Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
“MË AFËR” BEOGRADI SE TIRANA! | My CMS

“MË AFËR” BEOGRADI SE TIRANA!

Kur ne e mohojmë vetëvetën, pse dikë martët, të mos na bijnë në qafë?!
Duke qenë se që 100 vjet jemi mësuar të punojmë për interesa të huaja, nuk është fare çudi pse Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edomond Haxhinasto botërisht janë deklaruar kundër ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale. Ndryshe, Ilir Meta nuk do ta anashkalonte dhe injoronte Konferencën mbarëkombëtare shqiptare të Tiranës (30 teteor 20010) dhe, një muaj më pas, të vinte në Beograd për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Demokratike (DS) të Boris Tadiqit, kryetar aktual i Serbisë.

“Zëvendës-kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta ishte për vizitë, në Beograd. Pas takimeve të realizuara me autoritet më të larta serbe, ai është ftuar si mysafir special për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Demokratike të kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, ku edhe ka mbajtur një referat duke lavdëruar politikanët e Serbisë, e në veçanti duke i thurë lavdi, kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq. Fjalimi i Metës në Kongresin e partisë së antishqiptarit Tadiq, ishte një fjalim patetik, me tone servile dhe tejet i neveritshëm, i duartrokitur frenetikisht nga serbët . Qëndrimi i tij në Beograd, si mysafir i Tadiqit, akordon me kohën kur në Serbi ka filluar një fushatë fashiste kundër Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar, po sigurisht jo edhe kundër këtij miku të Tadiqit.”

Shih çfarë nonsensi i politikës së jashtme të Tiranës zyrtare, nënkryetari i qeverisë së Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar Beogradin, m’u në kohën, kur Dick Marty lansoi Raportin e tij kundër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit se kinëse “është involvuar në krimin e trafikimit të qenieve njerëzore”?

Edhe ky potez i politikës së jashtme të Shqipërisë, vë në dukje faktin se garniturat udhëheqëse të saj, së bashku me Ilir Metën, Sali Berishën, Edmond Haxhinasto etj., nuk është kurrfarë befasie, sepse kjo nuk është hera e parë e as hera e fundit, që zyrtarët më të lartë të kreut të shtetit shqiptar, në dy dekadat e fundit (1990-2010), kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe të pashkëputshme ekonomike, tregtare, politike dhe diplomatike me Beogradin, me Podgoricën, me Shkupin dhe me Athinën sesa me Prishtinën, me Preshevën, me Ulqinin dhe me Tetovën.

Këtë politikë dhe praktikë fatkeqe të krerëve drejtues të Shqipërisë, e ka dëshmuar edhe fakti se, edhe gjatë kohës së luftës (1989-1999), kur Kosova ishte e izoluar nga bota nën shtetrrethimin gjenocidal dhe kolonial të Serbisë, Tirana zyrtare nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet ndërshtetërore me Beogradin, edhe pse shqiptarët në Kosovë bënin luftë për jetë a vdekje.

Gjithashtu, këtë kurs të politikës antikombëtare të qeverive të Tiranës, e vërtetoi, edhe mosndërhyrja ushtarake e Shqipërisë për ta parandaluar terrorin dhe gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën. Këtë tradhëti sui generis ndaj Kosovës së Shqipërisë Etnike, historia do ta shënojë në faqet e zeza të saj. Kjo nuk do të harrohet kurrë, as nga mbamendja e popullit shqiptar e as nga miqtë e tij.

Pse ilir metat e vizitojnë dhe, kanë miqësi të ngushtë me Beogradin, me Podgoricën, me Shkupin dhe me Athinën, nuk është e çudtishme dhe e papritur, sepse kanë një strategji të njësuar kundër ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Po të ishte ndryshe, ilir metat, së pari, do të interesoheshin se si ta zgjidhnin çështjen koloniale shqiptare në Ballkan, e t’i riintegronin shqiptarët në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar brenda kufijve territorialë natyrorë historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike.

