftë, çdo e keqe e ka edhe fundin e vet, pas çdo dimri dhe acari, vjen pranvera, por ai që mohon vetëvetën, duke e mbështeteur të keqen dhe të pavërtetën, nuk e meriton të jetë i lirë dhe i pavarur nga sunduesit e tij, kushdo qofshin ata, të brendshëm apo të huaj. 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button