Ilir Meta dhe “akranqat” e tij, sikur të ishin aq humanë dhe demokratë e paqësorë, sikurse që janë ndaj Beogradit, Podgoricës, Shkupit dhe Athinës, nuk do të shkelnin Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke i mohuar të drejtën historike dhe ligjore popullit shqiptar, që të bashkohet në kuadrin e Shqipërisë Etnike Natyrale.

Po të kishte qenë Ilir Meta aq patriot i madh, aq vizionar dhe, aq mbrojtës konsekuent i interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar, ai, së pari, do të kishte marrë pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare Shqiptare për Ribashkimin e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, bërë në Tiranë, më 30 tetor 2010.

Kjo do të kishte qenë shumë më njerëzore, shumë e ndershme, shumë më kombëtare dhe shumë më demeokratike, sesa pjesëmarja dhe referimi i tij në Kongresin e Partisë Demokratike (DS) të Boris Tadiqit në Beograd.

Mirëpo, çfarë të bëjmë, kur “ilirët” më shumë e duan Boris Tadiqin sesa Koço Danajn, më shumë Serbinë gjenocidale sesa Shqipërinë Etnike Natyrale! Ndryshe, do ta vizitonin dhe, do të mirrnin pjesë me referatet dhe me trajtesat e tyre në Konferencën Mbarëkombëtare Shqiptare të Tiranës(30.10.2010), duke i hapur rrugë zyrtarisht dhe botërisht zgjidhjes kombëtare shqiptare-pavarësimit dhe ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Sipas Ilir Metës nuk ekziston “çështja kombëtare shqiptare” në Ballkan!? O tempora o mores!

Ilir Meta( nënkryeministër aktual i Republikës së Shqipërisë) ka deklaruar se: “Zgjidhja e problemit të të gjitha bashkësive shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi, nuk qëndron në bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët, sepse kjo nuk ka kurrfarë gjasësh ngaqë sërish shkakton mllefin e së kaluarës.”( www.vjesnik.com, 5.04.2001).

Kështu pat pohuar ish-kryeministri shqiptar Ilir Meta në Konferencën ndërkombëtare të vendeve ballkanike me temë “Strategjia e qeverisjes në fillim të shekullit XXI”, bërë në Athinë të Greqisë, më 4 prill 2001.

Kështu, në frymën antibashkim të Ilir Metës, kanë deklaruar edhe kryediplomati i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i cili në takimin e tij zyrtar me ministrin e qeverisë së Malit të Zi, Ferhat Dinosha, bërë në Tiranë, më 13 nëntor 2010, ndër të tjera, deklaroi se “ Lista për SHQIPËRINË NATYRALE ËSHTË E PAVLERË, E DËMSHME, E PAREALIZUESHME DHE, PARA SË GJITHASH, E DREJTUAR KUNDËR SHQIPTARËVE ETNIKË NË RAJON.”!!!

Kështu, siç bën të ditur Radio Kosova e Lirë, duke u bazuar në burimin e gazetës zvicerane “Tages-Anzeiger”, Sali Berisha ka pohuar se “ bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ishte një gabim, edhe pse ai edhe vetë dikur ka menduar për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm, por tani konsideron se një ide e tillë është e gabuar. Kush mendon se me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë do të zgjidhej çështja shqiptare në Ballkan, ai gabohet, ose ka qëllim të nisë konfliktin.”( www.radiokosovaelire.com/03.12.2010).

Ja, këta janë shembuj karakteristikë dhe konkret, që flasin se, ne, askush nuk mund të na ndihmoj për t’u ribashkuar si komb dhe si shtet, kur ne haptazi e luftojmë dhe e mohojmë vetëvetën, para gjithë botës, dhe para të gjithë armiqve kolonialistë dhe imperilaistë sllavë të Ballkanit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button